Alicia Keys

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Alicia Augello Cook
Alicia Keys
AliciaKeys2013.jpg
Lindi më (1981-01-25) 25 Janar, 1981 (36 vjeç)
Vendlindja Hell's Kitchen, Manhattan, New York, SHBA
Emër tjetër Lellow
Profesioni
  • Këngëtare
  • producente muzikore
  • kompozitore
  • pianiste
  • actore
Vitet aktiv 1996–present
Partia politike Demokratike
Bashkëshorti Swizz Beatz, të martuar në vitin 2010
Fëmijë 2
Alicia Keys
Informacione
Label
Instrument(e)
  • vokal
  • piano
  • tastierë
Nënshkrimi

Alicia Augello Cook (e lindur më 25 janar, 1981), e njohur profesionalisht si Alicia Keys, është një këngëtare, kompozitore, prodhuese muzikore, pianiste dhe aktore amerikane. Keys e lëshoi albumin e saj debutues me J Records, duke pasur më herët marrveshje për regjistrimin me së pari me Columbia dhe më pas me Arista Records. Albumi debutues i Keys, Songs in A Minor u lëshua në vitin 2001, duke prodhuar këngën e saj "Fallin'", numër një në Billboard Hot 100, dhe duke shitur mbi 12 milionë kopje në mbarë botën. Albumi i solli Keys pesë Çmime Grammy në vitin 2002.[1] Albumi i saj i dytë, The Diary of Alicia Keys, u lëshua në vitin 2003, duke krijuar këngë të suksesshme "You Don't Know My Name", "If I Ain't Got You" dhe "Diary", duke shitur 8 milionë kopje në mbarë botën.[2] Kënga "My Boo" në duet me Usher për herë të dytë e rendit atë në pozitë të parë në vitin 2004. Albumi i saj si shtesë i solli edhe katër Çmime Grammy në vitin 2005.[3] Më vonë atë vit, ajo lëshoi albumin e saj të parë liveUnplugged, duke u bërë gruaja e parë që ka në MTV Unplugged albumin debutues të renditur në pozitë të parë.

As I Am u lëshua në vitin 2007, duke nxjerrë këngën "No One" në pozitës e parë të Hot 100, e shitur 5 milionë kopje në të gjithë botën dhe me të cilën gjithashtu fitoj edhe tre Çmime Grammy. The Element of Freedom u lëshua në vitin 2009, duke u bërë albumi i saj që kryeson top listën e albumeve në Britani të Madhe, dhe duke shitur 4 milion kopje në mbarë botën. Keys bashkëpunoi gjithashtu me Jay Z në "Empire State of Mind", si kënga e saj e katërt që renditet në pozitë të parë, dhe fitoi "Bashkëpunimin më të mirë Rap/Këndimit" në vitin 2010. Girl on Fire u lëshua në vitin 2012 si albumi i saj i pestë që kryeson Billboard 200. Albumi i saj i dytë live, VH1 Storytellers u lëshua në vitin 2013. Here u lëshua në vitin 2016, duke u bërë albumi i saj i shtatë që kryeson renditjen e R&B/Hip-Hop .

Keys ka fituar shumë çmime, të tilla siç janë 15 Grammy Awards dhe 17 NAACP Image Awards dhe ka shitur rreth 35 milionë albume dhe 30 milionë këngë në mbarë botën.[4] Keys e bëri debutimin kinematografik të saj në filmin Smokin' Aces dhe gjithashtu u shfaq në The Nanny Diaries dhe The Secret Life of Bees. Konsiderohet si një pop-ikonë, revista Billboard e quajti atë si artistja më e mirë R&B e dekadës së viteve 2000 dhe e vendosi atë në pozitën e 10-të në listën e Top 50 R&B/Hip-Hop artistëve të 25 viteve të kaluara. VH1 e përfshiu atë në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa Time e përfshiu atë listën e 100 njerëzve më me ndikim në vitin 2005 dhe 2017.

Jeta dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Imazhi publik[redakto | redakto tekstin burimor]

Mjeshtëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Trashëgimia[redakto | redakto tekstin burimor]

Arritjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Yes, America, Amy Winehouse Is a Star". BBC America. February 11, 2008. Archived nga orgjinali më June 17, 2009. Marrë më July 5, 2009. 
  2. ^ Batey, Angus (November 10, 2007). The ascent of Alicia Keys. The Times. London: News Corporation. Marrë më July 5, 2009. 
  3. ^ 2005 Grammy Award Winners. CBS News. February 13, 2005. Marrë më July 5, 2009. 
  4. ^ Skeels, Virginia (August 15, 2012). Girl on Fire: Alicia Keys slips into form-fitting sheer dress as she unveils name of new album. Daily Mail. 

Për lexim të mëtejshëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]