Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/41

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

The Blacklist (shqip: Lista e Zezë) është një serial televiziv amerikan i zhanrit triller kriminal që dha premierën në NBC më 23 shtator 2013. Seriali paraqet Raymond "Red" Reddington (James Spader), një ish-oficer i Marinës Amerikane i kthyer në një kriminel të profilit të lartë, i cili dorëzohet vullnetarisht në FBI pasi shmangu kapjen për dekada. Ai i thotë FBI-së se ka një listë të kriminelëve më të rrezikshëm në botë që ai ka përpiluar gjatë viteve dhe është i gatshëm të informojë mbi operacionet e tyre në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Sidoqoftë, ai këmbëngul të punojë ekskluzivisht me një agjente të re të FBI-së me emrin Elizabeth Keen (Megan Boone).

Në serial luajnë gjithashtu Diego Klattenhoff, Ryan Eggold dhe Harry Lennix. Episodi i parë u shkrua nga Jon Bokenkamp dhe u drejtua nga Joe Carnahan. Prodhuesit ekzekutivë të serialit përfshijnë Bokenkamp, John Eisendrath dhe John Davis për Sony Pictures Television, Universal Television dhe Davis Entertainment.

Secili sezon ka marrë vlerësime pozitive, me shumë kritikë që vlerësojnë performancën e Spader në veçanti. Më 11 mars 2019, NBC rinovoi serialin për një sezon të shtatë, i cili u dha premierë më 4 tetor 2019. Më 20 shkurt 2020, NBC rinovoi serialin për një sezon të tetë, i cili do të shfaqet premierë më 13 nëntor 2020.






Parapamje në vitrinë

[Redakto nëpërmjet kodit]