Jump to content

Škoda Auto

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Škoda Auto
LlojiKompani private
IndustriaIndustria e Automobilëve
Themeluar në1895 (si Laurin & Klement)
ThemeluesiVáclav Laurin dhe Václav Klement
Zyrat qendrore,
Numri i vendodhjeve
fabrika prodhimi në Kinë, Çeki, Indi, Kazakistan, Rusi, Sllovaki, Ukrainë (2012)
Zona e shërbimit
Në të gjithë botën (përveç Amerikës së Veriut)
Njerëzit kyç
Winfried Vahland (Kryetar i Bordit të Drejtorëve)
Martin Winterkorn (Kryetar i Bordit Supervizor)
ProdhimiAutomobilë
Production output
Increase 949,412 njësi (2012)[1]
ShërbimetShërbime financiare Automotive
FitimetIncrease 10.4 miliardë (2012)
17.316.000.000 (2020) Edit this on Wikidata
Increase 712 miliardë (2012)
Total assetsIncrease 135.7 miliardë (2010)
Numri i punëtorëve
mbi 32 000 (2012)
PrindiVolkswagen Group
SubsidiariesŠkoda Auto Deutschland
Škoda Auto India
Škoda Auto Polska
Škoda Auto Slovakia
Faqja e internetitskoda-auto.com

Škoda Auto (Shqiptimi çek: [ˈʃkoda]), zakonisht njihet thjesht Škoda, është një prodhues automobilësh me bazë në Çeki. Škoda u bë pjesë e Volkswagen Group në 2000.[2] Shitjet e saj globale arritën 939,200 makina në 2012.[3]

Škoda Works u krijua si prodhues armësh në 1859 dhe Škoda Auto (dhe paraardhësit e tij) është një nga pesë kompanitë më të vjetra që prodhuan makina dhe ka një histori të pandërprerë (bashkë me Tatra, Daimler, Opel dhe Peugeot).[4]

Laurin dhe Klement, Slavia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

origjina e asaj që do të bëhej Škoda Auto fillon që në fillim të viteve 1890 ku, si shumë kompani të vjetra makinash, ajo e filloi duke prodhuar biçikleta. Ishte viti 1894, dhe 26-vjeçari Václav Klement, i cili ishte një shitës librash në Mladá Boleslav, Bohemi, sot Republika Çeke (atëherë pjesë e Austro-Hungarisë), nuk ishte në gjendje të gjente pjesë këmbimi për të riparuar biçikletën e tij Gjermane.

Nëse do të doje një përgjigjje për kërkimin tënd, duhet të përpiqesh të shkruash në një gjuhë që ne e kuptojmë.

—Përgjigjja Gjermane e Seidel & Naumann për kërkesën e Václav Klement në Çekisht ku kërkonte pjesë këmbimi për biçikletën e tij, e cila e shtyu të hapë dyqanin e tij

Škoda Auto është një nga prodhuesit më të mëdhej në Europën Qëndrore. Në vitin 2012, 939,200 makina u shitën në të gjithë botën, një rekord për kompaninë
Škoda Auto MuseumMladá Boleslav

Klement i ktheu biçikletën e tij prodhuesve, Seidel dhe Naumann, bashkë me një letër, në Çekisht, duke i kërkuar atyre që ta riparonin, por ai mirri vetëm një përgjigjje, në Gjermanisht, ku thuhej: "Nëse do të doje një përgjigjje për kërkimin tënd, duhet të përpiqesh të shkruash në një gjuhë që ne e kuptojmë". Klementi acaruar, pavarësisht se nuk kishte eksperiencë teknike, vendosi të hapë një dyqan riparimi biçikletash, të cilin ai dhe Václav Laurin e hapën në vitin 1895 në Mladá Boleslav. Përpara se të niste partneritetin e biznesit me Klementin, Laurin kish qenë prodhues biçikletash në qytetin e afërt në Turnov.

Në 1898, pasi u spostuan në fabrikën e tyre të sapondërtuar, çifti bleu një motorçikletë Werner "Motocyclette".[nb 1] Motorçikleta e parë e Laurin & Klement, e fuqizuar nga një motor i montuar në timon me rrotën e parë aktive, doli se ishte e rrezikshme dhe e pasigurt, në një incident të herët ajo i kushtoi dhëmbin e parë Laurin-it. Për të projektuar një mjet më të sigurtë me strukturë rreth motorit, çifti i shkroi specialistit gjerman të ndezjes së motorave Robert Bosch për një këshillë për një sistem elektromagnetik të ndryshëm. Motoçikleta e re e çiftit debutoi në vitin 1899.

