Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Disambig.svg Në këtë artikull flitet për filmin bazuar në romanin e J. K. Rowling. Për romanin vetë shiko Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (libri).

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë është një film i zhanrit fantazi i vitit 2011 me regji të David Yates dhe shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Është i dyti prej dy pjesëve kinematografike që bazohen në romanin me të njëjtin titull nga J. K. Rowling.

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë

Viti 2011
Regjia David Yates
Prodhimi David Heyman
David Barron
J. K. Rowling
Skenari Steve Kloves
Bazuar në Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes nga J. K. Rowling
Në rolet kryesore Daniel Radcliffe
Rupert Grint
Emma Watson
Helena Bonham Carter
Maggie Smith
Robbie Coltrane
Warwick Davis
Ralph Fiennes
Micheal Gambon
John Hurt
Jason Isaacs
Alan Rickman
David Thewlis
Julie Walters
Gary Oldman
Muzika Alexandre Desplat
Kinematografia Eduardo Serra
Montazhi Mark Day
Studioja kinematografike Heyday Films
Warner Bros. Pictures
Shpërndarë nga Warner Bros. Pictures
Data e daljes në kinema 7 korrik 2011 (Trafalgar Square)
15 korrik 2011 (MB dhe SHBA)
Kohëzgjatja 130 minuta
Shteti Mbretëri e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara
Gjuha Anglisht
Vlerësimi 8.1/10 (IMDb)
8.3/10 (Rotten Tomatoes)
87/100 (Metacritic)
A (Cinemascore)
Buxheti 250 milionë dollarë (bashkë me Pjesën e Parë)
Fitimet 1.342 miliardë dollarë
Paraprihet nga Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë
Pasohet nga -

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë, i cili është i teti dhe i fundit prej serisë së filmave të Harry Potter, ka si skenarist Steve Kloves dhe si prodhues David Heyman, David Barron dhe J. K. Rowling. Tregimi vazhdon të tregojë kërkimin nga Harri Poter për të gjetur dhe shkatërruar Horkruksët e Lordit Fluronvdekje, në mënyrë që ta ndalojë atë njëherë e përgjithmonë.

Daniel Radcliffe luan Harri Poterin, bashkë me Rupert Grint dhe Emma Watson në rolet e shokëve të ngushtë të Harrit, Ron Uezlit dhe Hermionë Grenxhërit. Fotografia kryesore filloi më 19 shkurt 2009 dhe përfundoi më 12 qershor 2010, edhe pse pati disa ndryshime në dhjetor të 2010-ës, më shumë se dhjetë vite që kur kishte filluar filmimi i pjesës së parë të serisë. Pjesa e Dytë është shfaqur në formatin 2D dhe 3D dhe në kimematë IMAX botërisht prej 13 deri më 15 korrik 2011 dhe është filmi i vetëm nga Harry Potter që është dhënë në 3D.

Filmi pati një sukses të padiskutueshëm dhe ishte njëri nga filmat më të shikuar të vitit 2011 me regjinë e Yates dhe performancat, muzikën, efektet vizuale, kinematografia, veprimet dhe përfundimi i kënaqshëm i filmit patën lëvdata të shumta dhe të rëndësishme. Për nga suksesi financiar Pjesa e Dytë theu rekordet, duke fituar 483.2 milionë dollarë. Tani (2018) filmi është i dhjeti për nga përfitimet nga të gjitha kohërat, i pari i vitit 2011, i pari në serinë Harry Potter dhe filmi i nëntë që kaloi një miliard dollarëshin.

Setet Blu-ray dhe DVD janë dhënë më 11 nëntor 2011 në Shtetet e Bashkuara dhe më 2 dhjetor 2011 në Mbretërinë e Bashkuar. Filmi gjithashtu është dhënë si set me Koleksionin me tetë filmat e Harry Potter në DVD dhe Blu-ray, që përfshinte të tetë filmat dhe karakteristika të reja të veçanta. Pjesa e Parë dhe Pjesa e Dytë u shfaqën edhe si pako combo në DVD dhe Blu-ray më 11 nëntor 2011 në Kanada.

Filmi fitoi shumë çmime (dhe ishte i nominuar edhe për shumë tjerë), ku përfshihen tri nominimet në Academy Awards për prodhimin më të mirë të dizajnimit, stilimi i flokëve dhe makiazhi më i mirë dhe efektet më të mira vizuale.

Skenari[redakto | përpunoni burim]

Pas varrosjes së Dobit, Harri Poteri i thotë qipullit Unçi-unçi ta ndihmojë atë, Ronin dhe Hermionën ta thyejnë dhomën e blinduar të Bellatriks LestrejnxhitBankën Gringot, duke dyshuar se ndonjë Horkruks mund të jetë aty. Unçi-unçi pajtohet, në këmbim të Shpatës së Grifartit. Ullianderi, mjeshtri që punonte shkopinjtë magjikë, i tregon Harrit se shkopinjtë që i kishte marrë Harri në Vilën e Mallfonjve, u takonin Bellatriks Lestrejnxhit dhe Drako Mallfoit, por ai i Mallfoit ishte bërë pronë e Harrit.

Në dhomën e blinduar të Bellatriksit, Harri zbulon se Horkruks është Kupa e Helga Baldoskuqit. Ai e merr atë, por Unçi-unçi vjedh shpatën dhe braktis treshen, duke i lënë në rrezik të sigurisë. Të tre ata e lëshojnë një dragua roje dhe hipin mbi shpinën e tij. Harri përjeton një vegim të Fluronvdekjes, duke vrarë qipuj, përfshirë edhe Unçi-unçin dhe mëson se Fluronvdekja është i vetëdijshëm për vjedhjen. Harri vjen në përfundim se një nga Horkruksët gjendet në Hoguorts, që ka lidhje me Rovena Korbziun. Treshja TrupëzohenHogsmid, ku Aberforth Urtimori me gjysmë zemre hap portretin e motrës së tij të sëmurë Arianës, për të sjellë Nevil Lonbotomin, i cili i dërgon të tre ata drejt një hyrjeje të fshehtë në Hoguorts.

Severus Pitoni merr vesh për rikthimin e Harrit dhe lajmëron stafin dhe studentët e ndëshkuar për Harrin. Harri gjendet përballë Pitonit, i cili ikën kur Minerva MekGur e sfidon në dyluftim. MekGuri mbledh komunitetin e Hoguortsit në betejë. Me insistimin e Luna Lovëgudit, Harri flet me fantazmën e Helena Korbziut, e cila i shpjegon atij se Fluronvdekja kishte bërë "magji të errët" mbi diademën e nënës së saj që gjendet në Dhomën e Nevojave. Në Dhomën e të Fshehtave, Hermiona shkatërron Kupën Horkruks me një çatallë bazilisku. Në Dhomën e Nevojave, Drako, Zabini dhe Gojli sulmojnë Harrin, por Roni dhe Hermiona ndërhyjnë. Gojli lëshon një mallkim zjarrndjellës dhe duke mos mundur ta kontrollojë digjet për vdekje, derisa Harri dhe shokët e tij shpëtojnë Drakon dhe Zabinin. Harri shpon diademën me çatallën e baziliskut dhe Roni e hedh brenda Dhomës së Nevojave, ku edhe shkatërrohet. Kur ushtria e Fluronvdekjes hidhet në sulm, Harri duke parë brenda mendjes së Fluronvdekjes, vjen në përfundim se Nagini, gjarpri i Fluronvdekjes është Horkruksi i fundit. Pasi futen në hangar treshja shohin Fluronvdekjen duke i treguar Pitonit se Shkopi prej Shtogut s'mund t'i shërbejë Fluronvdekjes derisa Pitoni të vdesë. Para se të vdesë, Pitoni i thotë Harrit të marrë kujtimet e tij dhe t'i shikojë në Mendimore. Në kaosin e Hoguortsit, janë vrarë Fredi, Lupini dhe Tonksi.

