Xhemal Aranitasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjeneral
Xhemal Araniti
Lindur më25 Janar 1886
Aranitas, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Vdekur më13 Mars 1961
Stamboll, Turqi
Në aleancë me Ushtria Mbretërore Shqiptare
Shërbimi/degaStafi Mbretëror Shqiptar
Vite shërbimi1920 – 1939
GradaGjeneral
Betejat/luftratLufta e Shkodrës

Lufta e Vlorës

Pushtimi italian i Shqipërisë
ÇmimetUrdhëri i Skënderbeut

Xhemal Aranitasi (turqisht: Cemal Aranit Paşa, Aranitas, 25 janar 1886Stamboll, 13 mars 1961) ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane dhe pas pavarësisë i shërbeu shtetit shqiptar ku u bë gjeneral dhe komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Aranitas të kazasë së Mallakastrës, i biri i Ibrahim Aranitasit, një kolonel i Ushtrisë Perandorake Osmane dhe Esma Jahobegajt. Ai u diplomua nga Shkolla e Mesme Ushtarake në Manastir, dhe më pas në akademinë ushtarake në Stamboll.

Gjatë luftërave ballkanike ai luftoi në Ushtrinë Osmane, si drejtues i një njësie mitralierie.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë u pushtua nga Ushtria Austro–Hungareze, ai shërbeu në komunën Aranitas si komandant i xhandarmërisë.

Në vitin 1920 ai u bashkua me Ushtrinë Mbretërore Shqiptare dhe katër vjet më vonë ai ishte një komandant batalioni. Në vitin 1925, me gradën nënkolonel, ai u bë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare. Megjithëse vendimet kryesore për Ushtrinë u morën nga oficerë me origjinë të huaj, të tillë si Gustav von Myrdacz dhe Leon Ghilardi, Xhemal Aranitasi ishte shqiptari i vetëm vendas nominalisht në staf. Në vitin 1929 ai u gradua në gjeneral. Ai shërbeu si ndihmës i Mbretit Zog para se kjo detyrë të merrej nga Mehmet bej Konica.

Në vitin 1939, si ministër i Luftës, përballë luftës me Mbretërinë e Italisë, Aranitasi ndaloi botimin në shtyp të mobilizimit popullor dhe gjithashtu ndaloi lëshimin e armëve për popullatën civile. Më 6 prill 1939, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Ushtria Mbretërore Italiane, u largua nga vendi dhe u vendos në Turqi, ku jetoi deri në fund të jetës së tij.

Atij iu dha Shiriti i Madh i Urdhërit të Skënderbeut.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]