Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/51

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Blue Gene/P i IBM, një supekompjuter për llogaritje masive paralele

Paralelizmi në informatikë është formë e llogaritjes në të cilën shumë llogaritje bëhen në të njëjtën kohë, që veprojnë në parimin se problemet e mëdha shpesh mund të ndahen në më të vogla, të cilat pastaj zgjidhen njëkohësisht (paralelisht). Ka disa forma të ndryshme të paralelizmit në informatikë : niveli bit, niveli i instruksionit, paralelizmi i të dhënave dhe paralelizmi i kontrollit. Paralelizmi ka qenë i përdorur për shumë vite, kryesisht në informatikën e performancës së lartë, por interesi në të është rritur kohët e fundit për shkak se kufizimet fizike parandalojnë shkallën e frekuencave. Si pasojë e konsumit të energjisë (dhe për rrjedhojë gjenerimi i nxehtësisë) nga kompjuterët, është bërë një shqetësim në vitet e fundit, paralelizmi është bërë paradigmë dominuese në arkitekturën e kompjuterit, kryesisht në formën e procesorëve shumë bërthamorë.

Kompjuterët paralel mund të klasifikohen afërsisht sipas shkallës në të cilën hardueri mbështet paralelizmin, me kompjuterë që kanë më-shumë-procesorë me më-shumë-bërthama që kanë elemente të shumta të përpunimit brenda një makine të vetme, ndërsa kompjuterët grupore, masiive, dhe rrjetete përdorin shumë kompjuterë për të punuar të njëjtën punë. Arkitekturat kompjuterike paralele të specializuara ndonjëherë përdoren së bashku me procesorë të zakonshëm, për përshpejtimin e detyrave specifike.

Shpejtësia e një programi si rezultat i paralelizmit është jepet sipas Ligjit të Amdahl.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]