Nga kujtimet e Pitonit, Harri mëson se derisa Pitoni përbuzte babain e ndjerë të Harrit, Xhejmsin, i cili e ngacmonte vazhdimisht, ai e dashuronte nënën e tij tashmë të ndjerë Lilin. Fill pas vdekjes së saj, Pitoni kishte punuar fshehtas me Urtimorin për ta mbrojtur Harrin nga Fluronvdekja, nga dashuria që kishte për Lilin. Harri mëson edhe se Urtimori ishte duke vdekur dhe deshi që Pitoni ta vriste dhe se drenusha e argjendtë që Harri kishte parë mes degëve, që e kishte shpier atë deri te shpata, ishte lëshuar nga vetë Pitoni. Harri merr vesh se ai vetë ishte bërë Horkruks kur Fluronvdekja dështoi ta vriste atë dhe se Harri duhej të vdiste që ta shkatërronte pjesën e shpirtit të Fluronvdekjes që ishte me të. Harri i dorëzohet Fluronvdekjes te Pylli i Ndaluar. Fluronvdekja lëshon mallkimin vrasës mbi Harrin, i cili tashmë gjendet në "vendin e të harruarve", ku shpirti i Urtimorit e takon atë dhe i shpjegon se pjesa e Fluronvdekjes që ishte me Harrin ishte larguar me vetë mallkimin e Fluronvdekjes. Harri rikthehet në trupin e tij, i vendosur ta mposhtë Furonvdekjen njëherë e përgjithmonë.

Fluronvdekja shpall vdekjen e Harrit para të gjithëve në Hoguorts dhe u kërkon të dorëzohen. Kur Nevili i jep një përgjigje sfiduese dhe nxjerr Shpatën e Grifartit prej Kapelës që flet, Harri e merr vesh se është akoma gjallë; Mallfonjtë dhe shumë Hamortë të tjerë e braktisin Fluronvdekjen. Kur Harri përballet në dyluftim me Fluronvdekjen brenda kështjellës, Moli Uezli vret Bellatriksin në Sallën e Madhe dhe Nevili pret Naginin, duke e bërë Fluronvdekjen të pafuqishëm. Luftimi mes Harrit dhe Fluronvdekjes mbaron me goditjen e Fluronvdekjes me mallkimin që vret, e lëshuar nga vetë dora e tij. Pas betejës, Harri u shpjegon Ronit dhe Hermionës se Shkopi prej Shtogu e njeh atë si pronarin e tij të vërtetë, sepse ai e kishe çarmatosur Drakon që më herët e kishte çarmatosur pronarin e mëparshëm Urtimorin, por në vend që ta mbajë Shkopin prej Shtogu, ai e bën copë-copë dhe e hedh.

Nëntëmbëdhjetë vite më vonë Harri, Xhini, Roni, Hermiona dhe Drako, me krenari i shohin fëmijët e tyre teksa nisen për në Hoguorts te Stacioni King's Kros.

Aktorët[redakto | përpunoni burim]

Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint në premierën e filmit

Roli[redakto | përpunoni burim]

Rolet e disa personazheve ndihmës ishin zëvendësuar në këtë film. Për shembull, Ciarán Hinds luan rolin e Aberforth Urtimorit, vëllait të Albus Urtimorit dhe pronari i Te Koka e Derrit.

Në libër, disa prej personazheve që nuk janë shfaqur qysh prej romaneve më të hershme, rishfaqen përballë Hoguortsit në betejën e madhe të Hoguortsit. Regjisori David Yates kishte thënë:

Nga dëshira për t'i kthyer disa prej personazheve që janë shfaqur në betejën e Hoguortsit, ai i ftoi aktorët që të performojnë. Sean Biggerstaff, Jim Broadbent, Gemma Jones, Miriam Margolyes dhe Emma Thompson reprezantojnë rolet e tyre të mëparshme, tani gjatë skenave të betejës. Për skenën e fundit në film që paraqitet nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, aktorët që luanin rolet kryesore ishin bërë për t'u dukur më të moçëm duke vënë makiazh dhe efekte të veçanta. Pasi shfaqja e dukjes së aktorëve të moshuar u vu në internet, adhuruesit kishin reaguar duke thënë se Radcliffe dhe Grint dukeshin shumë të moshuar, derisa Watson nuk dukej edhe aq e ndryshme.

