Jump to content

Zemër kremi me djathë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në një enë të gjërë përzjeni gjatë djathin me një lugë druri, shtoni gjizën e thërrmuar, krem qumështin dhe punojeni përgatesën derisa të përftohet një krem i fryrë e i lehtë. Hidheni atë në një formë në trajtë zemre dhe mbajeni në frigorifer për të pakttën 8 orë. Pastroni lani e thani luleshtrydhet dhe vendosini në pjesën e poshtme të frigoriferit. Në momentin e servirjes përmbyseni formën në një pjatë dhe zbukurojeni me luleshtrydhet e vendosura bukur në rend rreth e rrotull dhe mbi sipërfaqe. Spërkateni me sheqer pudër dhe servireni.[1]

Për 4 persona duhen :

  • 200 g gjizë,
  • 300 g djathë i bardhë i butë,
  • 1/2 gotë krem qumësht,
  • 500 g luleshtrydhe,
  • sheqer pudër.
  1. ^ "Zemer kremi me djathe". Receta Kuzhine.