Gjin Zenebishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjon Zenebishi)
Jump to navigation Jump to search

Gjin Zenebishi (italisht: Giovanni Sarbissa, vdiq 1418) ishte një fisnik arbër me titullin sebastokrator me zotërime në Epir, si në Gjirokastër dhe Vagenetia.

Emri[redakto | përpunoni burim]

Zenevishi mund të gjendet me shqiptime të ndryshme në dokumentet historike. Emri hebre që në italisht bën Giovanni përkon në shqip me trajtat Gjon dhe Gjin, përdorimi në historiografinë shqiptare ka sanksionuar mënyrën për ta quajtur Gjin Zenebishi (më pak si Zenebishti). Në anglishten moderne zakonisht si John Zenevisi[1][2] ose John Sarbissa.[2] Në italisht, emri i tij pasqyrohet Giovanni Sarbissa.[3]

Të dhëna historike[redakto | përpunoni burim]

Në vitin 1400 një Gjin Zenebishi përmendet sebastokrator i Vagenatias (Vagalat?), ishte sundimtar edhe i Pirgosit dhe i Sajadës. Pas sulmeve të para të fuqive osmane ai iu nënshtrua atyre dhe dërgoi njërin djalë peng razie në oborrin sulltanor të Edrenesë më 1410. Më tej, i trimëruar nga sulmet e arbërorëve të Akarnanisë ndaj Gjirokastrës, ngriti krye dhe mori kështjellën e Gjirokastrës me pasuesit e tij të fiseve malësore, por u mund shpejt e nga 1416 u vendos në Korfuz, ku ndërroi jetë më 1418.[4]

Referimet[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Fine 1994, p. 356

    ... John (Gjin) Zenevisi ...

  2. ^ a b Elsie 2003, p. 53: "Lord John Sarbissa (Zenevisi) was lord of the town of Gjirokastra and the region of Vagenetia and Paracalo (Parakalamo)."
  3. ^ Denkschriften. Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. 1869. f. 124–. Giovanni Sarbissa 
  4. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. f. 46.  978-99943-56-83-6.