Prodhimi[redakto | përpunoni burim]

Pjesa e Dytë është filmuar krahas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë nga 19 shkurti 2009 deri më 12 qershor 2010, me disa pamje nga skena e epilogut në Leavesden Film Studios më 21 dhjetor 2010. Regjisori David Yates, i cili e realizoi filmin bashkë me regjisorin e fotografisë Eduardo Serra, e përshkruan Pjesën e Dytë si "operative, shumëngjyrëshe dhe e orientuar kah fantazia", një "operë e madhe me beteja të mëdha".

Seti origjinal për një shfaqje të vetme kinematografike, ideja për ta ndarë librin në dy pjesë ishte propozuar nga prodhuesi ekzekutiv Lionel Wigram, gjë që David Heyman e quajti "krijim urgjent". Heyman fillimisht e vlerësoi negativisht idenë, po Wigram e pyeti: Jo, David. Si do ta bëjmë? Pas rileximit të librit dhe bisedës me autorin e filmit Steve Kloves, u pajtua me ndarjen.

Ndërtimi[redakto | përpunoni burim]

Në një intervistë me dizajnerin e strukturës Stuard Craig, që ishte paracaktuar për skenat e bankës së magjistarëve Gringot të Pjesës së Dytë, ai ishte shprehur: "Koridori i bankës, sikurse i çdo banke, është bërë me mermer dhe madje me kolona të gjera të mermerit. Dhe ka një fortësi të jashtëzakonshme. Fakti se qipujt janë bankierët dhe recepsionistët, do të thotë se ata janë të dinjitetshëm dhe të fortë në të gjitha dimensionet. Ajo ishte pjesa qesharake e ndërtimit: e ekzagjeruam madhësinë, peshën dhe madje edhe shkëlqimin e mermerit." Në lidhje me shumëzimin e thesarit në njërën nga dhomat e blinduara të bankës, ai vërejti: "Ne bëmë vërtetë mijëra copëza për të dhe i metalizuam ato për t'u dukur ar dhe argjend i shkëlqyer. John Richardson, krijuesi i efekteve speciale kishte bërë një dysheme që mund të rritej në dimensione të ndryshme, kështu që aty tani ishte bërë njëfarë 'ënjtje fizike' e thesarit në të."

Craig foli edhe për Betejën e Hoguortsit, duke thënë: "Sfida më e madhe ishte shkatërrimi i Hoguortsit, lindja e diellit pas tymit, copëzat e mëdha të mureve të shkatërruara, salla e hyrjes, hyrja e Sallës së Madhe, disa pjesë të tavanit të Sallës së Madhe tërësisht të rrënuara, nuk janë pak. Një sfidë e madhe dhe madje e kënaqshme vërtetë - ndoshta na kishte ndihmuar mua dhe djemve të departamentit të artit për ta bërë gati fundin - e kishim shembur, para se do të duhej të goditet." Kur ishte pyetur për skenën në King's Kros gati në fund të filmit, Craig ishte përgjigjur: "Kishim ushtruar shumë, me shumë sinqeritet. Dua të them, ishte një proces i zgjatur, por e ushtruam çështjen e mësimit të syve me ngjyrën e bardhë, kështu që ushtruam me dyshemetë e ndezura, ushtruam me gjëra që janë të mbuluara me ngjyrë të bardhë: bojën e bardhë, pëlhurën e bardhë dhe kameramani ishte i përfshirë në mënyrën se sa ta vinte në dukje atë dhe një seri teste kamerash ishin bërë. E rregulluam, por duke marrë masa të larta për përgatitjen dhe rishqyrtimet.

Efektet vizuale[redakto | përpunoni burim]

Drejtuesi i efekteve vizuale Tim Burke kishte thënë: "Ishte punë e mrekullueshme ta realizonim Betejën e Hoguortsit dhe madje duhej ta bënim në faza të ndryshme të prodhimit. Bëmë foto me kamera komplekse nga hapësirat e jashtme në dritare dhe hapësira të brendshme, kështu që futjen e kishim gati në fund të vitit 2008 dhe filluam të ndërtonim shkollën në mënyrë dixhitale me Double Negative." Ai shtoi : "Janë dashur dy vite për t'ia nxjerrë fundin, duke i dhënë teksturë në çdo aspekt ndërtesës, duke ndërtuar pamje që shihen nga dritarja dhe duke ndërtuar një version shkatërrimi të shkollës.

