Harry Potter dhe Guri Filozofal (libri)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Harry Potter dhe Guri Filozofal është një roman i zhanrit fantazi dhe është romani i parë i serisë Harry Potter dhe romani debut i autores angleze J. K. Rowling.

Harry Potter dhe Guri Filozofal
AutorJoanne K. Rowling
Titulli origjinalHarry Potter and the Philosopher's Stone
PërkthyesAmik Kasoruho
ShtetiBritania e Madhe
GjuhaAnglisht
SeriaHarry Potter
ZhanriFantazi
BotoiUnited Kingdom Bloomsbury Publishing
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Scholastic Corporation
Kanadaja Raincoast Books
Shqipëria Shtëpia botuese Dituria
FaqeUnited Kingdom 223
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 309
Shqipëria 256
Përcjellet ngaHarry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave 

Ky roman tregon për Harri Poterin, një magjistar të ri, i cili zbulon fuqitë e tij magjike në ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë, kur e merr letrën e pranimit në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts. Harri, gjatë vitit të parë në këtë shkollë, krijon miq të ngushtë dhe armiq dhe me ndihmën e miqve të tij, ai përballet me kthimin e magjistarit të errët Lordit Fluronvdekje, i cili kishte vrarë prindërit e Harrit, por kishte dështuar ta vriste Harrin kur ai ishte vetëm 15 muajsh.

Libri u botua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar më 1997 nga shtëpia botuese Bloomsbury. Më 1998 u botua edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Scholastic Corporation me titullin Harry Potter dhe Guri i Magjistarit. Ky libër fitoi shumicën e çmimeve për librat anglezë dhe çmime të tjera në SHBA. Libri mbërriti në krye të listës së bestsellerëve imagjinarë në New York Times në gusht 1999 dhe qëndroi në krye të asaj liste për vitin 1999 dhe vitin 2000. Është përkthyer në më shumë se 73 gjuhë botërore dhe është realizuar në film me të njëjtin emër.

Harry Potter dhe Guri Filozofal, por edhe kusuri i serisë, janë sulmuar nga disa grupe religjioze dhe u ndalua nëpër disa shtete, për shkak të akuzave, kinse romanet promovojnë magjinë.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Harri Poter po jetonte një jetë të zakonshme, duke u keqtrajtuar vazhdimisht nga tezja e tij dhe burri i saj, Vernon dhe Petunia Dërsli, që ishin të vrazhdë e të ftohtë ndaj tij dhe duke u ngacmuar nga djali i tyre i llastuar Dadlli, që prej vdekjes së prindërve të tij dhjetë vjet më parë. Jeta e tij ndryshon në mesnatën e ditëlindjes së tij të njëmbëdhjetë, kur merr letrën që është pranuar në Hoguorts, të cilën e kishte dërguar një gjysmë-katana me emrin Rubeus Hagrid, pasi që letrat e mëparshme i kishte shkatërruar xhaxhai Vernon dhe teze Petunia. Hagridi i shpjegon Harrit të kaluarën e fshehtë: që është biri magjistar i Xhejms dhe Lili Poter, që ishin magjistarë dhe se si i kishte vrarë ata magjistari më djallëzor dhe më i errët i të gjitha kohërave, Lordi Fluronvdekje, që u bë shkak që Harri një-vjeç të vinte e të jetonte me kushërinjtë e tij. Gjëja më e çuditshme e vrasjes ishte se si Fluronvdekja s'mund ta vriste Harrin një-vjeç, por në vend të kësaj, ai humb të gjitha fuqitë dhe u largua, duke e bërë Harri Poterin të famshëm në gjithë botën e magjisë.

Hagridi e fut Harrin në botën e magjisë, duke e dërguar në vende si Diagon Alli, një rrugë e fshehtë e Londrës ku Harri merr bufin e tij Hedvig dhe pajisjet e tjera shkollore dhe Bankën Magjike Gringot, ku ai merr vesh se një pasuri të madhe ia kanë lënë prindërit e tij në llogarinë e Harrit. Atje, ai mbetet i befasuar se sa i famshëm është vërtetë mes shtrigash e magjistarësh.

