Jump to content

Albana Koçiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Albana Koçiu.jpg

Albana Koçiu (lindur në Tiranë, më 10 Korrik 1977) mban postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë. Përpara kësaj detyre, Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike, që prej vitit 2013.[1]

Znj. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në menaxhim, në pozicione drejtuese në administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe të shërbimeve sociale, ku ka një eksperiencë të pasur dhe me kontribut të spikatur.[2]

Prof. Asoc.

Albana Koçiu
Lindi10 korrik 1977 (46 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaAlbanian
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë

Njëherazi, Znj. Koçiu ka ndjekur një sërë kualifikimesh profesionale mbi lidershipin në administratën publike, mirëqeverisjen, politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe politikat sociale.

Më herët, si Drejtore e Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu ka kryesuar në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.[3]

Albana Koçiu ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale (1996-2000), në Universitetin e Tiranës me arritje të  suksesshme duke u specializuar me një Master Shkencor mbi monitorimin e sistemit të shërbimeve sociale në Shqipëri (2005-2007). Ajo ka vazhduar duke dhënë kontributin e saj akademik si Profesor i Asociuar që prej vitit 2010 deri në vitin 2022 pranë Departamentit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Në kuadër të formimit të saj profesional ajo ka ndjekur një sërë programesh trajnimi nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat kanë trajtuar tema të rëndësishme si mbështetja sociale e familjeve, rritja dhe zhvillimi i fëmijëve, përkujdesja sociale ndaj grupeve vulnerabël si dhe shërbimi social joinstitucional alternativ për fëmijët në nevojë.

Në këtë drejtim ajo ka ndjekur edhe kurse trajnimi të cilat kanë qenë të fokusuara në zhvillimin e pushtetit vendor në Shqipëri, si dhe forcimi i institucioneve në nivel vendor, në bashkëpunim edhe me Asociacionin e Bashkive Shqiptare, duke synuar rritjen e standardeve dhe përafrimin e tyre me ato të Komunitetit Evropian.[4]

Përpara emërimit në detyrën e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë në kabinetin e qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Znj. Albana Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Departamentit të Administratës Publike, institucion në varësi të Kryeministrisë që prej vitit 2013. Gjatë kësaj detyre ajo ka iniciuar me profesionalitet dhe integritet reforma të rëndësishme në këtë sektor mbi organizimin e administratës së një shteti, duke synuar rritjen e standardeve dhe përafrimin e kuadrit ligjor përkatës me atë të Bashkimit Evropian.[5]

Në vitin 2001, Znj. Koçiu i është bashkuar stafit të Bashkisë së Tiranës, si drejtore e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore duke koordinuar rritjen, forcimin dhe mirëmenaxhuar kapacitetet njerëzore të bashkisë më të madhe të kryeqytetit të Shqipërisë. Në vijim, ajo ka mbuluar edhe detyra të tjera të rëndësishme si Drejtore e Qendrës Ekonomike për Zhvillimin dhe Edukimin e Fëmijëve gjatë periudhës 2007-2008, dhe si Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme së Menaxhimit të Shërbimeve gjatë periudhës 2008-2011.[6]

Në kuadër të funksionit të saj si Drejtore e Departamentit të Administratës Publike (DAP), znj. Koçiu u emërua nga Qeveria Shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR), si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë mandatit të saj si zyrtar i lartë në DAP, znj. Koçiu është vlerësuar për punën e saj, ku është spikatur edhe në nivel rajonal duke u propozuar si Anëtare e Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor (RESPA), përgjegjësi e cila u zhvillua me efikasitet dhe devotshmëri deri në momentin e largimit të saj në vijim të emërimit në detyrën e re të ministrit.[7]

  1. ^ www.kryeministria.al https://www.kryeministria.al/ministrat/albana-kociu/. Marrë më 2024-01-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Albana Koçiu Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë!". dritare.net. Marrë më 2024-01-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kush është ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu prej 10 vitesh në krye të DAP". Vox News. Marrë më 2024-01-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Drejtori". www.dap.gov.al. Marrë më 2024-01-19. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?". Opinion.al. 2023-09-04. Marrë më 2024-01-19.
  7. ^ TV, SCAN (2023-09-04). "Profili/Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë – SCAN TV" (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-19.