Ndihmë:Kërkimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Wikipedia:Kërkime)
Jump to navigation Jump to search
Shkurtimi: N:K

Wikipedia ka në vetvete një motorr kërkimi, i cili mund të përdoret për të gjetur informacionin në Wikipedia në bazë të fjalëve kyçe. Kutia e kërkimit gjendet në cepin djathtas lart të pamjes standarte të Wikipedias (Vector), ose gjendet në seksionin e mjeteve në të majtë të siteve me pamje (skin) tjetër. Ajo do t'iu çojë direkt në artikull që përputhet me kërkesën tuaj, përndryshe do të shfaqë rezultatet e kërkimit. Për të shfaqur rezultatet e plota të kërkimit, klikoni në fundin e listës vertikale (e cila shkruan "përmban..."), ose kryej në kërkim bosh për të shafur faqen speciale të kërkimit me më tepër opsione.

Nga kutia e thjeshtë e kërkimit nuk mund të kërkohen kategoritë. Ju mund të shfaqni një ndërfaqe më të avancuar të kërkimit duke bërë një kërkim nul (d.m.th mos shkruaj asgjë në shiritin e kërkimit dhe më pas kliko lupën ose butonin "Shko"). Pastaj kliko opsionin "Avancuar" për të shaqur kushte të tjera të kërkimit duke përfshirë edhe kategoritë, etj.

Ju gjithashtu mund të kërkoni përmbajtjen e Wikipedias direkt nga shfletuesi juaj.

Karakteristikat e motorrit të kërkimit[redakto | përpunoni burim]

Menuja veritale që shfaqe gjatë kërkimit në Wikipedia.

Motorri i kërkimit e neglizhon nëse ju shkruani në shiritin e kërkimit me shkronja të mëdha apo të vogla, apo edhe nëse përdorni shenja diakrtitike si thekset dhe umlaut. Për shëmbull në qoftë se shkruani Korca në rezultatet e kërkimit do të shfaqet edhe Korça.