Afganistani

Coordinates: 34°31′N 69°11′E / 34.517°N 69.183°E / 34.517; 69.183
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Afganistanit)
Emirati Islamik i Afganistanit
د افغانستان اسلامي امارت (Pashtoisht)
Də Afġānistān Islāmī Imārat
امارت اسلامی افغانستان (Darisht)
Imārat-i Islāmī-yi Afghānistān
Flag of Afganistan
Himni: دا د باتورانو کور
Dā Də Bātorāno Kor
"Kjo është Shtëpia e Trimave"[1]
GjendjaShtet anëtar i OKB-së nën një qeveri të panjohur[2]
Kryeqyteti
dhe qyteti më i madh
Kabul
34°31′N 69°11′E / 34.517°N 69.183°E / 34.517; 69.183
Gjuhët kryesore
Grupet etnike
(Regjistrimi jozyrtar 2019)[3][4][5]
Besimi
NofkaAfgan[7]
Qeveria
Lloji i qeverisjesEmirati unitare provizore teokratike islame[8][9][10]
Hibatullah Akhundzada
Hasan Akhund (Në detyrë)
Abdul Hakim Ishaqzai
KuvendiKëshilli Drejtues (organ konsultativ)[11]
Themelimi
17091738
1747–1823
• Emirati
1823–1839
1839–1842
1842–1926
27 maj 1863
26 maj 1879
19 gusht 1919
9 qershor 1926
17 korrik 1973
27–28 prill 1978
28 prill 1992
27 shtatpr 1996
26 janar 2004
15 gusht 2021
Sipërfaqja
• Gjithsej
652,867[12] km2 (252,073 sq mi) (40th)
• Ujë (%)
i papërfillshëm
Popullsia
• Përllogaritje 2021
40,218,234[4] (37-ta)
• Dendësia
48.08/km2 (124.5/sq mi) (174-ta)
Ekonomia
PBB (PFB)Përllogaritje 2018 
• Gjithsej
$72.911 billion[13] (96-ta)
• Për kokë banori
$2,024[13] (169-ta)
PBB (zyrtare)Përllogaritje 2018 
• Gjithsej
$21.657 miliardë[13] (111-ta)
• Për kokë banori
$493[13] (177-ta)
MonedhaAfgani (افغانی) (AFN)
Të dhëna të tjera
IZHNJ (2019)Increase 0.511[14]
i ulët · 169-ta
Zona kohoreUTC+4:30
Kalendari diellor
(D†)
Ana e drejtimit të makinësright
Prefiksi telefonik+93
Kodi i internetit TLD.af
افغانستان.

Afganistani, zyrtarisht Emirati Islamik i Afganistanit, është shtet në Azinë qendrore që nuk laget nga asnjë det dhe që kufizohet në perëndim me Iranin, në veri me Turkmeninë, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin, në verilindje me Kinën dhe në lindje dhe jug me Pakistanin. Afganistani është vendi i gjashtë më i varfër i botës.

Afganistani ka qenë një pikë përqendruese e lashtë e Rrugës së Mëndafshit dhe migracionit njerëzor. Arkeologët kanë gjetur dëshmi të banimit të njeriut që nga periudha e Paleolitit të Mesëm. Qytetërimi Urban mund të ketë filluar në zonë që nga vitet 3.000 deri 2.000 PK. I ndodhur në një vend të rëndësishëm gjeostrategjik që lidh kulturën e Lindjes së Mesme me Azinë Qendrore dhe nënkontinentin indian, Afganistani ka qenë vend i popujve të ndryshëm ndër kohëra dhe dëshmitar i fushatave të shumta ushtarake, sidomos ato të Aleksandrit të Madh, Xhinxhiz Kanit, dhe në kohët e sotme të forcave lindore e perëndimore. Aganistani gjithashtu ka shërbyer si një burim nga i cili Greko-Baktrianët, Kushanët, Heftalitët, Samanidët, Safaridët, Gaznavidët, Goridët, Mugalët, Hotakët, Durranët, dhe të tjerë janë ngritur për të formuar perandoritë e mëdha.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Historia e Afganistanit