Në 1900, kur kompania kishte një fuqi punëtore prej 32 vetash, filloi prodhimi lokal, me 150 mjete të dërguara në Londër për firmën Hewtson. Pak më vonë, shtypi i kreditoi ata si prodhuesit e parë të motoçikletave.[5] Modeli i parë, Voiturette A, ishte një sukses dhe kompania u vendos si brenda Austro-Hungarisë dhe ndërkombëtarisht. Nga viti 1905 firma po prodhonte automobilë, e cila e bën atë prodhuesin e dytë më të vjetër të makinave në Çeki pas Tatras.

Pjesa e mbrapme e Škoda Popular Special në Muzeun Sportauto, Lány, Distrikti Kladno, Republika Çeke

Pas luftës së parë botërore kompania Laurin & Klement filloi të prodhojë kamionë, por në 1924, pasi hasën në probleme dhe u goditën nga zjarri, kompania kërkoi një partner të ri.

Ndërkëhë Škoda Works, një prodhues armësh dhe një kompani shumë-sektorëshe e cila ishte bërë një nga ndërmarrjet industriale më të mëdha në Europë dhe më e madhja në Çekosllovaki, filloi të prodhojë makina në bashkëpunim me Hispano-Suiza. Škoda kërkonte të zgjeronte bazën jo-armëprodhuese dhe bleu Laurin & Klement në 1925. Shumica e prodhimit të mëvonshëm u markua me emrin e Škoda.

U përdor një linjë e re prodhimi që nga 1930. Në atë vit prodhimi i makinave u shkri në një kompani të vetme të quajtur, Akciová společnost pro automobilový průmysl ose ASAP. ASAP ishte degë e zotëruar plotësisht nga Škoda Works dhe vazhdonte të shiste makina në markën Škoda. Përveç fabrikës në Mladá Boleslav ajo përfshinte përfaqësitë e firmës, zyrat e shitjeve dhe të shërbimit, po ashtu edhe një servis qëndror në Pragë. Në atë kohë, fabrika e makinave në Mladá Boleslav u zgjerua në një sipërfaqe prej 215,000 m2 dhe punësonte rreth 4,250 punonjës.

Pas një rënie gjatë depresinit ekonomik, Škoda prezantoi një linjë të re makinash në vitet 1930 të cilat ndryshonin nga produktet e mëparshme. Një projektim i ri i shasisë, me shasi shtyllore me tuba rrethe qark, suspensioni i pavarur u zhvillua nën drejtimin e krye-inxhinierit Vladimír Matouš dhe i derivat i shpikjes së Hans Ledwinka tek Tatra. U përdor për herë të parë tek Škoda 420 Standard në 1933.[6]

Projekti i ri i shasisë u bë baza për modelet Popular (845-1,089 cc), Rapid (1165–1766 cc), Favorit (1802–2091 cc) dhe Superb (2.5–4 l).[6] Ndërkohë në 1933 Škoda kishte 14% të tregut Çekosllovak të makinave në pozicinin e tretë pas Praga dhe Tatra, linja e re e bëri kryesuesen e tregut në 1936, me 39% në 1938.[6]

Gjatë Pushtimit Nazist të Çekosllovakisë në Luftës së Dytë Botërore, Škoda Works u bë pjesë e Reichswerke Hermann Göring duke i shërbyer përpjekjes së Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore duke prodhuar pjesë për mjetet tokësore ushtarake, avionët ushtarakë, pjesë armësh dhe gëzhoja. Prodhimi i makinave ra nga 7,052 në 1939 në 683 në vitin 1944 nga të cilat vetëm 35 ishin për pasagjerë. 316 Kamionë u prodhuan nga janari deri në Maj 1945.[7] Forcat Ajrore të Britanisë dhe të ShBA-së bombarduan vazhdimisht Škoda works nga 1940 deri në 1945. Bombardimi final masiv ndodhi në 25 prill 1945 dhe rezultoi një shkatërrim pothuajse komplet të fabrikës së armatimit të Škoda dhe shkaktoi rreth 1,000 të vdekur dhe të plagosur.[8]

Pas Luftës së Dytë Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur, nga korriku 1945, fabrika në Mladá Boleslav u rindërtua, prodhimi i makinës së parë Škodas pas lufte filloi me serinë 1101. Ishte një version shumë i përditësuar i Škoda Popular i para luftës. Në vjeshtë të vitit 1945, Škoda (bashkë me të gjithë prodhuesit e mëdhenj) u bë pjesë e ekonomisë së planit, që do të thoshte se do të ndahej nga kompania nënë Škoda. Pavarësisht kushteve të pafavorshme politike dhe me humbjen e kontakteve me zhvillimet teknike në vendet jo-komuniste, Škoda mbajti një reputacion të mirë deri në vitet 1960, duke prodhuar modele si Škoda 440 Spartak, 445 Octavia, Felicia dhe Škoda 1000 MB.

