Jump to content

Arkitektura islame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arkitektura Islame)
Pamja e kupolës së xhamisë së Et'hem BeutTiranë.
Pamja nga brenda e kupolës së xhamisë së Edirnes, Turqi.
Hyrja e pallatit MohattaKaraçi.

Arkitektura Islame është pjesa më e përhapur dhe më e zhvilluar e artit islam që edhe sot e kësaj dite zhvillohet edhe mëtej. Me arkitekturën Islame nënkuptojmë zhvillimin e arkitekturës, stileve dizajnëve dhe veprave të ndryshme arkitekturale nga ana e arkitektëve myslimanë dhe jo myslimanë në vendet islame dhe për myslimanët[1]. Në këtë arkitekturë përfshihen edhe stilet sekulare edhe ato fetare, por më të shprehura janë ato fetare. Ndër ndërtimet arkitekturale më të përhapura dhe më të përpunuara e dizajnuara artistikisht janë xhamitë.

Përveç ndërtimit të xhamive në arkitekturën islame përfshihen edhe pallatet edhe kalatë, banjot publike, fontanat, urat si dhe ndërtime tjera arkitekturave që kanë vlera të larta artistike.[2][3]

Fillet e zhvillimit të arkitekturës Islame i gjejmë që në kohën e fillimit të forcimit të Islamit, më saktësisht që në kohën e migrimit të Muhammedit nga MekkaMedina kur u ndërtua xhamia Muhammedit. Sido që të jetë vepra e parë më me vlerë artistike arkitekturale u realizua në vitin 630 kur Muhammedi çliroi Mekën dhe riparoi Qaben në stilin Islam. Zhvillimet tjera pasuese Islame në artin arkitektural gjithmonë u zhvilluan duke respektuar parimet Islame të ndalimit të pikturimit dhe ndërtimit të formave të njerëzve dhe kafshëve sepse ato paraqesin elemente të idhujtarisë.[2]

Në shekullin e VII armata myslimane zgjeroi territoret kështu që me kalimin e myslimanëve në territoret e reja kishin nevojë për vende për faljen e namazit. Ata fillimisht përdornin shtëpitë e zakonta për faljen e namazit, por gjithashtu edhe ndërtonin xhami të thjeshta sikur shtëpia e Muhammedit ose xhamia e tij sa për të kryer obligimet fetare ndërtimin e xhamive për të falur. Më vonë pas zhvillimit ekonomik të myslimanëve, në vitet e Arta Islame, myslimanët filluan ndërtimin e xhamive me përkushtim të madh dhe me stile e vlera të veçanta arkitekturale.

Në territoret shqiptare arkitektura Islame filloi të përhapjet në kohën e sundimit Osman. Gjatë kësaj kohe pothuajse në të gjitha territoret shqiptare u realizuan ndërtime të ndryshme arkitekturale si xhami, ura, banjo publike, fontana etj. Stilet e ndërtimit të këtyre veprave arkitekturale ndryshojnë varësisht nga koha e ndërtimit dhe vendi ku janë ndërtuar. Edhe pas largimit të osmanëve nga territoret shqiptare vazhdoi zhvillimi i arkitekturës islame. Në këtë periudhë pas islame të gjitha veprat arkitekturale islame janë realizuar me iniciativë shoqërore private pa ndërhyrje institucionale shtetërore duke u përqendruar në ndërtimin e xhamive.

Ndikimet dhe stilet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kaliografia arabe në hyrje të Taxh Mëhallës.

Stil i njohur dhe specifik arkitektural islam u paraqit pak kohë pas vdekjes së Muhammedit. Ky stil u zhvillua duke marrë bazat nga modelet e zhvilluara nga egjiptianët antik, bizantinët, persianët dhe susanidët. Ndër shembujt më të hershëm është ai i vitit 691, përfundimi i Kupolës së Gurit (Qubbat al-Sakhrah) në Jerusalem që paraqet një hapësirë të brendshme të ndërtuar me gurë dhe të zbukuruar me arabeska.

Xhamia e Madhe e SamarrësIrak e ndërtuar në vitin 847 është ndërtim arkitektural hipostil ku radhët e kolonave mbajnë dyshemenë mbi të cilën është ndërtuar minarja e madhe në formë spiraleje.

Haia SofaStamboll gjithashtu ndikoi arkitekturën islame. Kur osmanët pushtuan qytetin bizantin, ata konvertuan kishën në xhami (tani muze) dhe përfshinë elementet arkitekturale bizantine në punën e tyre. Ky objekt arkitektural shërbeu si model edhe për ndërtime tjera arkitekturale osmane, si xhamia Shehzade, xhamia e Suleimanit dhe xhamia e Rystem Pashës.[4] Kupolat e xhamive kanë luajtur rol të rëndësishëm në arkitekturën Islame, kështu duke filluar nga ajo e para e vitit 691, Kupola e Gurit dhe duke vazhduar gjer në shekullin e XVII tek Taxh Mëhalla. Në kohën moderne ndërtimi i kupolave kaloi edhe në perëndim.[5][6]

Arkitektura perse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
The Shah Mosque in Isfahan, Iran

Persia ra nën sundimin e myslimanëve në shekullin e VII dhe që nga kjo kohë filloi të zhvillohet arkitektura islame në këto troje, fillimisht nga nevoja për të kryer obligimet fetare u ndërtuan xhamitë e para. Arkitektura islame në këto troje u zhvillua në sajë të kombinimit të elementeve arkitekturale të sjella nga myslimanët si dhe adaptimit të elementeve të gjetura në perandorinë perse. Studiuesit vlerësojnë se huazimet dhe adaptimet e elementeve arkitekturale perse me kohë u zhvilluan dhe u përsosën më tej nga arkitektët vendas dhe myslimanë, në territorin e ri nën udhëheqje të myslimanëve.

Shumë qytete, duke përfshirë edhe Bagdadin u bazuan në precedencën e qytetit FirouzabadPersi. Në fakr, dihet se dy dizajnuesit e angazhuar nga al-Mansuri për planifikimin e dizajnit të qytetit ishin Naubakht (نوبخت) dhe Mashallah (ماشاء‌الله) nga Horasani, Iran.

Stili persian i xhamive karakterizohet me kolonat e tullave konike, pasazheve të gjata dhe harqet, secili, të mbajtura me disa shtylla. Në Azinë Jugore, kishte edhe elementet e arkitekturës hinduse, por më vonë u zëvendësuan nga dizajnet perse.[7]

Brendësia e xhamisë së Kordobës.

Konstruktimi i Xhamisë së Madhe të Kordobës (tani e shndërruar në katedrale) filloi në vitin 785 duke paraqitur dhe fillimin e zhvillimit të arkitekturës Islame në Gadishullin Iberian dhe në Afrikën Veriore (shih artikullin : Murët). Xhamia është e njohur për arkitekturën e habitshme të brendisë së sajtë. Arkitektura mure arrin kulmin e sajë me me konstruktimin e pallatit të mrekullueshëm AlhambraGrenadë. Pallati ka brendi të hapur dhe të freskët me shatërvan, ku brendia e pallatit është e rrethuar me të kaltër, të kuqe dhe ngjyrë ari. Muret janë të dekoruar me piktura me motive gjethesh, me mbishkrime arabe dhe arabeska të dizajnuara me mure tulla të glazura. Arkitektura mure ka rrënjët e veta thellë në traditën e arkitekturës arabe dhe në dizajnin e themeluar gjatë kohës së kalifatit EmevitLevant rreth vitit 660 me qendër në Damask. Gjatë kësaj kohe u realizuan shembuj shumë të mirë të dizajnëve arabo-Islame duke përfshirë dizajnët me figura gjeometrike (pasi figurat e njerëzve dhe kafshëve janë të ndaluara sipas Islamit), dizajnët e qeramikës, që paraqesin shtëpi tipike Damasku brenda së cilës gjenden shatërvan mu në qendër.

Edhe pas përfundimit të Rekonkuistës, ndikimi Islam vazhdonte të kishte ndikim në arkitekturën spanjolle. Pjesërisht, spanjollët mesjetarë përdorën stilin islam Mudéjar, nga shkalla e lartë e ndikimit të dizajnit islam. Një nga shembujt më të mirë të ndikimit mur në arkitekturën spanjolle është pallati mbretërorë AlcázarSeville.

Arkitektura turkistane (timuride)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura timuride është kulmi i artit Islam në Azinë Qendrore. Godinat madhështore të ngritura nga Timuri dhe Dinastia TimurideSamarkand dhe Herat ndihmuan përhapjen e ndikimit të shkollës Ilkhanide të artit në Indi, kështu kjo ndikoi në lindjen e shkollës mugale të arkitekturës. Arkitektura timuride filloi me Mauzoleun e Koxha Ahmed YasavitKazakstan dhe kulminoi me mauzoleun timurid Gur-e AmirSamarkand. Stili dukshëm rrjedh nga arkitektura perse. Simetria boshtore është karakteristikë e të gjitha ndërtimeve të mëdha timuride, posaçërisht Shah-e ZendahSamarkand dhe xhamia e Gowhar ShaditMashhad.

