Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara
Dhoma e Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.
Lloji i OrganizatësOrgan kryesor
AkronimetECOSOC
CÉSNU
KryetarAustria Martin Sajdik[1]
StatusiAktiv
Themeluar më1945
Zyrat qendroreNew York
Webfaqjawww.un.org/ecosoc

Këshilli Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) (frëngjisht: Le Conseil économique et social des Nations unies; CÉSNU) përbën një nga organet kryesore të Kombeve të Bashkuara. Është përgjegjës për koordinimin ekonomik, social dhe të punës të ndërlidhur të 14 agjencive të specializuara të OKB-së, komisioneve funksionale të tyre dhe pesë komisioneve regjionale. ECOSOC ka 54 anëtarë; mban një sesion katër-javor çdo vit në korrik. Që nga viti 1998, ka mbajtur gjithashtu një takim çdo prill më ministrat e financës të komiteteve kyçe drejtuese të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF). ECOSOC shërben si forum qendror për diskutime ndërkombëtare për çështje ekonomike dhe sociale, dhe për formulimin e politikave rekomanduese për shtetet anëtare dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara[2] Një numër i organizatave jo-qeveritare kanë status këshillues në Këshill me qëllim të pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuaras.

Dizajni i dhomës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dhoma e Këshillit Ekonomik dhe Social në Ndërtesën e Konferencave të Kombeve të Bashkuara ishte dhuratë nga Suedia. Ajo është konceptuar nga arkitekti suedez Sven Markelius, një nga 11 arkitektët në ekipin ndërkombëtar që projektoi selinë e OKB-së. Druri nga nga pishat suedeze është përdorur në zonën e delegatëve për parmakët dhe dyert. Tubacionet në tavanin mbi galerinë publike janë lënë me qëllim të ekspozuara; arkitekti besonte se gjithçka e dobishme mund të lihet e zbuluar. Tavani i "papërfunduar" është një përkujtues simbolik që puna ekonomike dhe sociale e Kombeve të Bashkuara nuk përfundon kurrë; gjithmonë do të ketë diçka që mund të bëhet për përmirësimin e kushteve të jetës për njerëzit në botë.[3]

Presidenti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presidenit i tanishëm i ECOSOC është ambasadori i Austrisë Martin Sajdik. Presidenti zgjidhet me mandat një-vjeçar dhe zgjidhet nga fuqitë e vogla ose të mesme të përfaqësuara në ECOSOC.[1]

Këshilli ka 65 shtete anëtare, që zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme me mandate tre-vjeçare. Ulëset në Këshill bazohen ngë përfaqësimi gjeografik me 18 të ndara për shtetet Afrikane, 13 për shtetet Aziatike, 8 për shtetet e Evropës Lindore, 13 për shtetet e Amerikës Latine dhe të Karaibeve dhe 13 për shtetet e Evropës Perëndimore dhe të tjerave.

Shtetet Afrikane (18) Shtetet Aziatike (13) Shtetet e Evropës Lindore (8) Shtetet e Amerikës Latine dhe Karaibeve (13) Shtetet e Evropës Perëndimore dhe të tjera (13)
Botswana Botsvana Bangladesh Bangladeshi Shqipëria Shqipëria Antigua and Barbuda Antigua dhe Barbuda Austria Austria
Benin Benini China Kina Bjellorusia Bjellorusia Bolivia Bolivia Kanadaja Kanada
Burkina Faso Burkina Faso India India Bullgaria Bullgaria Brazil Brazili Danimarka Danimarka
Kameruni Kameruni Indonezia Indonezia Kroacia Kroacia Kolumbia Kolumbia Franca Franca
Flamuri Republika e Kongos Japonia Japonia Gjeorgjia Gjeorgjia Cuba Kuba Republika e Irlandës Irlanda
Flamuri Republika Demokratike e Kongos Kazakistani Kazakistani Letonia Letonia Stampa:Country data Dominican Republic Republika Dominikane Holanda Holanda
Etiopia Etiopia Kuwait Kuvajti Stampa:Country data Russian Federation Rusia Ekuador Ekuadori New Zealand Zelanda e Re
Stampa:Country data Gabon Gaboni Kirgistani Kirgistani Serbia Serbia Stampa:Country data El Salvador El Salvador San Marino San Marino
Stampa:Country data Lesotho Lesoto Nepal Nepali Guatemala Guatemala Spanja Spanja
Libia Libia Pakistan Pakistani Haiti Haiti Suedia Suedia
Malawi Malavi Stampa:Country data Qatar Katari Meksika Meksika Turqia Turqia
Mauritius Mauritania South Korea Republika e Koresë Stampa:Country data Nicaragua Nikaragua Britania e Madhe Mbretëria e Bashkuar
Nigeria Nigeria Turkmenistani Turkmenistani Panama Panama Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Senegal Senegali
South Africa Afrika e Jugut
Stampa:Country data Sudan Sudani
Stampa:Country data Togo Togo
Tunizia Tunizia

Organizata të Pavarura Ndër-Qeveritare Vëzhguese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesëmarrje të vazhdueshme:[4]

  • Qendra Afrikane Regjionale e Tekonologjisë
  • Qendra Zhvillimore Aziatike dhe e Paqësorit
  • Organizata Aziatike e Prodhimit
  • Këshilli i Unitetit Ekonomik Arab
  • Partneriteti Global i Ujit
  • Komisioni i Helsinkit
  • Instituti Ndër-Amerikan për Bashkëpunim në Bujqësi
  • Forumi Ndërqeveritar për Miniera, Minerale, Metale dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
  • Institucioni Ndërqeveritar për Përdorimin e Mikroalgave Spirulina Kundër Kequshqyerjes
  • Asociacioni Ndërkombëtare i Këshillave Ekonomik dhe Social dhe Instritucioneve të Ngjashme
  • Qendra Ndërkombëtare për Ndërmarrjet Publike në Vendet në Zhvillim
  • Qendra Ndërkombëtare për Inxhiniering Gjenetik dhe Biotekonologji
  • Organizata Islame për Edukim, Shkencë dhe Kulutrë
  • Organizata për Energji e Amerikës Latine
  • Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e shteteve Ibero-Amerikane
  • Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës
  • Organizat Regjionale për Mbrojtjen e Mjedisit Detar
  • Union Des Conseils Economiques Et Sociaux Africains
  • Unioni Ekonomik dhe Monetar i Afrikë Perëndimore (UEMOA)
  • Fondacioni Botëror i Shkretëtirave
  • Organizata Botërore e Turizmit

Pjesëmarrje ad hok:[4]

  • Këshilli Afrikan i Kontabilitetit
  • Instituti Afrikan i Kulturës
  • Qendra Arabe për Studime dhe Trajnime të Sigurisë
  • Këshilli i Ministrave të Brendshëm Arab
  • Asociacioni Ndërkombëtar i Boksitit
  • Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen Cicile
  • Fakulteti i Amerikës Latine për Shkenca Sociale

Komisionet Funksionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Komisioni për Zhvillim Social
  • Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNCHR): Shpërbërë në vitin 2006, zëvendësuar nga Këshilli Njeriut i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e (UNHRC), një organ ndihmës i Asamblesë së Përgjithshme.
  • Komisioni për Droga Narkotike
  • Komisioni për Parandalim të Krimit dhe Drejtësi Penale
  • Komisioni për Zhvillim të Shkencës dhe Teknologjisë (CSTD)
  • Komisioni për Zhvillim të Qëndrueshëm (CSD)
  • Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave (UN CSW)
  • Komisioni për Popullsi dhe Zhvillim
  • Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Statistika
  • Forumi i Kombeve të Bashkuara për pyje

Komisionet Regjionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropë (ECE)
  • Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikë (ECA)
  • Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Amerikën Latine dhe Karaibe (ECLAC)
  • Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azi dhe Paqësorë (ESCAP)
  • Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë Perëndimore (ESCWA)

Agjencitë e specializuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këto agjenci të specializuara janë organizata të pavarura që punojnë me OKB-në dhe njëra tjetrën inter alia përmes makinerisë koordinuese të Këshillit Ekonomik dhe Social.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "ECOSOC: President: Welcome". United Nations. Marrë më 2011-08-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Background Information". UN Economic and Social Council. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ UN website.
  4. ^ a b ECOSOC observers, Part V

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]