Jump to content

Zejni Fejzulahi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zejni Fejzulahi
Gjate punes ne zyre si drejtor i shkolles.
U lind në25 Maj 1961
ArsimiInxhinier i Diplomuar i Makinerise

Zejni Fejzulahi lindi në fshatin Tërnoc i Madh, komuna e Bujanocit më 1961. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme teknike në Bujanoc. Ka studiuar në Fakultetin e MakinerisëUniversitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1986.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi nuk pati mundësi të punësohej në profesion e tij, filloi punën në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, më 01.09.1985.

Në shkollë ka kryer detyra me përgjegjësi nga më të ndryshmet. Ka qenë kryetar i pleqësisë së shkollës në periudhën 1990-1992, anëtar i Këshillit të shkollës ishte më 2001-2005.

Zejni Fejzulahi ka qenë këshilltar komunal në periudhën 2006-2008.

Në periudhën 2010-2013 ishte kryetar i Komisionit për Arsim gjatë përbërjes së parë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe u siguruan shumë tekste shkollore për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

Ndihmësdrejtor ishte në vitin shkollor 2009/10.

Në përbërjen e dytë të Këshillit Nacional u emërua zëvendës kryetar i KNSh-së, mirëpo për shkak obligimeve tjera, me vetdëshirë u lirua nga ky funksion. Ushtroi detyrën e kryetarit të Komisionit për Arsim në periudhën 2014-2017. Ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës u zgjodh më 2013, funksion të cilin e ushtroi deri në qershor të vitit 2014. Përsëri në dhjetor të vitit 2014 u zgjodh ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës, ndërsa në maj të vitit 2015 zgjidhet drejtor me mandat katërvjeçar.[1]

Mandatin e dytë katërvjeçar e mori në maj të vitit 2019. Detyrën e drejtorit e përfundoi më 14 maj 2023 dhe nuk kandidoi më për një mandat të ri.[2]

Gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit, shkolla e mesme u digjitalizua e para në rajon.[3]

Momentalisht zhvillon veprimtarinë në bibliotekën e shkollës.

Publikimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është autor i librit “Analizë e suksesit dhe vijimit 2012/13 deri 2019/20”, i botuar në vitin 2021.[4]

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]