Arkitektura osmane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xhamia e Selimit, ndërtuar nga arkitekti Mimar Sinani në vitin 1575 në Edirne, Turqi.

Arkitektura osmane shtrihet në gjithë territorin të cilin më parë për 500 vite sundoi Perandoria Osmane, por numri më i madh dhe xhamitë më të mëdha ekzistojnë në Turqi. Në arkitekturën osmane, e cila erdhi në fuqi dhe u zhvillua pas asaj bizantine e arabe, kishin ndikim këto dy të fundit, por osmanët zhvilluan stilin e tyre në ndërtimin e kupolave të xhamive.[7] Ndikimi i stilit të ndërtimit të xhamive nga arkitektura bizantine shihet nga kopjimi i stilit të ndërtimit nga Hagia Sofia, në të cilin stil u ndërtuan Xhamia Shehzade, Xhamia e Sylejmanit si dhe Xhamia e Rustem Pashës.

Arkitektura osmane zhvillohet më pas në një stil të veçantë, posaçërisht ndërtimi i xhamive të mëdha të ndërtuara nga arkitekti Mimar Sinani, siç është Xhamia e Sylejmanit e ndërtuar në shekullin e XVI.

Kulmimi i teknikës osmane të ndërtimit arriti me ndërtimin e hapësirave të brendshme të mëdha, posaçërisht ndërtimi i kupolave të mëdha të xhamive duke arritur një harmoni të jashtëzakonshme mes hapësirës së brendshme dhe të jashtme të një objekti, si dhe duke formuar harmoni të mrekullueshme të dritës dhe hijes brenda objektit.

Arkitektura osmane-islame u dha dritë dhe stil të posaçëm objekteve qoftë fetare ose të tjera duke i bërë të njohura dhe të pranueshme si në botën islame ashtu edhe në atë jo islame.

Arkitektura osmane pati shtrirje edhe në trojet shqiptare i cili stil vlerësohet më tepër si evropian se sa orientalist[8].

Në trojet shqiptare janë ndërtuar shumë objekte në stilin arkitektural osman si në kohën e sundimit osman ashtu edhe pas asaj kohe gjer kah fillimi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX. Nga arkitektura e mbetur osmane janë shumë xhami nga të cilat pjesa dërmuese në qytetet e mëdha të shteteve ballkanike janë rrënuar, pastaj ura, shatërvanë, hamame etj.

Arkitektura fatimide

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura mamluke

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mesjid Al Aksa, xhami në Jeruzalem, xhamia ku fali Muhammedi (paqa qoft mbi të) si imam namaz sëbashku me profetët tjerë.

Arkitektura indo-islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitetura sino-islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura islame sub-saharane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura shqiptare islame

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Në shek. XV-XVIII, në territorin e Shqipërisë u zhvilluan gjini të ndryshme të arkitekturës, duke filluar që nga ndërtimet me karakter mbrojtës, ndërtimet shoqërore dhe ato të kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe së fundi banesat popullore.

Në shek. XVI kishte përfunduar ndërtimi i sistemit të fortifikimit nga ana e turqve dhe ishin ngritur një sërë qendrash të reja administrative. Ndërtimi i fortesave vazhdoi në ato zona ku kishte trazira, kryesisht në afërsi të bregdetit. Në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVI u ndërtua një sisem fortifikimi pranë detit Jon, ndërsa në vitin 1574 kështjella e Ishmit në veri të Durrësit. Kështjellat osmane të kësaj periudhe në përgjithësi nuk u përgjigjeshin kërkesave të kohës; në kushtet e përdorimit në stil të gjerë të armës së artilerisë, ato ishin ndërtuar për të përmbushur detyra lokale përballë një armiku të paarmatosur. Në këtë kuptim ato qëndronin larg fortesave për artileri të mesit të shek. XV.

Por një përjashtim bën kështjella e Vlorës e ndërtuar nga sulltan Sulejmani në vitin 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh për zbarkimin e tyre në Pulje të Italisë. Kështjella ndodhej pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m larg bregut të detit. Ajo ka pasur formën e një tetëkëndëshi të rregullt me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3,5 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë që kishte një gjerësi prej 30-40 m. Ky hendek që rrethonte kështjellën nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve.

Muret të punuara me gurë të latuar kishin një gjerësi prej 5,60 m dhe lartësi rreth 15 m. Kështjella ishte e pajisur me kulla poligonale e drejtkëndëshe, me ura të lëvizshme para hyrjeve dhe me një kryekullë pranë murit që shihte nga deti. Kjo e fundit ishte një kullë cilindrike, masive që mbizotëronte mbi gjithë ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal. Brenda kullës gjendeshin magazina dhe banesa e komandantit të kështjellës. Ajo ishte e ngjashme me kullën e bardhë të Selanikut, Kullën e Rumeli-Hisarit dhe kullën qendrore në Kastel de Mare në Modon. Kështjella e Vlorës ishte pa dyshim një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Osmane. Udhëtari osman i shek. XVII Evlia Çelebiu shkruan se “ata që s’kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës nuk kanë dijeni mbi mjeshtërinë e osmanëve”. Çelebiu thotë gjithashtu se arkitekt i kështjellës së Vlorës ishte Sinani, autori i kullës së bardhë të Selanikut.

Ngaqë vëmendja ishte përqendruar më tepër në ndërtimet mbrojtëse, që pushtuesit i ngrinin për nevojat e tyre ushtarake, ndërtimet e tjera të një farë rëndësie arkitektonike, qoftë dhe ato të kultit mysliman fillojnë të duken vetëm nga fundi i shek. XV.

Faltoret e para të kultit islam ishin në stil të importuar, por shumë shpejt filloi të ndihet në to ndikimi i arkitekturës vendase. Duke ruajtur të njëjtën ide arkitekturore (planimetrike e vëllimore), që lidhej me destinacionin e këtyre ndërtimeve, hetohen dhe veçanti që vërehen shpeshherë në trajtimin dekorativ të fasadave, në futjen me vështirësi të disa elementëve ndërtimorë e zbukurues si harku, në formë lundre etj. Me kalimin e kohës këto dallime thellohen duke u shtrirë deri diku edhe në formulimin e shtrirjes planimetrike. Ato harmonizohen gjithnjë e më tepër me arkitekturën popullore dhe ansamblet e qyteteve tona mesjetare. Elementë të arkitekturës popullore fillojnë të futen në objektet e kultit edhe në gdhendjen e elementëve prej druri të interierëve etj.

Xhamitë e para shërbenin për garnizonet ushtarake dhe ndërtoheshin mbi portat e kështjellave, siç qenë ato në kështjellën e Elbasanit, Tepelenës, Bashtovës etj., që ishin të thjeshta si ndërtesa dhe mbuloheshin me çati druri.

Por duke filluar që nga vitet e fundit të shek. XV kristalizohet një arkitekturë e mirëfilltë në ndërtimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund të ndahen në dy grupe të mëdha. Ato të tipit me çati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastër) dhe të tipit sallë me kupolë, shembulli i parë i të cilave është xhamia e Mirahorit në Korçë e ndërtuar në vitin 1494. Pothuajse të gjitha xhamitë kanë qenë pajisur me portikë. Fillimisht portikët ndërtoheshin me mure guri të mbuluara me qemere e kupola, si në xhaminë e Mirahorit (Korçë), sipas modeleve të xhamive të Stambollit. Por gjatë shek. XVII e sidomos në shek. XVIII-XIX përdoren gjithnjë e më shumë hajatet me strukturë druri që zinin sipërfaqe të mëdha (Kavajë, Berat, Tiranë). Hapësira e brendshme e xhamive ishte me shumë dritë, muret dhe kupolat ishin shpesh të mbuluara me piktura murale.

Për vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative dallohen xhamia e Mirahorit 1496 (Korçë), Xhamia e Plumbit 1553-1554 (Berat), xhamia e Muradijes, shek. XVI (Vlorë), xhamia e Ethem Beut 1794 (Tiranë), Xhamia e Plumbit 1773-1774 (Shkodër), xhamia e Daut Pashës 1605 (Prizren), Xhamia Mbret fundi i shek XV (Elbasan), xhamia e Nazireshtës 1600 (Elbasan), xhamia e Gjin Aleksit shek. XV (Delvinë), xhamia e Allajbegisë shek. XVI (Peshkopi), Xhamia e Beqarëve shek. XVIII (Berat), kompleksi i Xhamisë dhe i Sahatit në Peqin 1820 etj.

Një gjini tjetër ndërtimesh kulti që u përhap në këtë periudhë ishin teqetë. Prej tyre vlen të përmendet teqeja e Xhelvetive në qytetin e Beratit, pjesë e një kompleksi të përbërë nga Xhamia Mbret, konakët e banimit dhe vetë teqeja e Sheh Qerimit, e ndërtuar në fund të shek. XVIII. Ajo shquhet për trajtimin me hijeshi të fasadave me një teknikë ndërtimi të përsosur me gurë të skuadruar, për vellimet e barazpeshuara dhe për vlerat e larta artistike të tavanit të gdhendur në dru e të pikturuar.