Ahmad Shah Durrani bashkoi fiset Pashtun dhe themeloi Afganistanin më 1747. Vendi shërbeu si një amortizator mes Perandorive Ruse dhe Britanike derisa fitoi pavarësinë nga kontrolli joreal britanik më 1919. Një përjetim i shkurtër i demokracisë mbaroi me grushtin e shtetit të vitit 1973 dhe me një kundër-grusht komunist më 1978. Bashkimi Sovjetik u përpoq ta pushtonte më 1979 për të mbështetur regjimin në shkatërrim afgan komunist, duke u hedhur në një luftë të gjatë dhe shkatërruese. BRSS u tërhoq më 1989 pas një presioni të papërkulshëm prej rebelëve anti-komunistë muxhahedinë që mbështeteshin ndërkombëtarisht. Një seri luftërash civile që erdhën më pas bënë që Kabuli më në fund të binte në duart e talebanëve (një lëvizje e vijës së ashpër e mbështetur nga Pakistani që u krijua për t'i dhënë fund luftës civile dhe anarkisë në vend) më 1996. Pas sulmeve terroriste të 11 shtator 2001 në Nju Jork Siti dhe Uashington D.C., një aleancë ushtarake e SHBA me Aleancën Veriore rrëzoi regjimin taleban për shak të strehimit të Osama Bin Ladenit. Konferenca e Bonit e OKB-së, në 2001 krijoi dhe vendosi një program për rindërtimin politik që përfshinte adaptimin e një kushtetute të re, zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare të vitit 2005. Në dhjetor 2004, Hamid Karzai u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afganistan dhe Asambleja Kombëtare u inaugurua dhjetorin e ardhshmëm. Karzai u rizgjodh për një mandat të dytë në nëntor 2009. Pavarësisht nga përforcimi i një qeverie të qëndrueshme qendrore, talebanët e rigjallëruar dhe paqëndrueshmëria e vazhdueshme në zonat rurale - sidomos në jug dhe lindje - mbeten sfida serioze për Qeverinë Afgane.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Forma e regjimit të Afganistanit është Republikë me një qeveri të përkohshme të përbërë nga 30 Ministra 4 zëvendës kryetarë (të miratuar nga kuvendi “Loja Xhirga”). Vendi ndahet në 34 njësi administrative.

Ndarja administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vilajete e Afganistanit (Kabuli)
Artikulli kryesor Njësitë territoriale

Që nga 13 gushti 2004, Afganistani është i ndarë administrativisht në 34 provinca (vilajete ), ku çdo krahinë ka kryeqytetin e saj dhe një administratë provinciale. Provincat ndahen më tej në rreth 398 komuna, secila prej të cilëve normalisht mbulon një qytet ose një numër fshatrash. Secila komunë përfaqësohet nga një kryetar i komunës.

Kryetari i provincës (Valiu) emërohet nga Presidenti i Afganistanit dhe kryetari i komunës zgjidhet nga kryetari i provincës. Kryetarët provincialë janë përfaqësues të qeverisë qendrore në Kabul dhe janë përgjegjës për të gjitha çështjet administrative dhe formale brenda provincave të tyre. Ka edhe këshilla provinciale të cilat zgjidhen nëpërmjet zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme për një periudhë prej katër vjetësh. Funksionet e këshillave provinciale janë për të marrë pjesë në planifikimin e zhvillimit provincial dhe në monitorimin dhe vlerësimin e institucioneve të tjera të qeverisjes provinciale.

Sipas nenit 140 të Kushtetutës dhe të dekretit presidencial mbi ligjin zgjedhor, kryetarët e bashkive të qyteteve duhet të zgjidhen me anë të zgjedhjeve të lira dhe të drejtpërdrejtë për një mandat katër vjeçar. Megjithatë, për shkak të kostove të mëdha zgjedhore, zgjedhjet për kryetar bashkie dhe komune asnjëherë nuk janë mbajtur. Në vend të kësaj, kryetarët e komunave kanë qenë të emëruar nga qeveria. Sa për kryeqytetin e Kabulit, kryetari emërohet nga Presidenti i Afganistanit.

Më poshtë është një listë e të gjitha 34 provincat në renditje alfabetike:

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Gjeografia e Afganistanit

Afganistani gjendet në Azinë jugore, në veri dhe perëndim të Pakistanit dhe në lindje të Iranit. Gjendet në koordinatat gjeografike 33 00 N, 65 00 E.

Ka një sipërfaqe totale prej 652,230 km katror, pak më i vogël se Teksasi, duke e bërë vendin e 41-të më të madh në botë. Ka një kufi 5,529 km. Ka kufi me Kinën (76 km), Iranin (936 km), Pakistanin (2,430 km), Taxhikistanin (1,206 km), Turkmenistanin (744 km) dhe Uzbekistanin (137 km). Nuk dalje në det.

