Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fakulteti i Edukimit është njëri nga Fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Veprimtaria e tij filloi në tetor të vitit 2002..[1]

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Aftësimi i mësimdhënësve në Kosovë zë fill me Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë themeluar me Vendimin, nr. 378 të datës 21.11. 1957, ndërsa nga puna filloi në vitin 1958. Si e tillë ajo ka funksionuar deri në dhjetorin e vitit 2004, kur personeli administrativ - teknik dhe studentët sipas programit të SHLP-ës integrohen në Fakultetin e Edukimit.[1]

Fakulteti i Edukimit u themelua me Vendim të Ministrit të Ministrisë për Arsim, Shkencë e Teknologji të datës 9.09.2002. Fakulteti i Edukimit themelohet në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Mësimi filloi më 18.11.2002, ndërkaq hapja solemne e këtij institucioni ishte më 14 mars 2003..[1]

Programet[redakto | redakto tekstin burimor]

Fakulteti i Edukimit ka këto programe mësimore :

  • Programi Parashkollor
  • Programi Fillor
  • Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
  • Programi Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Programi Biologji-Kimi
  • Programi Fizikë-Kimi
  • Programi Matematikë-Informatikë
  • Programi Teknologji-Informatikë
  • Programi Histori-Edukatë Qytetare
  • Programi Gjeografi-Edukatë Qytetare

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]