Pas një muaji, Harri lë shtëpinë e Dërslive për ta marrë Ekspresin e Hoguortsit te binari i fshehtë i stacionit i trenave King's Kros, Binari 9¾. Në tren, ai bëhet shok me bashkudhëtarët e tij Ron Uezlin dhe Hermionë Grenxhërin, të cilën nuk e pëlqejnë aq shumë ata të dy djemtë sepse kishte prirje të tepërta për shorti. Aty në tren, Harri krijon gjithashtu edhe një armik, nxënës i vitit të parë Drako Mallfoin, i cili e gjykon Ronin për vështirësitë financiare të familjes së tij.

Me të mbërritur në Hoguorts, nxënësit e vitit të parë duhet të zgjedhen nga Kapelja që flet për t'u vendosur në shtëpinë ku ata përshtaten më së shumti. Katër shtëpitë janë: Grifarti, Gjarpërblerti, Baldoskuqi, dhe Korbziu. Harri kupton për reputacionin e errët të Gjarpërblertit, i cili njihet për shtriga e magjistarë të errët, kështu që Harri i lutet kapelës folëse që të mos e vendosë te Gjarpërblerti. Ai përfundon te Grifarti, bashkë me Ronin e me Hermionën, derisa Drako vendoset te Gjarpërblerti, sikurse familjarët e vet para tij.

Teksa fillojnë mësimet në Hoguorts, Harri zbulon aftësinë e tij për të fluturuar mbi bishta fshesash dhe bëhet anëtar i ri i ekipit të shtëpisë së tij në lojën e Kuidiçit (një sport magjistarësh, mjaft atraktiv që luhet në ajër) si Kërkues. Harri fillon ta urrejë mësuesin e Shurupeve Severus Pitonin, që është drejtori i shtëpisë së Gjarpërblertit, për shkak se ai i mban anën anëtarëve të shtëpisë së tij dhe përherë mundohet të gjejë arsye për të kritikuar Harrin dhe miqtë e tij. Mallfoi i mashtron Harrin dhe Ronin për një dylufim që duhej të mbahet në dhomën e trofeve, në mënyrë që t'i nxjerrë nga dhoma e tyre gjatë natës dhe fshehurazi i tregon Laraskës, kujdestarit të shkollës, se ku do të jenë ata. Kur e kuptojnë se dyluftimi është një mashtrim për t'i futur ata në telashe, ata ikin. Ata pastaj zbulojnë një qen gjigant tre-kokësh duke bërë rojë pranë një kapanxhe në korridorin e ndaluar. Viti shkollor ndërpritet me hyrjen e një trolli në shkollë, i cili hyn në banjën e vajzave, ku gjendej Hermiona. Me gjithë mund Harri me Ronin e shpëtojnë Hermionën dhe ajo u është shumë falënderuese atyre dhe prej aty, ata bëhen miq të ngushtë. Harri futet në lojën e tij të parë të Kuidiçit dhe bishti i fshesës së tij fillon ta humbë kontrollin dhe tenton ta hedhë poshtë atë. Kjo bën që Hermiona të dyshojë se Pitoni po i bënte magji fshesës së Harrit, sipas sjelljeve të tij gjatë ndeshjes.

Pas humbjes së shpresës për ta fituar ndeshjen e Kuidiçit, mbërrijnë Krishtlindjet dhe Harri merr si dhuratë një mantel të padukshmërisë nga një burim i panjohur, me preteksin se manteli i takonte babait të Harrit. Duke përdorur mantelin për të eksploruar shkollën gjatë natës për të hetuar mundësitë se çfarë mund të fshihej nën kapanxhë, ai zbulon Pasqyrën e Dëshirave, në të cilën personi e sheh dëshirën më të thellë të tij tek bëhet realitet.

