Agjencioni Evropian për Rindërtim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agjencia Evropiane për Rindërtim (shku. AER) është një agjencion i pavarur i Komisionit Evropian (KE) që menaxhon një pjesë së ndihmës së komunitetit evropian në Kosovë, Maqedoni, Sërbi dhe Mal të Zi. Qendra e Agjencionit gjindet në Selanik kurse ka zyre operative në Prishtinë, Shkup, Beograd dhe Podgoricë.

Agjencioni mbulon sektoret e zhvillimit ekonomik, drejtësisë, shoqërisë civile, financave publike, energjisë, kthimit e pakicave, buqësisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Rrënjët e Agjencisë janë vendosur në rrethanat e krijuara si pasojë e luftës në Kosovë. Në fillim të vitit 2000, ajo morri përsipër punën e Task Forcës së Komisionit Evropian për Rindërtimin e Kosovës, një organ i përkohshëm i asistencës emergjente i krijuar në verën e vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të intervenimit të udhëhequr nga NATO kundër Jugosllavisë. Prishtina ishte qyteti ku Agjencia themeloi qendrën e saj të parë operative.

AER-i fillimisht përqendroi asistencën e tij në rehabilitimin dhe riparimin e infrastrukturës kyçe dhe shërbimeve publike. Ai u përqendrua në energjetikë, strehim, transport dhe furnizimin me ujë. Ai gjithashtu mbështeti zhvillimin e ndërmarrjeve, bujqësinë, shëndetësinë dhe ndërtimin e institucioneve.