Xhamia e Sllatinës së Epërme
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Xhamia e Sllatinës së Epërme | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Sllatinë e Epërme, Viti, Kosovë |
Ndërtuar | 1905 - 1907 |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 2738 |
Xhamia e Sllatinës së Epërme është një monument i trashëgimisë kulturore në Sllatinë e Epërme, Viti, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhamia e Sllatinës së Epërme paraqet vlera të arkitekturës islame dhe gjithashtu popullore.
Objekti është evidentuar si i vitit 1924, por nga mbishkrimi që ka mbi derën hyrëse të xhamisë, del se objekti ishte ndërtuar gjatë viteve 1321-1325 sipas hixhrit, e që sipas kalendarit Gregorian i bie të jetë viti 1905-1907.
Si iniciator për ndërtimin e xhamisë mendohet të ketë qenë Emin Aga, një vendës i Sllatinës. Xhaminë e kishin punuar dymbëdhjetë mjeshtër dibranë, ndërsa si mjeshtër për përpunimin e gurëve ishte zgjedhur Halit Ymeri nga fshati Gjylekar.
Materiali ndërtimor i përdorur për ndërtimin e xhamisë është kryesisht guri, hatulla dhe llaç balte.
Xhamia ka pjesët përbërëse të saj, sallën e lutjeve, minaren, dhe hajatin. [2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Kadriu, Sherafedin. Trashëgimia Kulturore e Rajonit të Gjilanit. Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjetër Bogdani". fq. 69–70. ISBN 978-9951-8760-4-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Ky artikull për historinë e Kosovës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |