Zenebishët
Zenebishët apo Zeneviasit, it. Sarbissa, kanë qënë një familje fisnike arbërore që patën një periudhë sundimi dalur nga rrënojat e Despotatit të Epirit.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të përmendur ndër anale Zenevias, Ζενεβισσαίους[1], ishin njëra prej familjeve që iu dhanë privilegje nga Anzhuini Filipi I, Princ i Tarantos[2].
Historianë dhe kronikanë turq pohojnë se kjo familje rrjedh nga Zagoria. Në qindvjetin e XIV ajo u forcua kaq shumë sa të ngulitej në qytetin e Gjirokastrës. Pasues të tyre ishin fiset e Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Zagorisë[3]. Ndër figurat e përmendura në periudhën e tyre të sundimit ishin:
Pas sulmeve të osmanëve, Gjini iu nënshtrua dhe u dërgoi njërin djalë në Adrianopojë si peng në oborrin e Sulltanit, më 1410. Ky djalë i quajtur Hamza, luajti rol në historinë osmane si komandant ushtarak[3].
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shuflaj M., Serbë dhe shqiptarë, përkthyer nga Hasan Çipuri, Tiranë: Toena, 2004, fq. 101. ISBN 99927-1-854-4
- ^ Winnifrith T. Badlands, Borderlands: A History of Northern Epirus/Southern Albania. University of Michigan: Duckworth, 2000. fq. 97–98. ISBN 978-0-7156-3201-7.
- ^ a b Vlora E. & Godin M., Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri, përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: 55, 2010, fq. 46. ISBN 978-99943-56-83-6