Jump to content

Xhamia e Vjetër (Nafplio)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Xhamia Trianon

Xhamia e Trianonit (greqisht: Τζαμί Τριανόν Tzami Trianon), e njohur gjithashtu si Xhamia e Vjetër (greqisht: Παλαιό Τζαμί Palaio Tzami, turqisht: Eski Camii) është një xhami historike osmane në qytetin e Nafplios, Peloponez, në Greqi.

Kjo xhami është shembulli më i vjetër i mbijetuar i arkitekturës osmane në Nafplio. Gjatë sundimit osman gjendej në lagjen e Vezirit të Madh, ndryshe lagjia e Sulltan Ahmedit, në qendër të tregut të qytetit. Ajo u ndërtua në fund të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, gjatë periudhës së parë të sundimit osman në zonë. Sot funksionon si kinema dhe vend kulturor.