Afërdita Deva-Zuna
Afërdita Deva - Zuna është pedagoge universiteti, hulumtuese në fushën e pedagogjisë familjare, autore veprash dhe studimesh pedagogjike, është hulumtuesja që kontriboi më së shumti në zhvillimin e mendimit shkencor pedagogjik në Kosovë.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof. Afërdita u lind në Mitrovicë më 1950. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Studioi shkencat pedagogjike në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Magjistroi në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoroi në vitin 1997, në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me temën: Faktorët themelorë të edukatës familjare dhe ndikimi i tyre në edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore.[2]
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përvojën dhe veprimtarinë profesionale e nisi në Gjimnazin e Prishtinës, si mësimdhënëse e psikologjisë, logjikës dhe filozofisë. Nga viti 1976/77 u zgjodh asistente për disa lëndë pedagogjike në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1981 u autorizua për të mbajtur ligjërata nga lënda: Pedagogji II. Në vitin 1987 u zgjodh ligjëruese e kësaj lënde, pastaj docente, prof. inordinar dhe në vitin 2004 u zgjodh profesoreshë e rregullt për lëndët: Pedagogji II dhe Pedagogji familjare. Më vonë u angazhua edhe si mësimdhënëse e lëndëve: Menaxhimi i klasës dhe Shkolla dhe komuniteti. Gjithashtu punon edhe në Fakultetin e Edukimit, Qendra në Prishtinë dhe në Gjakovë. Nga viti 1997 - 2004 punoi edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ishte anëtare e Kolegjiumit të Studimeve për magjistraturë në Degën e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë dhe sekretare e tij. Ishte kryetare e Degës së Pedagogjisë. Pati edhe disa funksione dhe angazhime tjera profesionale. Me qëllim të ngritjes profesionale, mori pjesë në shumë programe trajnimi dhe qëndroi në Tiranë, Shkup, Lubjanë, Kallgari, Lefbrixh, Toronto, etj. Prof. Afërdita merret edhe me veprimtari kërkimore-shkencore dhe krahas artikujve dhe studimeve shkencore-profesionale të botuara në revista të ndryshme, ajo hartoi dhe botoi edhe këto vepra:
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edukimi i parashkollorit në familje, 2003.[2]
- Standardet e edukimit dhe arsimit parashkollor, (bashkautor), 2006.
- Kurrikula e edukimit parashkollor në Kosovë, (bashkautor), 2006.
- Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, 2008.[3]
- Parimet e partneritetit shkollë-familje-komunitet, sfidë vijanoze, (bashkautor), 2009.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Falë bagazhit intelektual, përvojës si punonjëse shkencore dhe përkushtimit, si e mbarova së lexuari, ndjeva obligim intelektual që të pohoj, pa lëkundjen më të vogël, se ky është studimi më i plotë i autorëve shqiptarë, të cilët janë marrë me edukimin e fëmijëve në familje". Kozma Grillo[4]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hajrullah Koliqi: Gruaja ndër shekuj (Arsimimi dhe emancipimi i saj), Prishtinë, 2009, fq. 378 - 381. ISBN 978-9951-07-716-3, 9951077161
- ^ a b Afërdita Deva - Zuna: Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë, 2003, ISBN 9951-8554-0-7
- ^ Prof. Dr. Afërdita Deva - Zuna: Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, Libri shkollor, Prishtinë, 2008. ISBN 978-9951-07-698-2, 995107698X. Shih edhe: Afërdita Deva Zuna: Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike OCLC World Cat, Vizituar më 25.08.2016.
- ^ Prof. dr. Kozma Grillo: Për punimin e zonjës dr. Afërdita Deva - Zuna: Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, në veprën, Prof. Dr. Afërdita Deva - Zuna: Dhuna në familje nën thjerrën pedagogjike, Libri shkollor, Prishtinë, 2008, fq. 115. ISBN 978-9951-07-698-2, 995107698X