Sharkia
Sharkia është vegël muzikore popullore zakonisht me pesë tela (2+1+2). Ka kasën të punuar nga një copë e vetme druri dhe bishtin e gjatë me 14 perde. Përdoren edhe tipa të tjerë sharkie, deri me 12 tela dhe 22 perde. Tingujt e sharkisë janë të thellë dhe kumbues. Me sharkinë shoqërohen në mënyrë heterofonike një pjesë e mirë e këngëve lirike dhe epike, të kënduara nga burrat, si dhe valle të ndryshme popullore. Shquhet si një ndër veglat më komplekse, përdoret e vetme ose në formacionet orkestrale si vegël kryesore. Loja përqëndrohet kryesisht mbi telin e parë, dy të tjerët mbajnë iso. Në hyrjet dhe fundet e frazave përfshihet edhe teli i tretë, duke i dhënë tonin nënbazal. Kjo krijon një nga efektet kadenciale më karakteristike të kësaj vegle. Sharkia bashkohet me vegla të tjera zakonisht me çiftelia, fyelli, dajrja dhe qemanë (violinë). Sharkia 12 telëshe është përdorur në formacione instrumentale më të gjëra si vegël udhëheqëse. Sharkia është e përhapur në Tropojë, Kukës,Dibra, ndërsa treva kryesore e saj është Gjakova me rrethet. Gjendet edhe në zonat e Komunës së Pejës,Drenicës,Prishtinës, Prizrenit, në Podrime si dhe në zonat e Hasit, Shkodres, etj...