Ali Demir Alizoti
Ali Alizoti | |
---|---|
U lind në | 13 maj 1892 |
Vdiq | 3 shkurt 1958 |
Ali Demir Alizoti (Selanik, 13 maj 1892 - Ankara, 3 shkurt 1958) ka qenë pronar tokash, politikan shqiptar në Greqi, tregtar dhe sipërmarrës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Selanik, i biri i Demir Alizotit me prejardhje nga Qinami dhe Shadije Kaliongji, greke e bija e një prifti. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e mori në vendlindje, më pas arsimin e lartë në Athinë, për jurist. Pati në klasë Sofoklis Venizelos, kryeministrin e ardhshëm të Greqisë.
I hyri karrierës politike, duke u zgjedhur deputet i Kozhanit në parlamentin grek. Pasi shiti pronat që kishte në Greqi më 1925, hyn në Shqipëri dhe vendoset në Korçë, ku investoi në hapjen e fabrikës së parë të trikotazhit me teknologjinë gjermane të kohës. Hapi dyqane shitjeje në qytete të tjera të vendit si dhe u bë koncensionar i makinave qepëse gjermane "Veritas".
Pas Çlirimit fabrika u shtetëzua dhe makineritë u konfiskuan dhe Alizotët u vendosën në Tiranë, përkohësisht.
Duke iu siguruar një vizë për të vizituar të vëllain dhe motrat, vajti në Turqi, ku shkoi jetën e mbetur dhe ndërroi jetë në Ankara më 3 shkurt 1958.