Një vizitë te kasollja e Hagridit në fund të shkollës, bën që treshja ta gjejnë një lajm në gazetë që thoshte se ishte bërë një tentim vjedhjeje te një dhomë e blinduar e bankës Gringot-dhoma e njëjtë që Hagridi dhe Harri kishin vizituar kur Harri kishte marrë materialet shkollore. Një pamaturi tjetër e Hagridit ndikon që ata ta marrin vesh se objekti që mbahet nën atë kapanxhën është një [[Guri Filozofal|Gur Filozofal], i cili përdoruesit i garanton pavdekësinë dhe mund ta shndërrojë çdo metal në ar të pastër. Harri informohet nga një centaur i quajtur Florensi, në pyll, se një tendim për ta vjedhë Gurin, nuk mund të bëhet nga askush tjetër, përveç Fluronvdekjes, të cilit i duhet për t'u kthyer në trupin e tij dhe për t'iu kthyer fuqitë. Kur drejtori i Hoguortsit Albus Urtimori është larguar nga Hoguortsi, Harri, Roni dhe Hermiona druajnë se vjedhja është e pashmangshme dhe zbresin drejt kapanxhës ata vetë.

Ata përballen me shumë sfida, secila prej tyre kërkon aftësi unike. Njëra nga to i kërkohet Ronit, ta sakrifikojë vetvetën në një lojë shahu magjistarësh me përmasa jetësore. Në dhomën e fundit, Harri, tashmë i vetëm e gjen Ra Grepsin, profesorin e Mbrojtjes Kundër Arteve të Errëta, i cili kishte qenë duke u munduar ta vrasë Harrin, së pari duke mallkuar fshesën e Harrit e pastaj duke e vënë trollin brenda shkollës. Pitoni kishte qenë duke u munduar ta mbronte Harrin e Harri e kishte keqkuptuar vazhdimisht. Grepsi ishte gjysmë i poseduar nga Fluronvdekja, fytyra e të cilit jetonte në pjesën e prapme të kokës së Grepsit. Fluronvdekjes i duhet Harri për ta kaluar pengesën e fundit, Pasqyrën e Dëshirave, duke e detyruar atë të qëndrojë përballë pasqyrës. Ajo ndjen mungesën e lakmisë së Harrit për Gurin dhe e vendosë atë në xhepin e Harrit. Kur Grepsi përpiqet ta kapë dhe ta vrasë Harrin, lëkura e tij digjet në kontakt me lëkurën e djalit dhe krijojen flluska.

Vraga e Harrit menjëherë djeg e dhemb dhe ai humb ndjenjat. Tri ditë më vonë, ai zgjohet në infermierinë e shkollës, ku Urtimori i shpjegon mbijetesën kundër Fluronvdekjes, që i detyrohet sakrificës së nënës së tij që dha jetën për të jetuar ai, duke i lënë një mburojë të fuqishme mbrojtëse në gjakun e tij, që dogji Grepsin. Ai gjithashtu i tregon Harrit se ai i kishte dërguar mantelin e padukshmërisë të babait të tij, se Grepsi kishte vdekur dhe se Guri ishte shkatërruar tashmë. Shkolla mbaron me banketin e fundvitit, Grifarti fiton Kupën e Shtëpive. Harri kthehet në Privet Drajv për pushime verore, duke mos u treguar Dërslive se magjia jashtë shkollës është e ndaluar dhe kështu duke i kaluar për mrekulli pushimet.

