Zooplanktoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Një shumëllojshmëri e organizamve zooplanktonike

Zoopalanktoni është plankton heterotrof (disa janë detrivitorë). Planktoni është grup i organizmave që enden në afërsi të oqeaneve, detërave dhe masave të ujërave të ftohta. Fjala zooplankton rrjedh nga fjala greke zoon (ζῴον), e cila do të thotë "kafshë" dhe planktos (πλαγκτός), që do të thotë "endës". Zooplanktoni si individ i vetëm zakonisht ka madhësi mikroskopike, por disa (siç janë kandilët e detit) janë më të mëdhenj dhe janë të dukshëm për syrin e njeriut.

Ekologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një copepod (Calanoida)
Kandil i detit (Aequorea victoria)


Zooplanktoni është një kategori që përfshin një varg të madhësive të organzimave duke përfshirë protozoa të vegjël dhe metozoa të mëdha. Kjo kategori po ashtu përfshin edhe organizmat holoplanktonik, cikli jetësor i të cilëve fillon dhe mbaron brenda planktonit, si dhe organizmat meroplanktonik të cilët kalojnë një pjesë të jetës së tyre brenda planktonit derisa të shndërrohen në nekton ose sesil (krijesa bentoike). Megjithëse zooplanktoni kryesisht bartet nga rrymat e ujit, shumë prej tyre kanë aftësi të zhvendosen, gjë që ndihmon të shmangen nga grabitqarët ose të rrisin rastësinë e ndeshjeve me gjahun.

Grupet e zooplanktonit protozoa të rëndësishme për ekologjinë përfshijnë foraminiferët, radiolarët dhe dinoflagjelatët (këta të fundit janë miksotrofë). Kurse zooplanktoni metozoa përfshinë knidarët siç janë kandilët e detit dhe Luftanija portugeze (Physalia physalis); crustacea (gaforret) siç janë copepoda, ostrakodët, izopodët, amfipodët, mysidët dhe krilli; ketognatët (krimbat ketorë); mollusqet siç janë pteropodët; dhe kordatët siç janë salpët dhe peshku i mitur. Ky rend i gjërë filogjenetik përfshin edhe nje rend të ngjashëm të gjërë të sjelljeve të ushqyerjes; të ushqyerit me filtrim, me gjueti dhe simbiozë me fitoplanktonë autotrofikë që gjenden në korale. Zooplanktonet ushqehen me bakterie planktonike, fitoplanktone, zooplanktone të tjera (ndonjëherë si kanibal), detrius si edhe me organizma nektonik. Si rezultat, zooplanktonet kryesisht gjenden në ujërat sipërfaqsorë ku burimet ushqimore (fitoplanktonët ose zooplanktonët e tjerë) janë të mjaftueshme.

Si çdo lloj që jeton në regjione të caktuara gjeografike, edhe zooplanktonet gjenden në zona të caktuara. Megjithatë, llojet e zooplanktonëve nuk janë të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme ose të rastësishme brenda një rajoni të një oqeani. Si me fitoplanktonet, edhe 'grupe' të llojeve të zooplanktoneve ekzistojnë kudo në oqean. Ndonëse ekziston një numër i vogël i barierave fizike mbi zonën mezopelagjiale, lloje specifike të zooplanktoneve janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të kripshmërisë dhe temperaturësujit; përderisa llojet e tjera mund të durojnë luhatje të mëdha të kripshmërisë dhe të temperaturës së ujit. Grupimi i zooplanktoneve gjitashtu mund të ndikohet nga faktorë biologjikë, si dhe nga faktorë të tjerë fizikë. Faktorët biologjikë përfshijnë shumimin, gjuetinë, përqëndrimin e fitoplanktoneve dhe migrimin vertikal. Faktori fizik që ndikon më së shumti në shpërndarjen e zooplanktonit është përzierja e masave (shtresave) të ujit (baticat dhe zbaticat përgjatë bregdetit dhe në oqean të hapur) e cila ndikon në praninë e lëndëve ushqyese dhe nga ana tjetër prodhimin e fitoplanktoneve.

Gjatë konsumimit dhe tretjes së fitplanktoneve dhe burimeve të tjera të ushqimit, zooplanktonet luajn një rol të rëndësishëm në zinxhirin ushqimor ujor, si një burim për nivelet më të larta trofike (përfshirë peshqit) dhe si kanal për rezervimin e materive organike në qarkyllimin biologjik të materies. Pasiqë janë të vegjël, zooplanktonet mund të reagojnë shpejt në rritjen e masës së fitoplanktoneve, për shembull gjatë lulëzimit pranveror.

Zooplanktoni poashtu mund të veprojnë si rezervuar i sëmundjeve. Zooplanktoni Crustace (i gaforreve) është amvis i bakteries Vibrio cholerae, e cila shkaton kolerën. Ky lejon që cholera vibrios të ngjitet në ekzosekeletin e tyre kitinor. Kjo marrdhënie simbiotike shton aftësinë e bakteries për të jetuar në ambient ujor, pasiqë ekzoskelti i siguron bakteries karbon dhe azot.