Në fund të viteve 1980, Škoda (atëherë e quajtur Automobilové závody, národní podnik, Mladá Boleslav ose AZNP) po prodhonte ende makina që ishin konceptuar që prej viteve 1960. Modelet me motor të mbrapëm si Škoda 105/120, Estelle dhe Rapid shiteshin qëndrueshmërisht dhe kishin performancë të mirë kurdër markave më moderne në garat si RAC Rally në vitet 1970 dhe 1980. Ato fitonin në klasin e tyre në Rally RAC për 17 vjet rresht. Ato fuqizoheshin nga një motor 130 bhp, 1289 cm3. Përtej pamjes së vjetër dhe duke qenë subjekt i batutave negative, Škoda ishte një pamje e zakonshme në rrugët e Britanisë së Madhe dhe Europës Lindore nga vitet 1970 deri 1980.

Versionet sportive të Estelle dhe modele të mëparshme u prodhuan, duke shtuar emrin "Rapid". Kishte versione me çati rrobe të hapshme. Rapid përshkruhej edhe si 'Porsche për të varfërit',[9] dhe kishte goxha sukses shitjesh në Britani gjatë viteve 1980.[10]

Në 1987 doi modeli Favorit, dhe ishte një nga makinat kompakte triumfuese të makinave me rrota aktive përpara të Bllokut Lindor nga tre prodhuesit kryesor të bllokut në atë kohë, ato ishin VAZ Lada Samara dhe Zastava Yugo Sana. Pamja e jashtme e Favorit u dizenjua nga kompania italiane Bertone. Me disa teknologji motori të liçensuara nga Europa Lindore, por ende përdorte motorrin e projektuar nga Škoda 1289 cc, inxhinierët e Škoda projektuan një makinë të krahasueshme me prodhimet perëndimore. Hapësira boshe teknologjike ishte ende, por filloi të mbyllej shpejt. Modeli Favorit ishte shumë popullor në Çekosllovaki dhe në vendet e tjera të Bllokut Lindor. Ato po ashtu shiteshin mirë edhe në Europën Lindore, sidomos në Britani dhe Danimarkë për shkak të çmimit të ulët dhe po ashtu mbaheshin si solide dhe të besueshme. Ajo vazhdoi të shitej deri në prezantimin e Felicia në 1994.

Pjesë e Volkswagen Group

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rënia e Komunizmit solli shumë ndryshime në Çekosllovaki, dhe shumë industri iu nënshtruan privatizimit. Në rastin e Škoda Automobile, autoritetet shtetërore sollën një partner të fuqishëm të huaj. Volkswageni u zgjodh nga qeveria Çeke në 9 dhjetor 1990, dhe, si rezultat në 28 mars 1991, u realizua një marrëveshje bashkëpunimi me Volkswagen, e cila parashikoi transferimin e 30% të aksioneve tek Volkswagen Group në 16 prill 1991. Në vitet në vazhdim, Škoda u bë marka e katërt e grupit gjerman, Volkswagen Group i rriti aksionet në 19 dhjetor 1994, në 60.3%, më pas në 11 dhjetor 1995, në 70%.[11]

Në konkurencë për Škoda, Volkswageni konkuronte ndaj prodhuesit francez të makinave Renault, e cila humbi pasi plani i saj strategjik nuk përfshinte prodhimin e modeleve me vlerë të lartë në fabrikat Çeke: Renault propozoi prodhimin e Renault Twingo në fabrikat Škoda.

