Aeroporti i Vlorës
Aeroporti i Vlorës është një projekt i porositur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një aeroporti brenda peizazhit të mbrojtur të Pishë Poro-Nartës, 10 km në veri të Vlorës.
Ky do të jetë aeroporti i tretë ndërkombëtar në Shqipëri pas Aeroportit të Tiranës dhe Aeroportit të Kukësit.
Tenderi para pezullimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 janar 2018, konsorciumi turk Cengiz-Kalyon-Kolin paraqiti ofertën për ndërtimin e aeroportit. Një vit më vonë, konsorciumi vendosi të tërhiqej.
Më 16 shtator 2019, ministresha e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi një projekt ku përveç aeroportit, e gjithë zona do të shndërrohej në një zonë multifunksionale ekonomike me njësi tregtare, fusha sporti, vreshta për përpunimin e verës, etj.[1]
Tenderi u pezullua përkohësisht nga qeveria shqiptare më 31 mars 2020 pa asnjë arsye të dhënë.
Tenderi i rihapur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kompania AL-DE ka dërguar një kallëzim penal në SPAK duke akuzuar qeverinë se ka fabrikuar dokumente që nuk janë dorëzuar në garë. Sipas saj, qeveria lejoi futjen në garë të një kompanie fiktive dhe ndryshoi rregullat vetëm 4 ditë para shpalljes së fituesit, me qëllimin e vetëm që koncesioni t’i jepej konsorciumit zvicerano-turko-kosovar.[2]
Konsorciumi fitues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tenderi ndërkombëtar u fitua nga një komsorcium i përbëre nga 3 kompani. Kontrata u nënshkrua më 20 prill 2021.
Kompanitë përbërëse:
- Mabco Constructions, Zvicër, me pronar Behgjet Pacollin (58%)
- YDA Group, Turqi (40%)
- 2A Shpk, Kosovë, me pronar Valon Ademin (2%)
Largimi i kompanisë YDA Group
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga mesi 2022 kompania u largua nga projekti dhe i shiti kompanisë së Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh. Mabco Constructions pretendon se YDA Group nuk iu përgjigj investimit të zotuar.[3]
Një ndër kriteret e tenderit ishte që kompanitë apo bashkimi i kompanive konkurruese të kishin eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.[2] YDA Group ishte e vetmja kompani me përvojë në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve. Pra, punimet vazhdojnë ndërsa kriteret bazë të tenderit janë shkelur.
Ekspertë të ekonomisë thonë se ky veprim pritet të rrisë risqet për përfundimin e aeroportit.[3]
Projekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para fillimit të ndërtimit të aeroportit do të kryhen studime arkeologjike. Ndërtimi parashikohet të zgjasë 36 muaj. Projekti përfshin ndërtimin e një piste 3.2 km të gjatë, hangar për mirëmbajtjen e avionëve dhe shërbimin e ngarkesave.
Ndikimi mjedisor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aeroporti i ri pritet të ketë një ndikim të madh negativ në mjedis. Ai po ndërtohet në peizazhin e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës, një strehë të rëndësishme për flamingot, pelinkanët dhe zogjtë shtegtarë.[3] Pishë Poro-Narta është kandidate për t'u futur në rrjetin Emerald, ku dhe jetojnë mbi 62 lloje shpendësh të mbrojtur nga Direktiva e Shpendëve dhe Habitateve.[4]
Organizatat mjedisor vendase dhe ndërkombëtare kundërshtojnë tkurrjen e sipërfaqes së mbrojtur dhe degradimin e statusit, nga "rezervat natyror i menaxhuar" në "peizazh i mbrojtur".
Ndërtimi në rrugëkalimin e zogjve shtegtarë nga Evropa drejt Afrikës është kundërshtuar edhe nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, e cila deklaroi se projekti kishte mungesë të theksuar të zbatimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit.[3]
Ekspoertë të mjedisit thonë se operimi i aeroportit do të prishte integritetin e ekuilibrave natyrorë të shpendëve dhe habitateve të tjera të dy anëve të lumit.
Ndikimi ekonomik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetë studimet e qeverisë shqiptare e vlerësuan aeroportin të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ultët të kthimit të investimit. Megjithatë, qeveria mori përsipër të kompensojë të ardhurat e munguara të investorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138.000.000 € nga buxheti i shtetit përgjatë 10 viteve të para të operimit.[3]
Ekspertë të ekonomisë thonë se kontrata koncesionare vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Aeroporti i Vlorës, Balluku: Impakt në zhvillimin ekonomik e turistik". ata.gov.al. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2023. Marrë më 6 mars 2023.
- ^ a b "Aeroporti i Vlorës/ Ikja e dyshimtë e turqve dhe si Pacolli bleu 40 % të aksioneve për 4450 euro. Kontrata në SPAK dhe roli i Idriz Sinanit". telegraf.al.
- ^ a b c d e f "Aksionet e kushtueshme të aeroportit të Vlorës shiten për një çmim minimal". reporter.al. 6 mars 2023.
- ^ "Raporti Vjetor 2021". European Commission (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)