Yjet Shqiptarë të Diasporës
Yjet Shqiptarë të Diasporës | |
---|---|
Yjet e Diasporës | |
Gjinia | Talent Show |
Krijuar nga | Ilir Shaqiri |
Skenari nga | Ledja Liku |
Prezantuar nga | Ilir Shaqiri |
Shteti | Shqipëri |
Gjuha në prodhimin origjinal | Shqip |
Nr. i episodeve | 14 |
Prodhimi | |
Prodhuesi kryesor | Ledja Liku |
Transmetimi | |
Programi origjinal | Top Channel |
Formati i pikturës |
|
Yjet Shqiptarë të Diasporës është një program televiziv shqiptar në zhanrin Talent Show, që thekson talentet e shqiptarëve të rinj ose të njerëzve me origjinë shqiptare që jetojnë jashtë kufijve Shqiptarë.
Formati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi përfshin një sërë kategorish performuese ku pjesëmarrësit mund të tregojnë aftësitë e tyre. Kategoritë kryesore janë:
Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një aplikim, i cili përfshin detajet e tyre personale dhe një video 60-sekondëshe duke performuar në zhanret përkatëse. Pas fazës së audicioneve, ku janë përzgjedhur talentet e rinj të Diasporës Shqiptare, publiku, me anë të votimit online, zgjedh gjysmëfinalistët, ndërsa juria e përbërë nga një panel me figura publike të njohura shqiptare, zgjedh talentet e reja që shkojnë në fazën finale të programit.
Proçesi i Audicioneve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faza fillestare e garës është proçesi i aplikimit. Pjesëmarrësit aplikojnë online duke ofruar informacionin e tyre personal dhe duke dorëzuar një klip video të shkurtër (60 sekonda) që demonstrojnë talentin e tyre. Këto video shqyrtohen nga producentët e shfaqjes për të përzgjedhur pjesëmarrësit për fazat e ndryshme të transmetimit [1] [2].
Lokacionet e Xhirimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Show do të xhirohet në disa qytete, ku përfshihen:
Këto lokacione lejojnë një reach të gjerë, duke u lidhur me audiencat shqiptare që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Produksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi "Yjet Shqiptarë të Diasporës" prodhohet nga Top Channel.Prodhimi përfshin xhirimin në vende të ndryshme ndërkombëtare,duke lejuar pjesëmarrësit nga shtetet e ndryshme të marrin pjesë dhe të tregojnë talentin e tyre. Producentja ekzekutive dhe skenaristja e programit është Ledja Liku, ndërsa ideator,dhe moderator, është koreografi i mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri [3].
Bashkëpunëtorët dhe Mbështetja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi televiziv i organizuar nga Fondacioni Mediatik "Dritan Hoxha" dhe mbështetur nga Meki ( Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit) është xhiruar në disa qytete të ndryshme të Europës, dhe Shtetet e Bashkuara, duke arritur një audiencë të gjerë në diasporën shqiptare.
Ndikimi dhe Objektivat e Programit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi ka ndikuar në promovimin e kulturës shqiptare dhe në ruajtjen e identitetit kulturor mes brezave të rinj në diasporë. Pjesëmarrësit nga diaspora shqiptare kanë pasur mundësinë të prezantojnë ide dhe projekte përballë një audience globale, duke promovuar talentet dhe arritjet e tyre përtej kufijve të Shqipërisë,Kosovës dhe Diasporës Shqiptare. Ky përfshirje ka bërë të mundur që ata të ndihen të lidhur më ngushtë me rrënjët e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të origjinës.
Transmetimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi do transmetohet në televizionin kombëtar Top Channel,një nga rrjetet televizive më të mëdha në Shqipëri. Ajo arrin një numër të madh shikuesish brenda Shqipërisë dhe gjithashtu tërheq shikues nga diaspora shqiptare përmes platformave të transmetimit satelitor dhe online [4].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ""Yjet Shqiptarë të Diasporës" fillon xhirimet në Romë më 21 Shtator". Alfa Press Albania (në anglisht). 2023-09-21. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës, producentja zbulon emisionin e ri me në krye". Pamfleti. 2023-09-21. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës, Ilir Shaqiri flet për rikthimin në ekran dhe programin e ri në Top Channel". Gazeta Shqip. 2023-09-21. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "Yjet Shqiptarë të Diasporës, më 21 Shtator nisin xhirimet në Romë". Top Channel. 2023-09-21. Marrë më 2024-11-04.