Shko te përmbajtja

Aqif Përmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Akif Përmeti)
Aqif Përmeti
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë
Në detyrë
12 prill 1939  28 prill 1943
MonarkuViktor Emanueli III
KryeministriShefqet Vërlaci
Mustafa Merlika-Kruja
Eqrem Libohova
Maliq Bushati
Paraprirë ngaXhemal Aranitasi
Pasuar ngaPrenk Pervizi
Të dhëna vetjake
U lind më28 nëntor 1884
Përmet, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Vdiq më14 prill 1945 (60 vjet)
Tiranë, Shqipëri
ProfesioniOficer ushtarak, politikan

Aqif Përmeti (28 nëntor 1884 14 prill 1945) ishte një oficer ushtarak dhe politikan shqiptar. Ai shërbeu si Ministër i Mbrojtjes gjatë pushtimit italian të Shqipërisë. Në vitin 1944 u arrestua nga regjimi komunist dhe një vit më vonë u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 14 prill në Tiranë.[1]

U lind rreth vitit 1884 në Përmet, asokohe pjesë e Vilajetit të JaninësPerandorisë Osmane.[2] Ndoqi akademinë ushtarake në Stamboll.[2] Në vitin 1915, Përmeti u shpërngul në Shtetet e Bashkuara.[3] Më vonë, Përmeti u kthye në Evropë për të komanduar një batalion shqiptaro-amerikan të ushtrisë amerikane.[4]

Në vitin 1920, Përmeti u kthye në Shqipëri për të mbështetur Qeverinë e sapokrijuar të Delvinës.[4] Më pas Përmeti iu bashkua ushtrisë shqiptare dhe shërbeu si komandant në Shqipërinë e Jugut.[4] Në vitin 1924 shërbeu si komandant i xhandarmërisë së Tiranës. Po atë vit, pas ardhjes në krye të Ahmet Zogut, ai u largua nga Shqipëria me Fan Nolin, por më vonë u kthye.[4] Pasi u pajtua me Zogun, Përmetit iu dha një pozitë komanduese në Shkodër.[4] Në vitin 1929, ai organizoi një shtëpi botuese ushtarake. Në vitin 1934, Përmeti punoi në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.[4]

Shërbimi i Përmetit në ushtri vazhdoi edhe gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.[4] Ai u emërua përfundimisht si Ministër i Mbrojtjes për Protektoratin Italian të Shqipërisë, duke shërbyer nga 12 prill 1939 deri më 28 prill 1943. Më 5 mars 1943, ai u gradua gjeneral nga Renzo Dalmazzo.[4]

Në prill 1945, Përmeti u dënua me vdekje nga Gjykata Speciale për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit,[4] i dënuar me vdekje u ekzekutua më 14 prill 1945.[3]

  1. Priftit, Aqif Përmeti Informacione Personale Emër/Mbiemër: Aqif Përmeti Vendlindja: Përmet Datëlindja: 28/11/1884 Datë Vdekja: 13/4/1945 Vënd Vdekja: Kodra e; Special, Tiranë Ngjarja i përfshirë: Gjyqi; Pushkatuar, 17 Të; Priftit, 60 të dënuar me burgim Gjyqi Data e Arrestimit: 18/11/1944 Ekzekutimi Akuza: "kriminel lufte" Gjykata: Gjykata Speciale e Tiranës Data Ekzekutimit: 13/4/1945 Vendi Ekzekutimit: Kodra e; Tiranë. "Aqif Përmeti". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. Marrë më 2019-09-02.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  2. 1 2 Elsie, Robert (2013). Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). New York: I.B. Tauris. fq. 355. ISBN 978-1-78076-431-3.
  3. 1 2 Elsie, Robert (2013). Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). fq. 355–56.
  4. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Elsie, Robert (2013). Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). fq. 356.