Kuidiçi
Karakteristika | |
---|---|
Kontakt | Kontakt i plotë |
Gjini e përzier | Po |
Pajisje | Top Fluturakë |
Vendi | Fushë Kuidiçi |
Kuidiçi është një sport imagjinar shpikur nga autorja J. K. Rowling për serinë e librave fantazi Harry Potter. Është një sport i rrezikshëm, por popullor që luhet nga shtrigat dhe magjistarët që hipin në bishta fshesash.
Ndeshjet luhen në një fushë të madhe ovale me tre gola në formë unaze me lartësi të ndryshme në secilën anë, midis dy skuadrave kundër njëra-tjetrës me nga shtatë lojtarë secila: tre Ndjekës, dy Goditës, Portieri dhe Kërkuesi. Ndjekësit dhe Portieri respektivisht shënojnë dhe mbrojnë golat ndaj Topit; dy Goditësit largojnë Fluturakët nga shokët e tyre dhe i çojnë drejt kundërshtarëve të tyre; dhe Kërkuesi e lokalizon dhe e kap Topthin e Artë, kapja e të cilit i fiton njëkohësisht ekipit të Kërkuesit 150 pikë dhe e përfundon ndeshjen. Skuadra me më shumë pikë në fund fiton.
Harri Poter luan si Kërkues për ekipin e shtëpisë së tij në Hoguorts. Garat rajonale dhe ndërkombëtare të Kuidiçit janë përmendur gjatë gjithë serisë. Aspekte të historisë së sportit zbulohen në Kuidiçi Gjatë Shekujve, botuar nga Rowling në vitin 2001.
Është krijuar një version real, në të cilin lojtarët përdorin fshesa, por vrapojnë në vend që të fluturojnë.
Zhvillimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rowling doli me këtë sport në një dhomë hoteli në Mançester pas një grindjeje me të dashurin e saj të atëhershëm. Ajo shpjegoi: "Unë kam qenë duke menduar për gjërat që mbajnë një shoqëri së bashku, e bëjnë atë të mblidhet dhe të tregojë karakterin e saj të veçantë dhe e dija që kisha nevojë për një sport."[1] Rowling pretendon se fjala "Kuidiç (Quidditch)" nuk rrjedh nga ndonjë rrënjë e veçantë etimologjike, por ishte rezultat i mbushjes së pesë faqeve të një fletoreje me fjalë të ndryshme duke filluar me "Q".[2]
Skena përfundimtare e Kuidiçit në libra shfaqet te Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier. Rowling përjetoi "gëzim të egër" duke shkruar këtë skenë, e cila përmban komente të paharrueshme nga Luna Lovëgudi.
Bishtat e fshesave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bishtat e Fshesave fluturuese janë një nga format e transportit për magjistarët dhe shtrigat, si dhe që përdoren për të luajtur Kuidiç. Tre fshesat më të spikatura në libra janë Nimbus 2000, Nimbus 2001 dhe Shigjeta e Zjarrtë, të gjitha këto janë prodhuar si mall nga Warner Bros.[3]
Nimbus prezantohet si një nga fshesat më të mira në botën e magjistarëve. Harri e merr një Nimbus 2000 në Guri Filozofal në mënyrë që të mund të luajë për shtëpinë e Grifartit. Lusius Mallfoi blen një set të plotë të Nimbus 2001 më të përparuara për ekipin Gjarpërblerti si dhuratë, kështu që ata do të zgjidhnin djalin e tij Drakon si Kërkues vitin e ardhshëm.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Furness, Hannah. "JK Rowling invented Quidditch after a row with her boyfriend". The Telegraph (në anglisht). Marrë më 7 maj 2017.
- ^ "J.K. Rowling on The Diane Rehm Show". WAMU (në anglisht). Marrë më 29 maj 2017.
- ^ MacDonald, Brady (24 mars 2016). "Let's go on a virtual shopping spree at Universal's new Wizarding World". LA Times (në anglisht). Marrë më 29 maj 2017.