Për kualitetin 3D të filmit, Burkle foli për Los Angeles Times: "Mendoj se momentalisht është mirë. Mendoj se njerëzit po bëhen më të kënaqur. E di se secili është pakëz nervoz për versionin 3D, këto ditë, por puna është kryer shumë, shumë mirë. Kemi bërë afro 200 foto në 3D, por edhe te efektet vizuale, sepse shumë prej tyre janë CG, kështu që rezultatet janë vërtetë të mira. Mendoj se çdokush do të jetë i impresionuar me të." Prodhuesi David Heyman foli për revistën SFX në lidhje me versionin 3D, duke thënë: "Mënyra që David Yates po e

Më 2012, efektet vizuale në film ishin nominuar për çmimin Oscar. Filmi gjithashtu fitoi çmimin BAFTA për efektet më të mira vizuale, në Çmimet BAFTA (edicioni i 65-të) më 2012.

Muzika[redakto | përpunoni burim]

Ishte konfirmuar se kompozitori i Pjesës së Parë Alexandre Desplat kishte vendosur të rikthehej për Pjesën e Dytë. Në një intervistë me revistën Film Music Desplat tha se të kompozonte Pjesën e Dytë ishte "një sfidë e mrekullueshme" dhe tha se kishte "shumë pritje për përfundim dhe një punë vërtetë të madhe" para tij. Në një intervistë tjetër, Desplat vuri re se temat e John Williams do jenë prezente në film shumë më shumë se në Pjesën e Parë. Vokali i filmit ishte nominuar për Vokali më i mirë për media vizuale në Annual Grammy Awards, (edicioni i 54-të).

Shpërndarja[redakto | përpunoni burim]

Marketingu[redakto | përpunoni burim]

Në mars të vitit 2011, ishte lansuar parapremiera e parë për Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë, duke treguar skena dhe intervista të reja me trupën e aktorëve. Posteri i parë në Shtetet e Bashkuara ishte dhënë më 28 mars 2011 me moton "Gjithçka mbaron 7.15" (duke iu referuar datës ndërkombëtare të shfaqjes). Më 27 prill 2011 ishte dhënë traileri i parë nëpër kinema për Pjesën e Dytë. Traileri përmbante skena që ishin parë tashmë, por edhe skena të tjera të reja. Traileri IMAX për filmin ishte shfaqur me projektimin IMAX të Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides më 20 maj 2011. Gjatë MTV Movie Awards më 5 qershor 2011, Emma Watson kishte kallëzuar një skenë të filmit.

Shfaqja nëpër kinema[redakto | përpunoni burim]

Më 2 prill 2011, në Çikago ishte mbajtur një testim ekrani për filmin, ku morën pjesë: regjisori David Yates, prodhuesit David Heyman, David Barron dhe montazheri Mark Day. Filmi mbajti premierën e parë botërore më 7 korrik 2011 në Trafalgar Square në Londër. Premiera amerikane ishte mbajtur në Nju Jork te Lincoln Center më 11 korrik 2011. Megjithë filmimin në 2D, filmi ishte konvertuar në 3D dhe ishte dhënë edhe në RealD 3D edhe në IMAX 3D.

Ishte planifikuar që filmi të jepej në Indonezi më 13 korrik 2011. Qeveria indoneziane kishte vënë taksa në familjet mbretërore për filmat e huaj në shkurt 2011, duke bërë që 3 kompani filmash - përfshirë Warner Bros. Pictures - të ndalonin filmat e tyre në vendin e vet, ku bënte pjesë edhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë. Ky film nuk ishte shfaqur nëpër kinematë e Mbretërisë së Xhordanit, për shkak të taksave të detyruara të filmit.

Më 10 qershor, një muaj para se të jepej filmi, biletat dolën në shitje. Më 16 qershor 2011, Pjesa e Dytë mori çertifikatën 12A nga British Board of Film Classification, ku u tha se filmi "përmban kërcënime, fyerje dhe gjuhë të zbutur". Në mesnatën e 15 korrikut, Pjesa e Dytë u ekranizua në 3,800 kinema. Në Shtetet e Bashkuara, u shfaq në 4,375 kinema, 3,100 në kinot 3D dhe 274 në kinot IMAX, shfaqja më e zgjeruar për IMAX, 3D dhe Film Harry Potter.

