Çmimet Shkencore Kombëtare
Çmimet Shkencore Kombëtare u themeluan në vitin 2016 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Me themelimin e këtyre çmimeve Akademia e Shkencave ka për qëllim të identifikojë e vlerësojë për çdo vit arritjet më cilësore dhe më me ndikim në zhvillimin shoqëror të vendit; të dëshmojë origjinalitetin e punës shkencore dhe nxisë konkurrencën; të zgjerojë rrethin e bashkëpunëtorëve të saj në institucione kërkimore-shkencore dhe nga radhët e kërkuesve të pavarur; të forcojë ndërveprimin midis brezave dhe të rrisë shkëmbimin e përvojave mes tyre. Me çmimet shkencore kombëtare vlerësohen kontributeve shkencore origjinale në shkencat shqiptare dhe për zhvillimin në Shqipëri. Ato janë të ndara në katër kategori: çmimi “Eqrem Çabej”, “Petrit Radovicka”, “Çmimi i karrierës” dhe “Çmimi i studiuesit të ri”. Juria e ngritur për këtë qëllim vlerëson kandidatët dhe shpall e fituesit për vepra monografike, projekte dhe arritje në kërkimin shkencor teknik dhe patenta të regjistruara për një periudhën kohe. Çmimet Shkencore Kombëtare jepen çdo vit. Ata u dhanë për herë të parë në vitin 2017.
Laureatët e Çmimeve Shkencore Kombëtare sipas kategorive dhe viteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti 2016
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Per vitin 2016 çmimet u ndanë si më poshtë:[1]
- Çmimi “Eqrem Çabej”, për veprat më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike
- Pëllumb Xhufi me studimin monografik “Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII”
- Çmimi “Petrit Radovicka”, për veprat, projektet apo patentat e regjistruara më të rëndësishme në shkencat natyrore dhe teknike
- Niko Pano me studimin “Pasuritë ujore të Shqipërisë”
- Çmimi i karrierës akademike, për merita jetësore në të dyja fushat e përmendura e që jepet duke iu referuar vlerësimit retrospektiv të rezultateve në kërkimin akademik-universitar, me rëndësi për shkencën shqiptare dhe jetën e vendit
- Akademik Idriz Ajeti, Prishtinë, Kosovë
- Çmimi për studiuesin e ri më të suksesshëm, që përzgjidhet prej brezit më të ri të kërkuesve qysh në fillimet e punës së tyre shkencore.
- Andi Rëmbeci dhe Sokol Çunga me veprën “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës” dhe Rigers Bakiu me punimin “Molecular evaluation”
Viti 2017
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Per vitin 2017 çmimet u ndanë si më poshtë:[2]
- Çmimi “Eqrem Çabej”, për veprat më cilësore origjinale monografike në shkencat shoqërore dhe albanologjike
- Kolec Topalli, për fjalorin etimologjik të shqipes
- Çmimi “Petrit Radovicka”, për veprat, projektet apo patentat e regjistruara më të rëndësishme në shkencat natyrore dhe teknike
- Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprën Hortikultura: vështrim enciklopedik
- Çmimi i karrierës akademike, për merita jetësore në të dyja fushat e përmendura e që jepet duke iu referuar vlerësimit retrospektiv të rezultateve në kërkimin akademik-universitar, me rëndësi për shkencën shqiptare dhe jetën e vendit
- Çmimi për studiuesin e ri më të suksesshëm, që përzgjidhet prej brezit më të ri të kërkuesve qysh në fillimet e punës së tyre shkencore.
- Studiuesve rusë Aleksandër Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën "Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës".
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Koha.net (24 prill 2017). "Akademik Idriz Ajetit Çmimi i Karrierës, Pllumb Xhufit Çmimi "Çabej"". Koha. Marrë më 18 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gazeta-shqip (12 prill 2018). "Akademia e Shkencave nderon me çmimin e karrierës Kadarenë". Gazeta Shqip. Marrë më 18 prill 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)