Klima është aride në gjysmëaride; ka dimëra të ftohtë dhe vera të nxehta. Terreni është kryesisht i përbërë nga male të thyera, por edhe fushor në veri dhe jugperëndim.

Pika më e ulët është Amu Darya, 258 m, ndërsa pika më e lartë Noshak 7,485m.

Zotëron shumë burime natyrore. Ndër to shquhen: gazi natyror, nafta, qymyri, bakri, kromi talku, squfuri, plumbi, zinku, hekuri xeheror, kripa dhe gurët gjysmë të çmueshëm.

  • Përdorimi i tokës:
  • tokë e lërueshme: 12.13%
  • të korra të përhershme: 0.21%
  • të tjera: 87.66%
  • Tokë e ujitur:
  • 27,200 km katror
  • Burimet totale ujore të ripërtëritshme:
  • 65 km kubikë
  • Shpërndarja e ujit të pastër (shtëpiake/industriale/bujqësore):
  • gjithsej: 23.26 km kubikë për vit (2%/0%/98%)
  • për banor: 779 m kubik për vit

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Klima e Afganistanit

Klima e Afganistanit është kryesisht e thatë, pasi që pjesa më e madhe e vendit ndodhet në një rripë të thatësisë që shtrihet në Azinë qendrore. Karakteristikë e kësaj klime kontinentale është ndryshimi i madh i temperaturave në mes të natës dhe ditës si dhe të stinëve të vitit. Erërat perëndimore në dimër sjellin reshje mesatare të shiut ndërsa në verë sjellin thatësira po thuajse në tërë vendin përpos në verilindje të Mosunit (int. Monsun) ku ka edhe reshje shiu. Klima e pjesës jugore e vendit është nxehtë ku kultivohet palma Date ( lat. Phoenix dactylifera). Po ashtu Afganistani pas Birmanisë (int. Myanmar) është prodhuesi më i madh i Opiumit në botë.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Ekonomia e Afganistanit

Pas disa dhjetëvjeçarëve të luftës, ekonomia e këtij vendi zhvillohet po thuaj se në nivel të fshatrave. Si do që të merret partnerët kryesorë të Afganistanit janë Pakistani dhe Irani. Mbjellja e opiumit edhe pas rrëzimit të regjimit të Talibanëve ende vazhdon dhe është produkti më i eksportuar i Afganistanit në botë perëndimore.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor Demografia e Afganistanit

Afganistani është shtet me popullsi shumë kombësie dhe me pakica kombëtare. Historikisht populli i Pashtunëve ka qenë shpesh kombësi shtet formuese. Në vitin 2004 Afganistani kishte diku rreth 28,5 milionë banorë. Ndarja e përkatësisë etnike të popullsisë së Afganistanit është e vështirë, kështu ndarja sipas gjuhës, religjionit apo sipas veçorive të grafike të vizatuara në trupat e banorëve të disa popujve si të mongolëve (Hazara) mund të bëhet vetëm duke pasur parasysh që këto ndërthurën në mes veti. Të dhënat e më poshtme japin vetëm një parafytyrim për llogaritje të përafërt të strukturës së popullsisë

Grupet etnike
  • Pashtunët (Pashtun), - Afganët etnikë, janë themeluesit dhe paguesit e vendit. Përbëjnë 40% të popullsisë së Afganistanit
    • Në përbërjen e këtij populli hynë disa fise nomade, ndër të cilët më të dalluarit janë Kuçi (ang. Kuchi) me rreth 5 milion pjesëtarë. Ky fis është i mbrojtur dhe pajisur me privilegje në bazë të artikullit 14 të kushtetutës së Afganistanit të cilat i japin edhe drejtën në qeverisjen e shtetit. Edhe pse ky fis merret si pjesë e Pashtunëve nuk janë Pashtun.
  • Tagjikët (ang. Tajik) – janë banorët persë të regjionit. Përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
    • Ndër grupet më të njohur të Tagjikëve janë Kiszibashët (ang. Qizilbash). Ky grup përbëhet nga pasardhësit e ushtarëve turko-persë nga koha e sundimit të Safirëve (ang. Safavids ) .
  • Hazarët (ang. Hazara) – janë pasardhësit e ushtrisë së Xhingis Kanit (ang. Genghs Khan) , flasin gjuhën perse dhe përbëjnë 20% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit.
  • Uzbekët (ang. Uzbek) – një ndër popujt e shumtë turk të Azisë qendrore dhe përbëjnë 5% të popullsisë së përgjithshme të Afganistanit
  • Po ashtu ka shumë grupe të popujve të ndryshëm si Amiakët, Nuristanët dhe Baloshët (ang.Baloch)

Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor : Kultura në Afganistan

Lloj-llojshmëria e popullsisë vetvetiu që ka sjellë një kulturë të begatshme. Mirëpo luftërat e shumta kanë shkaktuar që për një kultur të mirëfilltë për gjithë Afganet të mos ketë kultur.