Media shtëpiake[redakto | përpunoni burim]

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë u dha më 11 nëntor 2011 në Shtetet e Bashkuara në katër formate: DVD një-disk standard, DVD dy-disqe standard edicioni special, Blu-ray një-disk standard dhe Blu-ray tre-disqe 2D pako Combo (Blu-ray + DVD + Digital Copy). Filmi bëri rekordin për shitjen më të shpejtë për paraporositje në DVD dhe Blu-ray në Amazon.com, vetëm dy ditë në periodën për porositje.

Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë shiti 2.71 milionë kopje Blu-ray (60.75 milionë dollarë) për tri ditë (të premtën deri të dielën). Gjithashtu shiti 2.83 milionë kopje DVD (42.22 milionë dollarë), vetëm gjatë debutimit. Deri më 18 korrik 2012 ka shitur 4.71 milionë kopje Blu-ray (99.33 milionë dollarë) dhe 6.47 milionë kopje DVD (88.96 milionë dollarë).

Më 28 mars 2017, Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë krijoi debutimin e tij Blu-ray Ultra HD, bashkë me Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë, Princin Gjakpërzier dhe Urdhrin e Feniksit.

Pritja në publik[redakto | përpunoni burim]

Suksesi financiar[redakto | përpunoni burim]

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë grumbulloi 381,011,219 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, krahas 960,500,000 dollarëve në vendet e tjera, për një shumë totale botërore prej 1,341,511,219 dollarësh. Tek fitimet botërore, momentalisht është filmi i dhjetë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave dhe i pari me fitimet më të larta për vitin 2011, më i larti nga saga e Harry Potter dhe adoptimi i librit për fëmijë me fitimet më të larta. Pjesa e Dytë kishte thyer rekordin për fitimet e fundjavës hapëse me 483.2 milionë dollarë. Vendosi rekordin edhe për fundjavën hapëse IMAX me 23.2 milionë dollarë. Në fitimet botërore, është filmi më i shpejtë që ka arritur 400 milionë dollarë (5 ditë), 500 milionë dollarë (6 ditë), 600 milionë dollarë (8 ditë), 700 milionë dollarë (10 ditë), 800 milionë dollarë (12 ditë), 900 milionë dollarë (15 ditë) dhe 1 miliard dollarë (19 ditë, baraz me Avatar dhe Marvel's The Avengers). Më 31 korrik 2011 (ditën e 19-të të shfaqjes), u bë filmi i nëntë në historinë e kinematografisë dhe i dyti i vitit 2011 që kalon 1 miliard dollarëshin.

Kritika kinematografike[redakto | përpunoni burim]

Në faqen e internetit të Rotten Tomatoes, filmi mori vlerësimin 96% bazuar në 315 shikime, me një vlerësim mesatar 8.3/10. Konsensusi kritikues i faqes thotë: "Trillues, i luajtur fuqishëm, dhe verbues, Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë sjell sagën Harry Potter në një konkluzion të kënaqshëm dhe magjik." Në Metacritic filmi mori vlerësimin 87 nga 100 bazuar në 41 kritika. Filmi pranoi një rezultat 93 nga kritikët profesionalë në Broadcast Film Critics Association. Në CinemaScore audienca i dha filmit një notë mesatare "A" në listën A+ deri F.

Çmimet[redakto | përpunoni burim]

Filmi fitoi një numër të madhe çmimesh dhe nominimesh. Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë ishte nominuar për prodhimin më të mirë, makiazhin më të mirë dhe efektet më të mira vizuale në Academy Awards, edicioni i 84-të. Në BAFTA awards, edicioni i 65-të, filmi fitoi çmimin për efektet më të mira vizuale dhe ishte nominuar për vokalin më të mirë, dizajnin më të mirë të prodhimit dhe kategorinë e makiazhit dhe flokëve më të mirë.

Filmi ishte nominuar për Best Score Soundtrack for Visual Media, te Annual Grammy Awards, edicioni i 54-të në 2012.