Jump to content

Xhamia Ebu Bekër

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Ebu Bekër (Shkoder)
Xhamia e vjetër e Fushë Çelës (1917)

Xhamia e re e Fushë Çelës,[1] e emëruar sipas sahabesë Ebu Bekër, e njohur edhe si Xhamia e Madhe, është xhamia kryesore e qytetit të ShkodrësShqipëri.

Xhamia është projektuar nga byroja arkitektonike ARC Architectural Consultants[2] dhe është ndërtuar në vitet 1994–1995 në vendin e xhamisë së dikurshme të Fushë Çelës me paratë e sipërmarrësit saudit Sheh Zamil Abdullah Al Zamilit.[3] Është emëruar sipas Ebu Bekrit (572–634), kalifit të parë pas profetit Muhammed. Inaugurimi i xhamisë u bë më 27 tetor 1995, ndërsa u rinovua në vitin 2008.[4]

Xhamia, që sot ndodhet në fund të pedonales dhe përballë Hotel Colosseo, ofron me hapësirën e saj rej 622.72 m2 vend të mjaftueshëm për 1,300 besimtarë. Dy minaretë janë nga 41.11 metra të larta. Kupola qendrore ka një lartësi prej 24 metrash.[5]

Xhamia e Fushë Çelës, e ndërtuar gjatë sundimit osman dhe e shkratërruar gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, kishte në shekujt e mëparshëm një rëndësi të madhe për Shkodrën dhe rrethinën e saj: xhamia e dikurshme ishte një nga xhamitë më të bukura të Shkodrës si dhe ndër më të vizituarat, si dhe kishte medresenë e saj.[6]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Sytari, Muhamed (16 prill 2015). "Fusha e Çelës, gjurma bamirëse e Çelë Zylyftarit". Zani i Naltë.
  1. ^ Sytari, Muhamed (27 tetor 2020). "Për të mos harruar datat tona të shënuara!". myftinia-shkoder.org.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Digital Library". Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2010. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ zur Person: Zamil Abdullah Al Zamil
  4. ^ UDHA ISLAME Viti XIII - Nr. 11 (153), nëntor, 2015
  5. ^ "islamshkoder". Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2010. Marrë më 11 janar 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Norris, H.T. (1993). Islam in the Balkans: religion and society between Europe and the Arab world (në anglisht). University of South Carolina Press. fq. 76. ISBN 0872499774.