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Harry Potter është një jetim, të cilin Rowling e imagjinoi si "një djalosh thatiq me flokë të zinj, sy të gjelbërt dhe me syze, që nuk e dinte se ishte magjistar."[2] Ajo zhvilloi tregimin e serive dhe të personazheve për të shpjeguar se si Harri erdhi në këtë gjendje dhe se si jeta e tij u shpalos nga aty.[3]
  • Ronald Uezli është moshatar i Harrit dhe Rowling e përshkruan atë si miku themelor, "gjithmonë aty kur ke nevojë"."[4] Është pikalosh, flokë-kuq dhe i gjatë.
  • Hermionë Grenxhër, është një vajzë, e lindur në një familje babanacësh, trimëreshë, e cila i kishte mësuar mësimet përmendsh, akoma pa filluar mësimi. Rowling e kishte cilësuar si "personazhe e drejtë, me logjikë dhe mjaft e mirë."[5]
  • Nevil Longbotomi është një djalosh i shëndoshë, i pasigurtë në vetvete dhe i harrueshëm.
  • Rubeus Hagridi është gjysmë-katana i gjatë 3.7 metra me flokë e mjekër të gjatë të zezë.
  • Albus Urtimori është drejtori i shkollës i cili mban syze në formë gjysmë-hëne dhe ka një mjekër të gjatë, ngjyrë argjendi.
  • Minerva MekGur është mësuesja e Shndërrimeve, që është në gjendje ta shndërrojë veten në mace. Është zëvendës-drejtoreshë dhe kryesuesja e shtëpisë së Grifartit.
  • Petunia Dërsli është motra e nënës së Harrit, Lilit. Është e dobët dhe me qafë të gjatë që e përdorë për t'i përgjuar fqinjtë.
  • Vernon Dërsli është burri i Petunia Dërslit. Është një burrë i shëndoshë dhe gati pa qafë.
  • Dadli Dërsli është i biri i Vernon dhe Petunia Dërslit.
  • Drako Mallfoi është një djalosh i dobët, bjond dhe i mërzitshëm.
  • Oliver Bastoni
  • Ra Grepsi
  • Severus Pitoni
  • Argus Laraska.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritikë të shumtë si Corriere della Sera e kanë cilësuar Harry Potter dhe Guri i Filozofit si një libër që shkruan për gjëra të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë, që të rrëmben, por nuk të turbullon, që të frikëson dhe të qetëson njëherazi dhe që shpesh me humorin e bukur të bën të qeshësh.

The Washington Post Book World shkruan: Nëse ju nuk keni dëgjuar për Harry Potterin, atëherë ju nuk e paskeni hapur televizorin, radion dhe gazetën këta muajt e fundit. Harry Potter dhe Guri i Filozofit është padyshim romani modern që e lumturon lexuesin...

Librat e Harry Poterit kanë hyrë tashmë në histori. Po cili është sekreti i tyre? Ai u ofron fëmijëve të mijëvjeçarit të ri, shpesh të vetmuar, plot e përplotë me frikëra, një derë të magjepsur përmes të cilës mund të paraftyrosh një të ardhme të mundshme ku të zhvillosh cilësitë e tua të papritura. Në ndeshjen midis së mirës dhe të keqës, Harry fiton mbi të keqen sepse është i zgjuar dhe gjithashtu fiton sepse është njerëzor.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Harry Potter and the Philosopher's Stone: J.K. Rowling: Bloomsbury Childrens". Bloomsbury. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2015. Marrë më 26 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "J.K. Rowling Official Site: Biography". J.K. Rowling. 2007. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2008. Marrë më 11 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Rowling, J.K. (20 tetor 1999). "Interview with J.K. Rowling". The Diane Rehm Show (Intervistë). Intervistuar nga Diane Rehm. Washington: Accio Quote. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2007. Marrë më 2 mars 2009 – nëpërmjet WAMU. I saw Harry very very very clearly ... And I knew he didn't know he was a wizard ... And so then I kind of worked backwards from that position to find out how that could be, that he wouldn't know what he was... When he was one year old, the most evil wizard for hundreds and hundreds of years attempted to kill him. He killed Harry's parents, and then he tried to kill Harry ... but for some mysterious reason, the curse didn't work on Harry. So he's left with this lightning bolt-shaped scar on his forehead and the curse rebounded upon the evil wizard, Voldemort, who has been in hiding ever since. {{cite interview}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Harry Potter and Me". Accio Quote. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2007. Marrë më 1 gusht 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Fraser, Lindsey (15 gusht 2004). "J.K. Rowling at the Edinburgh Book Festival". Accio Quote. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2007. Marrë më 12 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)