5 Pyetje nga Babaramo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

5 Pyetje nga Babaramo është një emision informativ i prodhuar dhe transmetuar dikur nga Vizion Plusi, dhe tani nga televizioni kombëtar "News 24".

Emisioni drejtohet nga ish-kryeredaktori i Vizion Plus-it Ilir Babaramo, tashmë kryeredaktor i televizionit kombëtar "News 24", i cili analizon situatën politike dhe shoqërore në Shqipëri me personalitete nga fusha politike dhe ajo sociale. Emisioni është ndërtuar në trajtën e një debati i cili zhvillohet direkt në studion e Vizion Plus. Deri më tani të ftuar në studion kanë qenë persona të njohur shqiptar dhe të huaj si Ambasadori i ShBA-ve Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Frances, si dhe personalitete të politikës shqiptare si Sali Berisha, Spartak Ngjela, Edi Rama, Bashkim Fino, Petro Koci, Jozefina Topalli etj.[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vizion Plus - në internet Arkivuar 5 tetor 2006 tek Wayback Machine