Adnan Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Adnan Jashari (i lindur më 29.11.1965). Ministër i Drejtësisë, Profesor i Asociuar në Drejtësi, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë së bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni. [1]

Studimet dhe karriera akademike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adnan Jashari në periudhën janar 1997 – korrik 2002 ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, doktor i Shkencave Juridike, Ph.D. në Drejtësi, Punimi me temën: "Investimet e huaja direkte në vendet në zhvillim me një vështrim unik në Maqedoni" 2003 – 2011 profesor në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), Tetovë, E Drejta Biznesore, E Drejta Fiskale dhe E Drejta Ekonomike Ndërkombëtare 2004-2008 nënkryetar i Bordit për Akreditim të Arsimit të Lartë në Republikën e Maqedonisë, ku mori pjesë në procesin e akreditimit për shumë universitete dhe kolegje në vend. 2007 – 2009 ka ligjëruar si profesor në Universitetin privat FAMA, Kosovë, Prishtinë, Nga viti 2011 ka qenë profesor për të drejtën e biznesit në UEJL, Tetovë dhe universitete të tjera. Ai ishte gjithashtu konsulent në një sërë komisionesh legjislative në hartimin e ligjeve në fushën e së drejtës afariste në Republikën e Kosovës. Maqedonisë dhe në Republikën e Kosovës. .

Karriera politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën mes viteve 1997-2003 Jashari ka punuar si inspektor i Shërbimit të të Ardhurave Publike në Gostivar. 2002-2005 Sekretar i BDI-së në Gostivar dhe anëtar i bordit të asaj partie. 2003–2009 (sipas burimeve tjera 2002-2006 dhe 2006-2010) ka qenë deputet i Kuvendit të Maqedonisë, anëtar i Komisionit Ligjvënës, Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhimin e Burimeve Ujore, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, anëtar i Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Ukrainës dhe Australisë, kryetar i Grupit me Parlamentin e Holandës.

Disa nga ligjet që janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë: Ligji për shoqëritë tregtare në Republikën e Maqedonisë, Ligji për falimentimin në Republikën e Maqedonisë, Ligji për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë, Ligji për intelektual Pronësore në Republikën e Maqedonisë dhe ligje të tjera.

Në qershor të vitit 2014 Adnan Jashari u emërua Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Kryeministrit Nikolla Gruevski . Ai zëvendësoi Blerim Bexhetin, po ashtu politikan i BDI-së. [2]

Publikimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • A. Jashari, E drejta tregtare, botuar në UEJL, Tetovë, 2012.
  • A.Jashari. Lënda e së drejtës tregtare. Tetovë, 2009.  .
  • A.Jashari. Pignus sipas të drejtës zakonore shqiptare. Jehona, pp. 12. 2009. ISSN 1857-6354.
  • I.Zejneli,J.Shasivari,A.Aliu,A.Bilalli, A.Jashari. Fjalor shqip – maqedonisht dhe anasjelltas. Botuar nga UEJL, 2008. ISBN 978-608-4503-01-9 .
  • A.Jashari. IHD-Investimet e Huaja Direkte në vendet në tranzicion. Botuar nga UEJL, 2007. ISBN 978-9989-2705-4-3 .

Profesor Jashari ka shkruar edhe artikuj për të drejtat e pronësisë intelektuale, regjimin pasuror të bashkëshortëve në të drejtën gjermane, përgjegjësinë për gabimet mjekësore, konkurrencën ekonomike, transformimin e kompanive tregtare, përgjegjësinë për dëmtimin e mjedisit, transferimin e teknologjisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ homepage of Democratic Union for Integration
  2. ^ Macedonian Prime Minister Reveals New Cabinet, Balkan Insight, June 9, 2014