E ndihmuar nga ekspertiza dhe investimet e Volkswagen Group, si projektimi dhe pjesët inxhinierike u përmirësuan shumë. Modeli i vitit 1994 Felicia ishte një rimodelim Favorit, por ndihmuan përmirësimet cilësore, dhe në Republikën Çeke makina kishte një çmim të mirë dhe u bë popullore. Drejtori i Volkswagen AG Ferdinand Piëch e zgjodhi personalisht Dirk van Braeckel si krye-projektues, dhe më vonë modelet Octavia dhe Fabia e hapën rrugën e tyre për tregjet kërkuese të Bashkimit Europian. Ato ndërtohen në platforma të zakonshme të Volkswagen Group. Fabia është e bazuar në platformën Volkswagen A0, megjithëse Fabia u lëshua një vit para se Volkswagen të lëshonte Polon e re, e cila është e bazuar në të njëjtën platformë.

Perceptimi i Škoda në Europën Perëndimore ka ndryshuar komplet që nga marrjes nga VW,[12] në krahasim me reputacionin e makinave përgjatë viteve 1980— shpesh të përshkruara si 'makinat për të qeshur' në botën e makinave.[13][14][15] Psi zhvillimet teknologjike vazhduan dhe modele të reja tërheqëse dolën në treg, imazhi i Škodas u përmirësua.

Që prej vitit 2010, Škoda ka shumë fabrika prodhimi dhe montimi, duke përfshirë një në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Škoda ka po ashtu një linjë montimi në qytetin e Aurangabad, në shtetin lindor të Indisë Maharashtra e cila u hap në 2001 si Škoda India Private Ltd.

Në 2006, Škoda prezantoi modelin e saj të ri Roomster, një mini-furgon me një projektin të veçantë.

Një makinë e re koncept u prezantua një Shfaqjen e Makinave në Paris në shtatorA 2006. Koncepti, një makinë me tre dyer kompakte e projektuar për shoferë të rinj, u quajt Škoda Joyster.

Në 2005, kompania prodhio 494,637 makina, dhe në 22 nëntor 2006, prodhoi makinën e 500,000-të për vitin 2006, hera a e parë në historinë e gjatë Škoda që kjo shifër u arrit.[16] Në fund të 2006, u prodhuan mbi 550,000 makina.

Dega Australiane e Volkswagen Group, Volkswagen Group Australia (VGA), lajmëruan se do të rikthenin Škodën, e shitur për herë të fundit në Australi në 1983, në tregun Australian të makinave në tetor 2007. Që prej 2012, Fabia, Octavia, Roomster, Superb dhe Yeti janë të pranishme në Australi.[17]

Škoda filloi të prodhojë në Kinë në 2006. Shitjet në vitin 2009 në Kinë ishin tre modelet Octavia, Superb, dhe Fabia, me rreth 123,000 makina të shitura. Shanghai Volkswagen planifikon të ndërtojë Yeti SUV në 2011.[18] Në pjesën e dytë të vitit 2010, Kina u bë tregu i dytë më i madh i Škodës.[19]

Në 2009, Revista Top Gear e quajti Škoda Superb - Makina Luksoze e Vitit dhe Škoda Yeti - Makina Familiare e Vitit.[20]

Një logo e re e ridizenjuar u shfaq nga Škoda në mars 2011.[21]

Në 2011, Škoda shiti një numër rekord me rreth 875,000 makina, dhe ka deklaruar se do to dyfishojë shitjet deri në vitin 2018, si pjesë e planit të Volkswagen Group, e cila synon të bëhet prodhuesi më i madh i makinave në botë.

Shifrat e shitjeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Modeli 1991[22] 1995[23] 1996[24] 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012[1] 2013[25]
Škoda Felicia[nb 2] 172,000 210,000 288,458 261,127 241,256 148,028 44,963
Škoda Octavia 47,876 102,373 143,251 158,503 164,134 164,017 165,635 181,683 233,322 270,274 309,951 344,857 317,335 349,746 387,200 409,360 359,600
Škoda Fabia 823 128,872 250,978 264,641 260,988 247,600 236,698 243,982 232,890 246,561 264,173 229,045 266,800 255,025 202,000
Škoda Superb 177 16,867 23,135 22,392 22,091 20,989 20,530 25,645 44,548 98,873 116,700 106,847 94,400
Škoda Roomster 14,422 66,661 57,467 47,152 32,332 36,000 39,249 33,300
Škoda Yeti 11,018 52,604 70,300 90,952 82,400
Škoda Rapid 1,700 9,292 103,800
Škoda Citigo 509 36,687 45,200
Totali 172,000 210,000 261,000 336,334 363,500 385,330 435,403 460,252 445,525 449,758 451,675 492,111 549,667 630,032 674,530 684,226 762,600 879,200 949,412 920,800
Fabia WRC tek Rally Finland 2004
Fabia S2000 (2009)


Kampionati Botëror i Rally (WRC)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E ndjekur nga një histori e gjatë të fitoreve në në nivelet e ulëta të motorsportit, Škoda u bë anëtare e FIA World Rally Championshipsezonin e vitit 1999, me modelet World Rally CarŠkoda Octavia. Rezultati më i mirë i Škodas me Octavia WRC ishte vendi i tretë me Armin Schwarz në vitin 2001 në Safari Rally. Nga mesi i vitit 2003, Octavia u zëvendësua nga më e vogla Škoda Fabia. Škoda e përdori sezonin 2004 të WRC për zhvillimin e makinës, por nuk arriti sukses në sezonin tjetër. Gjithësesi, në fund të sezonit të Rally Australia, Kampioni botëror i WRC i vitit 1995 Colin McRae ishte i dyti para se të tërhiqej. Škoda atëherë u tërhoq nga kjo seri, dhe sezoni 2006 i WRC e pa Škodën të përfaqësuar nga Red Bull Škoda Team.

Në 2009, Škoda hyri tek Intercontinental Rally Challenge (IRC) përherë të parë, me Fabia S2000, duke fituar tre Rally dhe të dy shoferët përfunduan të dytët si në kampinatin e shoferëve dhe atë të konstruktorëve. Në 2010, Škoda fitoi një total prej shtatë evente IRC.

Gara e Shpejtësisë Bonneville

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht 2011, një makinë speciale Škoda Octavia vRS vendosi rekordin botëror të shpejtësisë në Bonneville Speedway dhe u bë makina më e shpejtë në botë me motor deri në dy litra, kua ajo arriti 365 km/h.[26] Makina më e shpejtë Škoda në prodhim është Škoda Superb 3.6 FSI 4x4, me shpejtësi maksimale 250 km/h dhe me nxitim nga 0 në 100 km/h për 6.5 sekonda.

Modelet historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Laurin & Klement A (1905–1907)
  • Laurin & Klement B (1906–1908)
  • Laurin & Klement C (1906–1908)
  • Laurin & Klement D (1906–1907)
  • Laurin & Klement E (1906–1909)
  • Laurin & Klement B2 (1907–1908)
  • Laurin & Klement C2 (1907–1908)
  • Laurin & Klement F (1907–1909)
  • Laurin & Klement FF (1907)
  • Laurin & Klement FC (1907–1909)
  • Laurin & Klement HO/ HL/HLb (1907–1913)
  • Laurin & Klement BS (1908–1909)
  • Laurin & Klement FCS (1908–1909)
  • Laurin & Klement G (1908–1911)
  • Laurin & Klement DO/DL (1909–1912)
  • Laurin & Klement FDO/FDL (1909–1915)
  • Laurin & Klement EN (1909–1910)
  • Laurin & Klement FN/GDV/RC (1909–1913)
  • Laurin & Klement FCR (1909)
  • Laurin & Klement L/LO (1909–1911)
  • Laurin & Klement ENS (1910–1911)
  • Laurin & Klement K/Kb/LOKb (1911–1915)
  • Laurin & Klement LK (1911–1912)
  • Laurin & Klement S/Sa (1911–1916)
  • Laurin & Klement DN (1912–1915)
  • Laurin & Klement RK (1912–1916)
  • Laurin & Klement Sb/Sc (1912–1915)
  • Laurin & Klement M/Mb/MO (1913–1915)
  • Laurin & Klement MK/400 (1913–1924)
  • Laurin & Klement O/OK (1913–1916)
  • Laurin & Klement Sd/Se/Sg/Sk (1913–1917)
  • Laurin & Klement Ms (1914–1920)
  • Laurin & Klement Sh/Sk (1914–1917)
  • Laurin & Klement T/Ta (1914–1921)
  • Laurin & Klement Si/Sl/Sm/So/200/205 (1916–1924)
  • Laurin & Klement Md/Me/Mf/Mg/Mh/Mi/Ml/300/305 (1917–1923)
  • Laurin & Klement MS/540/545 (1920–1923)
  • Laurin & Klement Škoda 545 (1924–1927)
  • Škoda 422 (1929–1932)
  • Škoda 430 (1929–1936)
Škoda Favorit, një limuzinë luksi e madhe nga 1939
  • Škoda 633 (1931–1934)
  • Škoda 637 (1932–1935)
  • Škoda 420 Standard/Rapid/Popular (1933–1938)
  • Škoda Rapid (1935–1947)
  • Škoda Favorit (1936–1941)
  • Škoda Superb (1934–1943)
  • MissionL (2011)
  • Vision D (2011)
  • Fabia Super (2007)
  • Joyster (2006)
  • Yeti II (2006)
  • Roomster (2003)
  • Tudor (2002)
  • Fabia Paris Edition (2002)
  • Ahoj (2002)
  • Felicia Golden Prague (1998)
  • 783 Favorit Coupé (1987)
  • Škoda 110 Super Sport Ferat (1971)
  • Škoda 1100 GT (1968)
  • Škoda 720 (1967–1972)
  • Škoda F3 (1964)
  • Škoda 1100 Type 968 (1958)
  • Škoda 973 Babeta (1949)

Modelet historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Margolius, Ivan and Meisl, Charles (1992). Škoda Laurin & Klement. London: Osprey. ISBN 1-85532-237-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  1. ^ More information about the Werner motor bicycles: Twycross, Tony (prill 2005). "Auto Cycling, 1890s Style". The Moped Archive. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Includes sales of the Škoda Favorit, produced until 1995.
  1. ^ a b vwagfy2012. 15 mars 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 janar 2013. Marrë më 15 mars 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Alle VW-Konzernmodelle Teil 3: Seat und Skoda" (në gjermanisht). Autozeitung.de. Marrë më 28 gusht 2011.
  3. ^ Anthony Crawford (9 prill 2011). "Skoda – more popular than ever". Car Advice. Marrë më 28 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Digitální továrna společnosti Škoda Auto" (në çekisht). Automa. dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2013. Marrë më 3 mars 2014.
  5. ^ "Skoda Company History". CarAutoPortal.com. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2010. Marrë më 10 gusht 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c Králík, Jan (2008), V soukolí okřídleného šípu, Grada Publishing a.s., fq. 19–22 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Pavlínek, Petr (2008). A Successful Transformation? Restructuring of the Czech Automobile Industry. Physica-Verlag. doi:10.1007/978-3-7908-2040-9. ISBN 978-3-7908-2039-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ HELL FROM HEAVEN - Chapter 35 - Mission 31 - Pilsen, Czechoslovakia - Our Last Combat Mission - April 25, 1945 - By Leonard Streitfeld, Bombardier, 600th Squadron. 398th.org (1945-04-25). Retrieved on 2013-07-16.
  9. ^ Paul Burrows (13 mars 2008). "Czech-in time for Skoda". AVHub. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Skoda has last laugh". BBC News. 24 shkurt 2000. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Mladá Boleslav (6 tetor 2004). "ŠKODA AUTO a.s." (PDF). Volkswagen Group. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2013. Marrë më 3 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Skoda's Marketing Success Goes From Strength To Strength". Carpages. 17 dhjetor 2002. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Kevin Massy (28 janar 2008). "Skoda flagship to get VW's premium nav system". CNET Reviews. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2011. Marrë më 6 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Jez Spinks (15 tetor 2007). "Skoda Octavia: first drive of the 'budget' VW". Drive.com.au. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 3 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Steve Kealy (16 shkurt 2010). "Skoda Octavia Scout 4x4". Carsales.com.au. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2015. Marrë më 3 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Skoda Tops 500,000 Model Mark". The Auto Writer. 28 nëntor 2006. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Feann Torr (1 prill 2011). "Skoda Fabia and Yeti coming in July". CarPoint Australia. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 3 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Shanghai Volkswagen Plans for Skoda Yeti Production in 2011". ChinaAutoWeb.com. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 3 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "China Became Skoda's Largest Market". ChinaAutoWeb.com. 11 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2013. Marrë më 3 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Skoda Yeti and Superb get Top Gear awards". MotorTorque.com. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2012. Marrë më 11 dhjetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Skoda VisionD Design Study reveals new logo, design language". CarAdvice.com.au. 1 mars 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Case study: Skoda". Tcworld.info. dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2011. Marrë më 3 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "GENERAL PRESENTATION ŠKODA 2008" (PDF). Institute for Industrial and Financial Management. fq. 15. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 korrik 2011. Marrë më 28 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "ŠKODA AUTO a.s." (PDF). Prague: Volkswagen Group. 21 qershor 2004. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 korrik 2012. Marrë më 3 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "ŠKODA 2013: Success with new models". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 27 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Škoda Octavia vRS je nejrychlejším dvoulitrem světa" [Skoda Octavia VRS is the fastest two-liter in the world] (në çekisht). IHNED.cz. 28 gusht 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]