Yjet Shqiptarë të Diasporës
Yjet Shqiptarë të Diasporës | |
---|---|
Kategoria | Talent Show |
Krijuar nga | Ilir Shaqiri |
Screenplay by | Ledja Liku |
Prezantuar nga | Ilir Shaqiri |
Shteti i origjinës | Shqipëri |
Gjuha origjinale | Shqip |
No. of episodes | 14 |
Production | |
Executive producer | Ledja Liku |
Original release | |
Rrjeti | Top Channel |
Release | TBD |
Yjet Shqiptarë të Diasporës është një program televiziv shqiptar në zhanrin talent show, i prodhuar nga Top Channel, që thekson talentet e shqiptarëve të rinj ose të njerëzve me origjinë shqiptare që jetojnë jashtë Shqipërisë. Synohet grupmosha mes 14 dhe 30 vjeçare.[1] Programi po filmohet në qytete të ndryshme të Evropës, si Roma, Dortmundi, Shkup, Prishtina, Bazeli, Milanoja, etj.[2] Ai është në prodhim e sipër.
Programi mbahet në kuadër të aktiviteteve të Fondacionit Dritan Hoxha, dhe përkrahet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë.
Formati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi përfshin një sërë kategorish performuese ku pjesëmarrësit mund të tregojnë aftësitë e tyre. Kategoritë kryesore janë:
Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një aplikim, i cili përfshin detajet e tyre personale dhe një video 60-sekondëshe duke performuar në zhanret përkatëse. Pas fazës së audicioneve, ku janë përzgjedhur talentet e rinj të Diasporës Shqiptare, publiku, me anë të votimit online, zgjedh gjysmëfinalistët, ndërsa juria e përbërë nga një panel me figura publike të njohura shqiptare, zgjedh talentet e reja që shkojnë në fazën finale të programit.
Proçesi i audicioneve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza fillestare e garës është proçesi i aplikimit. Pjesëmarrësit aplikojnë online duke ofruar informacionin e tyre personal dhe duke dorëzuar një klip video të shkurtër (60 sekonda) që demonstrojnë talentin e tyre. Këto video shqyrtohen nga producentët e shfaqjes për të përzgjedhur pjesëmarrësit për fazat e ndryshme të transmetimit.[3][4]
Prodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi "Yjet Shqiptarë të Diasporës"[5] prodhohet nga Top Channel. Prodhimi përfshin xhirimin në vende të ndryshme ndërkombëtare,duke lejuar pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme të marrin pjesë dhe të tregojnë talentin e tyre. Producentja ekzekutive dhe skenaristja e programit është Ledja Liku, ndërsa ideator,dhe moderator, është koreografi i mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri.[6]
Ndikimi dhe objektivat e programit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi ka ndikuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe në ruajtjen e identitetit kulturor mes brezave të rinj në diasporë. Pjesëmarrësit nga diaspora shqiptare kanë pasur mundësinë të prezantojnë ide dhe projekte përballë një audience globale, duke promovuar talentet dhe arritjet e tyre përtej kufijve të Shqipërisë,Kosovës dhe Diasporës Shqiptare. Ky përfshirje ka bërë të mundur që ata të ndihen të lidhur më ngushtë me rrënjët e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të origjinës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës | Apliko tani!". aplikime.top-channel.tv. Top Channel. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2024. Marrë më 30 nëntor 2024.
- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës, më 21 Shtator nisin xhirimet në Romë". Top Channel. 21 shtator 2023. Marrë më 4 nëntor 2024.
- ^ ""Yjet Shqiptarë të Diasporës" fillon xhirimet në Romë më 21 Shtator". Alfa Press Albania. 21 shtator 2023. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës, producentja zbulon emisionin e ri me në krye". Pamfleti. 2023-09-21. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "Ilir Shaqiri dhe Ledja Liku zbulojnë detaje ekskluzive rreth 'Yjet Shqiptarë të Diasporës'". Gazeta Shqip. 2024-12-15. Marrë më 2024-12-18.
- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës, Ilir Shaqiri flet për rikthimin në ekran dhe programin e ri në Top Channel". Gazeta Shqip. 2023-09-21. Marrë më 2024-11-04.