Alberto Manjeli
Alberto Manjeli | |
|---|---|
Alberto Magnelli | |
| Lindi | 1 korrik 1888 (138 vjeç) |
| Vdiq | 20 prill 1971 (82 vjeç) |
| Njihet për | Piktura |
| Lëvizja | Arti konkret |
| Çmimet | São Paulo Biennial 1951, çmimi i dytë |
Alberto Manjeli (Alberto Magnelli, 1 korrik 1888 – 20 prill 1971) ishte një piktor modern italian, i cili ishte një figurë e rëndësishme në Lëvizjen artistike të Artit Konkret të pas-luftës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Manjeli lindi në Firence më 1 korrik 1888. Në vitin 1907 filloi të pikturojë dhe, pavarësisht mungesës së edukimit formal të artit,[1] deri në vitin 1909 ai kishte krijuar mjaftueshëm për t'u përfshirë në Bienalen e Venecies.[2] Punimet e tij fillestare ishin në një stil faunist.[3] Manjeli u bashkua me artistët avangardë të Firences, duke përfshirë Ardengo Soffici-n dhe Gino Severinin. Ai gjithashtu vizitoi Parisin, ku u takua me Guillaume Apollinaire dhe kubistët duke përfshirë Pablo Picasso, Fernand Léger dhe Alexander Archipenko. Deri në vitin 1915, ai kishte adoptuar një stil abstrakt që përmbante elementë kubistë dhe futuristë.[4]
Gjatë disa viteve të ardhshme, Manjeli u kthye në punën figurative dhe u largua nga pararoja italiane, e cila po mbështeste më shumë fashizmin, të cilin ai e kundërshtoi. Nga viti 1931, ai ishte kthyer në abstraksion në formën e artit konkret[5] duke shfaqur forma gjeometrike dhe plane të mbivendosura.[1] Ai u transferua në Paris, ku u bashkua me grupin Abstraction-Création[3] dhe u bë miq me Wassily Kandinsky, Jean Arp dhe Sophie Taeuber.[2] Pas pushtimit të Francës nga nazistët, Manjeli dhe bashkëshortja e tij e ardhshme, Susi Gerson, shkuan të jetonin në Grasse me disa artistë të tjerë duke përfshirë Arpsin. Disa nga grupi, përfshirë Gersonin, ishin hebrenj kështu që ata u detyruan të fshiheshin. Përkundër kësaj, grupi ishte në gjendje të prodhonte një numër veprash bashkëpunuese.[6]
Pas Luftës së Dytë Botërore, Manjeli u kthye në Paris, i cili do të ishte shtëpia e tij për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai u bë një figurë e rëndësishme në Lëvizjen e Artit Konkret pas luftës dhe ndikoi artistë të tillë si Victor Vasarely, Nicolas de Staël si dhe artistë konkretë në Amerikën e Jugut si Hélio Oiticica. Ai ekspozoi përsëri në Bienalen e Venecias, këtë herë me një dhomë të tërë. Galeritë e mëdha organizuan retrospektivat e punës së tij.[2]
Manjeli vdiq më 20 prill 1971, në shtëpinë e tij në Meudon të Parisit.
Ekspozitat kryesore[2][7]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bienalia e Venecias (1909)
- Galleria Materassi, Firence (1921) (ekspozita e tij e parë e vetme)
- Galeria e Pesaros, Milano (1929)
- Galerie Pierre, Paris (1934) (ekspozita e tij e parë e madhe në Paris)
- Nierendorf Gallery, Nju Jork (1937) (ekspozita e tij e parë personale në SHBA)
- Galeria e René Drouin (1947)
- Bienalia e Venecias (1950)
- São Paulo Bienale (1951) (mori çmimin e dytë)
- Pallati i Arteve të Bukura, Bruksel (1954) (ekspozita e tij e parë retrospektive e plotë)
- Documenta II, Kasel (1955)
- Kunsthaus, Zyrih (1963) (retrospektiva e madhe që feston ditëlindjen e 75-të)
- Muzeu i Artit Modern, Paris (1968)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Art in America: Alberto Magnelli at Leonard Hutton[lidhje e vdekur]
- 1 2 3 4 "Alberto Magnelli Biography" (në anglisht). Marlborough. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2008. Marrë më 19 maj 2019.
- 1 2 Palazzo Magnani: Alberto Magnelli[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur përfundimisht]
- ↑ "Alberto Magnelli Between Cubism and Futurism" (në anglisht). Marlborough. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2008. Marrë më 19 maj 2019.
- ↑ Palazzo Magnani: Alberto Magnelli[lidhje e vdekur përfundimisht]
- ↑ "Art In America: An invented paradise". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2006. Marrë më 19 maj 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Palazzo Magnani: Alberto Magnelli[lidhje e vdekur përfundimisht]