Nga tyrbet që ndërtoheshin si mauzole për persona të shquar të fesë bektashiane, pranë teqeve apo të veçuara vlen të përmendim tyrben e Tasllojës në Krujë, e cila shquhet kryesisht për pikturën murale.

Një gjini e veçantë ndërtimore ishin hanet, të cilat shërbenin për buajtje të tregtarëve që vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete të tjera. Për t’u përmendur është Hani i Elbasanitpazarin e vjetër të qytetit të Korçës, ku qëndronin kryesisht tregtarë nga Elbasani.

Pranë pazareve, por edhe në brendësi të lagjeve të qyteteve, u ndërtuan një sërë hamamesh (banjë turke), të cilat u shërbenin si tregtarëve që vinin me mallrat e tyre në ditët e pazarit, ashtu edhe banorëve të qytetit. Të tilla janë hamamet në Elbasan, Krujë, Shkodër, Durrës etj.

Pushtimi osman shënoi mbylljen e një periudhe të gjatë arkitektonike me tiparet e veta specifike në gjininë e ndërtimeve të kultit të krishterë. Kjo traditë e lashtë në arkitekturën e ndërtimeve të kultit të krishterë rishfaqet në momentin e volitshëm. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XVI deri në fillim të shek. XIX ndërtohet një numër i madh kishash në territorin e Shqipërisë.

Në këtë periudhë trashëgohen mjaft parime figurative dhe konstruktive të ndërtimeve bizantine, por me një interpretim më të lirë të tipave dhe formave, në përputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqërore, duke ndjekur një rrugë të vetën të zhvillimit dhe duke arritur shpeshherë në konceptime arkitektonike të veçanta. Ishte kjo një periudhë e veçantë arkitektonike, e njohur si arkitektura pasbizantine, e cila ka fillimet e veta, arritjet më të shquara dhe rënien e saj.

Në bazë të formulimit planimetrik dhe kompozimit vëllimor, ndërtimet pasbizantine mund të ndahen në tri grupe të mëdha: 1- Kisha një nefëshe, 2 - Kisha me strukturë në formë kryqi me kupolë dhe, 3 - Bazilika. Këta tipa nuk përputhen gjithnjë me shtresëzimin kohor dhe ndarjen krahinore, por ata përcaktohen më tepër nga kushtet të caktuara në krahina dhe vende të veçanta.

Tipi i parë i kishave të mbuluara me çati druri me tjegulla apo me rrasa janë të thjeshta në ndërtim dhe më pak të kushtueshme. Këto kisha u ndërtuan që në periudhën e parë të pushtimit osman dhe duke qenë pak të kushtueshme, i gjejmë kudo dhe në çdo kohë. Megjithëse ato nuk dallohen për vlerat arkitektonike, shumë prej tyre ruajnë piktura të një niveli të lartë artistik. Të tilla janë: kisha e Shën Kollit në Shelcan (gjysma e parë e shek. XVI), Shën e Premtja (1554) dhe Shën Kolli (1604) në rrethin e Elbasanit, Shën Thanasi në Pecë (1525), Shën Gjergji në Leshnicë të Sipërme (1525) në rrethin e Sarandës, Shën Mitri (1607) dhe Shën Konstandini dhe Elena (1644) në kështjellën e Beratit etj. Këtij tipi i përkasin dhe disa kisha të shek. XVI-XVII në rrethin e Gjirokastrës dhe të Sarandës, të cilat mbulohen me qemere cilindrike dhe nga ana konstruktive ruajnë në disa raste lidhjet me tipat e vjetër bizantinë.

Në këtë grup bëjnë pjesë dhe kishat e tipit sallë me kupolë, disa prej të cilave me pamjen e jashtme shfaqen me një tambur të lartë, si Shën Kolli në Dhivër dhe Shën Gjergji në Demë të Sarandës.

Kishat me strukturë në formë kryqi me kupolë janë më të zhvilluarat si nga pikëpamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato janë të ngjashme përsa u përket strukturave dhe kompozimit planimetrik me kishat bizantine të ndërtuara para pushtimit osman.

Shembujt më karakteristikë janë: kisha e Shën Mërisë në Zervat (1569), kisha e manastirit të Shën Qiriakut dhe Julisë në Dhuvjan (1588) në rrethin e Gjirokastrës, kisha e manastirit të Shën Mërisë në Kameno (1580), kisha e manastirit të Shën Mërisë në Krorëz (1672) në rrethin e Sarandës, kisha e manastirit të Shën Triadhës në fshatin Pepel të Gjirokastrës (1750), kisha e Manastirit të Ungjillëzimit në Vanishtë (1582) etj. Kishat e tipit bazilikal lindën si nevojë e përfshirjes së një numri sa më të madh besimtarësh në shërbesat fetare. Ato karakterizohen nga zgjatja e boshtit gjatësor, nga lidhja hapësinore e ambienteve në brendësi, si dhe nga trajtimi i pamjes së jashtme. Ndërtimet bazilikale hasen në variante të ndryshme në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XVII, gjatë gjithë shek. XVIII deri në fillim të shek. XIX. Një numër i madh i këtyre kishave shquhen për përmasat e mëdha dhe për kriteret e tyre arkitektonike. Ato shërbenin si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha në qendra banimi relativisht të mëdha dhe disa herë edhe si kisha manastiresh.

Për vlerat e tyre arkitekturore dallohen bazilikat e mëdha të Voskopojës, si Shën Mëria (1712), Shën Kollli (1721), Shën Mëhilli (1722), katedralja e Shën Mërisë në kështjellën e Beratit (1797), Shën Mëria e Sopikut në Gjirokastër, kisha e manastirit të Ardenicës (1730), Shën Gjergji në Libofshë (1776). Pushtimi osman pati si pasojë rrënimin ekonomik të një sërë qytetesh, si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Vlora, ndërsa disa qytete të tjera, si Drishti, Deja, Shurdhahu (Sarda) u shkatërruan krejtësisht. Gjatë shek. XV deri në fillim të shek. XVI qytetet shqiptare ishin reduktuar në qendra të vogla, që kryenin dhe funksionin e tregjeve lokale. Shek. XVI shënoi një rritje të përgjithshme të qendrave qytetare, të cilat zgjerohen nga banorë të rinj të ardhur nga fshati.

Ndërsa në shek. XVII filloi një etapë me rëndësi në zhvillimin e qytetit shqiptar, i cili hyn në rrugën e rritjes dhe të forcimit ekonomik. Gjatë këtij shekulli pazaret shndërrohen në qendra të mirëfillta jo vetëm shkëmbimi, por edhe prodhimi, ato rriten duke u pasuruar dhe me ndërtimin e dyqaneve-punishte dhe për shitje, që formojnë ansamble të mëdha mbi bazën e mjeshtërive.

Në shek. XVIII rritja e rolit ekonomik të qyteteve solli krijimin e tregjeve të mëdha me karakter ndërkrahinor. Krahas qendrave që përbëheshin nga pazaret, ndërtimet e kultit dhe ndërtimet shoqërore, shtresat e pasura ndërtojnë banesa të mëdha, duke arritur në variantet më të zhvilluara të tipologjisë së banesës qytetare të kohës, ndërkohë që shumë banesa ruanin vulën e prejardhjes së tyre nga fshati. Ky zhvillim pati si pasojë përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe ndërtimin e një numri të madh urash guri. Të tilla janë: Ura e Mesit (Shkodër), Ura mbi Osum në Berat, Ura e Urakës (Librazhd), Ura e Kollorcës (Gjirokastër).

Arkitektura e banesës popullore dallohet për një vazhdimësi të qartë formash dhe zgjidhjesh në rrugën e saj të zhvillimit, duke ndjekur e pasqyruar ecurinë e kushteve dhe të mënyrës së jetesës. Banesa qytetare e shek. XVI-XIX zhvillohet në katër tipa kryesorë:

  1. Banesa me shtëpi zjarri, karakteristike për qytetin e Tiranës dhe fshatrat përreth, përfaqëson një nga tipat më të lashtë dhe më karakteristikë për arkitekturën e banesës shqiptare. Qendra e kompozimit të kësaj banese është shtëpia e zjarrit, që ngrihej në lartësinë e të dy kateve, rreth së cilës ndërtoheshin shkallë-shkallë mjediset e tjera që kryesisht shërbenin si dhoma për çiftet.
  2. Banesa me hajat është një tip tjetër banese që zhvillohet në disa variante. Banesa e hapur me hajat është tipi sundues në qytetet e Shqipërisë së Mesme. Karakteristikë kryesore e këtij tipi është lidhja e tij me oborrin dhe natyrën. Duke përfituar nga trualli i sheshtë kjo banesë tregon gjithashtu për lidhjet me ekonominë bujqësore, prej të cilës nuk ishin shkëputur qytetet shqiptare.
  3. Banesa me çardak ndeshet shpesh në Berat, më rrallë në Lezhë, Krujë etj., dhe mbizotëron në Shkodër. Të tilla janë ndërtesa e Muzeut Etnografik në Krujë, e Luigj Gurakuqit në Shkodër, banesat e Toptanasve në Tiranë etj. Në këto banesa çardaku luan një rol të dorës së parë në kompozimin e banesës. Ashtu si dhe tipat e parë, banesa është konceptuar të qëndrojë brenda mureve rrethuese, kopshteve të gjera dhe vetëm rrallë del në rrugë në njërën apo të dy faqet.
  4. Banesa gjirokastrite, e emërtuar kulla qytetare, për shkak të tipareve të saj mbrojtëse. Në variante më pak të zhvilluara atë e ndeshim dhe në qytete të tjera si Berati, Kruja dhe Shkodra si dhe në fshatra të Shqipërisë Veriore, e sidomos në Jug. Kjo banesë qytetare arriti kulmin e zhvillimit të saj në shek. XVIII. Një shembull tipik për këtë lloj banese është ajo e Zekatëve në Gjirokastër.

Gjatë shek. XVIII, si pasojë e dobësimit të pushtetit qendror osman dhe e krijimit të pashallëqeve shqiptare, që ishin në luftë midis tyre për zgjerimin e territoreve të veta, vihet re një rritje e ndërtimeve me karakter mbrojtës. Kështjellat e vjetra u rifortifikuan, ndërkohë që u ndërtuan fortesa të reja. U dallua për ngritje fortifikimesh Ali pashë Tepelena.

Në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë ndodhet vetëm një pjesë e kështjellave të ndërtuara prej tij, si në Tepelenë, Gjirokastër, Shën Triadhë, Porto-Palermo, Butrint etj. Ai ndërtoi gjithashtu fortifikime në Janinë, Artë, Prevezë dhe në Sul. Në ndërtimet e tij ushtarake Aliu përdori një numër të madh arkitektësh dhe inxhinierësh ushtarakë të huaj, por në krye të punimeve që nga viti 1800 deri rreth vitit 1822 qëndronte Petro Korçari, një mjeshtër shqiptar, të cilin konsulli i përgjithshëm i Francës në Shqipëri Fransua Pukëvili e quan “Voban” të tij (Sebastien Vauban - inxhinier ushtarak i shquar dhe mareshal i Francës).

Ndërtimet ushtarake të Ali Pashës dallohen nga teknika e ndërtimit me gurë të skuadruar me kujdes, nga format e rregullta gjeometrike kur e lejonte terreni, kullat dhe muret e ulëta me faqe të pjerrëta në anën e jashtme, frëngjitë e mëdha për toja si dhe nga kornizat dekorative prej guri që konturojnë zakonisht pjesën e sipërme të mureve dhe kullave. Në shumicën e rasteve në ndërtimin e kështjellave Ali Pasha u kushtonte vëmendje jo vetëm qëllimeve utilitare dhe qëndrueshmërisë, por edhe përsosurisë estetike me të cilën synonte të shprehte ndjenjën e madhështisë e të pushtetit.

Në vitin 1819 Aliu ndërtoi kështjellën e Tepelenës, punimet e brendshme të së cilës mbetën të papërfunduara për shkak të konfliktit me Portën e Lartë. Brenda kështjellës ai ndërtoi një saraj madhështor me synimin që vendlindja e tij të bëhej një rezidencë e dytë pas Janinës, që të mos binte poshtë saj nga shkëlqimi dhe madhështia. Kështjella e Porto-Palermos (1804) është model i një fortese garnizoni, kompakte, e pajisur mirë dhe me mure të fuqishme.

Ndryshe na paraqitet kështjella e Libohovës, që shërbente si rezidencë e motrës së tij Shanishasë; drejtkëndëshe në plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale në tri nga këndet dhe nga një bastion në formë të çrregullt gjeometrike në këndin tjetër. Format e mprehta dhe kërcënuese të bastionit në pjesën më të dukshme të kështjellës, punimi i përsosur me gurë të latuar, kornizat dhe format trungkonike të theksuara të kullave, fshehin në të vërtetë dobësinë e mureve të holla të saj. Ideja e madhështisë dhe e pushtetit kanë mbizotëruar në ndërtimin e kësaj kështjelle.

Kështjella e Gjirokastrës (1812-1813) është një nga ndërtimet më të rëndësishme e më të arritura të Ali pashë Tepelenës. Përshtatja me terrenin shkëmbor të kodrës, konstruksionet e guximshme, kullat e larta 30 m, sistemi i galerive i mbuluar me harqe e qemere, kazematet e shumta dhe ujësjellësi 7 km i gjatë i ngritur mbi një sistem kanalesh dhe urash madhështore, e bëjnë të admirueshme këtë vepër gjigante të arkitekturës ushtarake, e cila edhe për aq sa ruhet në ditët tona, mbetet tërheqëse për vizitorin.

Arkitektura bashkëkohore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura Islame në Azi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arkitektura Islame në Evropë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ishte shime e zgjuar dhe e bukur

Arkitektura Islame në Ballkan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ura e Gurit në Shkup në vitin 1909.

Prania e myslimanëve në Ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare daton që nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi më 829-842), kur të ashtuquajturit, turqit vardarianë, të fesë islame, i vendosi në luginën e lumit Vardar, për qëllime politike, strategjike. Turqit vardarianë i kemi të pranishëm deri në kohën e mbretërisë hungareze në shekujt XI e XII dhe në ushtrinë e Car Dushanit në shekullin XIII.[9]

Arkitektura Islame në trojet shqiptare është zhvilluar në kohën e shtrirjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Perandoria Osmane ka qenë fryma e inicimit të zhvillimit të arkitekturës Islame në këto troje. Qëndrimi i saj shekullorë në këto troje dhe rëndësia e vlerave të krijuara gjatë kësaj periudhe mund të vlerësohen përmes gjurmëve të mbetura.

Edhe përkundër trashëgimisë së pa shmangshme kulturore e artistike të zhvilluar gjatë kësaj kohe nga shqiptarët, studiuesve letrarë kanë hezituar që të bëjnë studimin e këtyre veprave, ata i kanë marrë me nënçmim vlerat artistike shqiptaro-islame[10].

Studiuesi shqiptar Hasan Kaleshi thekson:

"Mund të thuhet se shqiptarët janë të vetmit që nuk i kanë kushtuar kurrfarë rëndësie këtij aspekti..., edhe pse roli i shqiptarëve është më i madh se i shumë popujve ballkanikë, me dallim që ata i kanë studiuar shkrimtarët e tyre, e ndër ne kjo punë merret me nënçmim, të mos themi me përbuzje... Le që boshnjakët janë shumë përpara në studime, por madje edhe serbët edhe sllavo-maqedonasit."

Përkundër mos guximit të studiuesve shqiptarë që të hulumtojnë ndikimin Islam në zhvillimet kulturor, sociale e artistike në jetën e shqiptarëve vetë gjeneratat e dala të edukuara në qendrat Islame dhe ndryshimet në strukturat fisnore para dhe pas Islame dëshmojnë për një ndikim të rëndësishëm dhe në masë të madhe.

Në anën tjetër zhvillimi i arkitekturës së mrekullueshme si dhe ruajtja e tyre gjatë kohërave dëshmon për një lidhshmëri më të dashur se sa të dhunshme, siç pretendohet, mes shqiptarëve dhe Islamit. Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane në trojet shqiptare theks të veçantë iu kushtua arkitekturë. Kështu u ndërtuan ura, xhami e shtëpi me stil të veçantë arkitektural e artistik.

Thuajse në tërë hapësirën e trojeve shqiptare ka monumente fetare që meritojnë theks të veçantë për nga vlera dhe rëndësia e tyre gjatë kohësh.

Ndër monumentet Islame tërheqëse për artdashësit shqiptarë dhe të huaj në trojet shqiptare veçohen: Xhamia e Et'hem beutTiranë, Xhamia e LarmeTetovë, Xhamia e MadhePrishtinë, Ura e Gurit, Sahat Kulla, Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup, Xhamia e Sinan PashësPrizren etj.

Format dhe stilet e xhamive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Elementet dhe stilit islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ IslamicArt.com - Arkitektura Arkivuar 4 janar 2010 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  2. ^ a b Copplestone, p.149
  3. ^ Turne i Arkitekturës në Qytetet Islame Arkivuar 17 mars 2007 tek Wayback Machine - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
  4. ^ Tonna (1990), pp.182-197
  5. ^ Grabar, O. (2006) p.87
  6. ^ Ettinghausen (2003), p.87
  7. ^ a b "Islam", The New Encyclopedia Britannica (2005)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 29 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ Nexhat Ibrahimi, Islami dhe myslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar, shekujt IX-XIV, Shkup, 2003, fq. 79-85.
  10. ^ Gazmend Shpuza, shkencëtar bashkëkohës, Nexhat Ibrahimi Arkivuar 23 janar 2009 tek Wayback Machine