Feja

  • Suni 77%
  • Shitë 22%

Marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Shqipërisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me datë 16 gusht 2006, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të Ligjit nr.9095, datë 3 korrik 2003, "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islame të Afganistanit.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të pranishme në Afganistan, si pjesë e operacionit "Liri e Përhershme" (Enduring Freedom), në kuadrin e misionit ISAF të Koalicionit Ndërkombëtar kundër terrorizmit që nga gushti 2002. Kontigjenti i 8të përbëhej nga një togë me 22 vetë nga Batalioni i Operacioneve Speciale dhe është ngarkuar me detyra patrullimi në rajonin e Kabulit. Me datë 16 gusht u dërgua kontigjenti i 9-të në Afganistan. Ky kontigjent përbëhet nga 22 vetë: 3 oficerë, 12 nënoficerë dhe 7 ushtarë profesionistë të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë. Ai ishte në përbërje të Kontigjentit Turk. Ky është kontigjenti i tretë në Afganistan nga rradhët e Batalionit të 3-të të Këmbësorisë i dislotkuar në PoshnjëBeratit. Në Dhjetor të vitit 2016, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, dërguan në Afganistan misionin e parë paqeruajtës RSM-1 Resolut Support Mission, pranë Komandës së Trajnimit Këshillimit dhe Ndihmës. Kontigjenti i drejtuar nga Kapiten Leonard Gjuta, përbëhej nga 40 ushtarak të batalionit të dytë të këmbsorisë. Detyra e tyre ishte ruajtja dhe siguria e bazës Force Protection.

Burimi i të Dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Tharoor, Ishaan (19 qershor 2013). "The Taliban's Qatar Office: Are Prospects for Peace Already Doomed?". Time (në anglisht). ISSN 0040-781X. Marrë më 19 gusht 2021.
  2. ^ "Taliban closer to international recognition, says foreign minister". Agence France-Presse (në anglisht). Kabul. France 24. 3 shkurt 2022. Marrë më 14 mars 2022.
  3. ^ timesofindia (23 gusht 2021). "Afghanistan's ethnic mosaic". The Times of India (në anglisht).
  4. ^ a b World Population Review (19 shtator 2021). ""Afghanistan Population 2021"" (në anglisht).
  5. ^ statista.com (20 gusht 2021). "Distribution of Afghan population by ethnic group 2020" (në anglisht).
  6. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Factbook
  7. ^ "Constitution of Afghanistan" (në anglisht). 2004. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2016. Marrë më 16 shkurt 2013.
  8. ^ Choi, Joseph (8 shtator 2021). "EU: Provisional Taliban government does not fulfill promises". The Hill (në anglisht). Marrë më 18 mars 2022.
  9. ^ Bezhan, Frud (7 shtator 2021). "Key Figures In The Taliban's New Theocratic Government". Radio Farda (në anglisht). Radio Free Europe/Radio Liberty. Marrë më 6 shkurt 2022.
  10. ^ Jones, Seth G. (dhjetor 2020). "Afghanistan's Future Emirate? The Taliban and the Struggle for Afghanistan". CTC Sentinel (në anglisht). Combating Terrorism Center. 13 (11). Arkivuar nga origjinali më 11 shkurt 2022. Marrë më 5 mars 2022.
  11. ^ Sofoglu, Murat (27 shtator 2021). "How the Taliban governs itself". TRT World (në anglisht). Marrë më 13 mars 2022.
  12. ^ Central Statistics Office Afghanistan
  13. ^ a b c d "Afghanistan" (në anglisht). International Monetary Fund. Marrë më 14 nëntor 2018.
  14. ^ Human Development Report 2020 The Next Frontier: Human Development and the Anthropocene (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 15 dhjetor 2020. fq. 343–346. ISBN 978-92-1-126442-5. Marrë më 16 dhjetor 2020.

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Afganistani – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale