Festivali i 9-të i Këngës në RTSH
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 9-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 8-të |
Qyteti | Tirana |
Vendi | Shqipëri |
Viti | 1970 |
Datat | 24, 25, 26 Dhjetor |
Prezantues | Adriana Fishta dhe Mevlan Shanaj |
Artisti Fitues | |
Kënga Fituese | “Mesnatë" dhe "Shtëpia ku lindi Partia” |
1969 | 1971 |
Parathënie
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i 9-të u zhvillua nga data 24 deri 26.12.1970. U prezantua nga Adriana Fishta dhe Mevlan Shanaj.
Morën pjesë 22 këngë: 11 natën e parë, e 11 natën e dytë. Në finale dolën 13 këngë.
Është e vetmja herë që në një festival marrin çmimin e parë dy këngë: "Mesnatë" dhe "Shtëpia ku lindi Partia" - një këngë e rrallë, elegante për dashurinë dhe një këngë për Partinë. Ky eshte festivali i katert ku fiton nje kenge e kenduar nga Vaçe Zela, ndersa i dyti per G. Çakon.
Ky është festivali i parë ku merr pjesë këngëtarja Alida Hisku vetëm me këngën "Portret heroine". Karriera e A. Hiskut do të ndërpritet pas Festivalit te 20-të.
Dhe per here te pare merr pjesë këngëtari nga Durrësi Zija Saraçi.
Kompozitori Agim Krajka merr pjesë përsëri me dy këngë: "Portret heroine" dhe "Unaza". E dyta, ritmike, merr çmim të dytë.
Në këtë festival marrin pjesë për herë parë kompozitorët Shpëtim Kushta (i cili fiton festivalin), Kujtim Laro, Aleksandër Lalo.
Kënga aq e veçantë e Feim Ibrahimit "Ku po shkon o partizan", që mori çmim të dytë, mbas festivalit u inçizua përsëri nga Vaçe Zela duke i ndryshuar tekstin (popullor - që do të thotë se është marrë nga ndonjë poezi apo këngë popullore). Kjo për arsye se "katundari nuk duhej t'i kërkonte ndonjë gjë partizanit për rrugën që do t'i tregonte".
Nata e parë - 24.12.1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Peisazh punëtor | Kujtim Laro | Kompleksi miks | Kompleksi i burrave | |
2 | Mes jush | Pjetër Gaci | Ruzhdi Pulaha | Tonin Tërshana | Sherif Merdani |
3 | Viti i ri | Nexhmedin Doko | Natasha Lako | Liri Lushi | Zija Saraçi |
4 | Novele trimërie | Androkli Andrea | Fatbardha Hoxha | Pandi Zguro | |
5 | Shoqja e bankës | Aleksandër Lalo | Vera Dervishi | Naim Kërçuku | |
6 | Portret heroine | Agim Krajka | Agim Shehu | Alida Hisku | Ema Qazimi |
7 | Vallja qe s'mbaron | Avni Mula | Vllasova Musta | Vladimir Muzha | Valentina Gjoni |
8 | Qyteti rri zgjuar | Kristo Kote | Adelina Mamaqi | Petrina Karoli | Sazan Miçani |
9 | Vallja labërishte | Agim Prodani | Dritëro Agolli | Qemal Kërtusha | Kompleksi miks |
10 | Mesnatë | Shpëtim Kushta | Fatos Arapi | Liliana Kondakçi | Vaçe Zela |
11 | Borizani | Tish Daija | Niko Progri | Gaqo Çako |
Nata e dytë - 25.12.1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Radha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Festa e dritave | Pjetër Gaci | Xhezair Abazi | Vladimir Muzha | Kleopatra Skarço |
2 | Të pres në tetor | Nikolla Zoraqi | Rozeta Doraci | Sherif Merdani | |
3 | Miqësi proletare | Limos Dizdari | Pandi Zguro | Shpresa Mani | |
4 | Trina | Nikollaq Bulo | Natasha Lako | Engjëllushe Daja | Tonin Tërshana |
5 | Partizani i vogël | Agim Prodani | Fatos Arapi | Liliana Kondakçi | Qemal Kërtusha |
6 | Orkestra e uzinës | Tish Daija | Fatbardha Hoxha | Petrina Karoli | |
7 | S'të krahasoj | Tonin Harapi | Llazar Siliqi | Rozeta Doraci | Vera Dervishi |
8 | Unaza | Agim Krajka | Haxhi Rama | Valentina Gjoni | Justina Aliaj |
9 | Nënë dhe shoqe | Tasim Hoshafi | Kleopatra Skarço | Zija Saraçi | |
10 | Ku po shkon o partizan | Feim Ibrahimi | Popullor | Arta Babaramo | Vaçe Zela |
11 | Shtëpia ku lindi Partia | Nikolla Zoraqi | Agim Shehu | Ema Qazimi | Gaqo Çako |
Nata Finale - 26.12.1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në finale dolën 13 këngë sipas kësaj renditje:
- Festa e dritave
- Borizani
- Shoqja e bankës
- Portret heroine
- Viti i ri
- Mesnatë
- Vallja labërishte
- Mes jush
- S'të krahasoj
- Nënë dhe shoqe
- Unaza
- Ku po shkon o partizan
- Shtëpia ku lindi Partia
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çmimi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mesnatë - muzika Shpëtim Kushta, teksti Fatos Arapi
- Shtëpia ku lindi Partia - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Agim Shehu
Çmimi i dytë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Unaza - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama
- Ku po shkon o partizan - muzika Feim Ibrahimi, teksti Popullor
Çmimi i tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Viti i ri - muzika Nexhmedin Doko, teksti Natasha Lako
- Mes jush - muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Pulaha
- Vallja labërishte - muzika Agim Prodani, teksti Dritëro Agolli
.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale