Alicia Keys
Alicia Augello Cook Alicia Keys | |
---|---|
U lind në | |
Emrat e tjerë | Lellow |
Profesioni |
|
Vite aktiviteti | 1996–present |
Partia politike | Demokratike |
Fëmijë | 2 |
Karierra Muzikore | |
Zhanret | |
Instrument(et) |
|
Labeli | |
Website | aliciakeys |
Nënshkrimi | |
Alicia Augello Cook (e lindur më 25 janar, 1982), e njohur profesionalisht si Alicia Keys, është një këngëtare, kompozitore, prodhuese muzikore, pianiste dhe aktore amerikane. Keys e lëshoi albumin e saj debutues me J Records, duke pasur më herët marrveshje për regjistrimin me së pari me Columbia dhe më pas me Arista Records. Albumi debutues i Keys, Songs in A Minor u lëshua në vitin 2001, duke prodhuar këngën e saj "Fallin'", numër një në Billboard Hot 100, dhe duke shitur mbi 12 milionë kopje në mbarë botën. Albumi i solli Keys pesë Çmime Grammy në vitin 2002.[1] Albumi i saj i dytë, The Diary of Alicia Keys, u lëshua në vitin 2003, duke krijuar këngë të suksesshme "You Don't Know My Name", "If I Ain't Got You" dhe "Diary", duke shitur 8 milionë kopje në mbarë botën.[2] Kënga "My Boo" në duet me Usher për herë të dytë e rendit atë në pozitë të parë në vitin 2004. Albumi i saj si shtesë i solli edhe katër Çmime Grammy në vitin 2005.[3] Më vonë atë vit, ajo lëshoi albumin e saj të parë live, Unplugged, duke u bërë gruaja e parë që ka në MTV Unplugged albumin debutues të renditur në pozitë të parë.
As I Am u lëshua në vitin 2007, duke nxjerrë këngën "No One" në pozitës e parë të Hot 100, e shitur 5 milionë kopje në të gjithë botën dhe me të cilën gjithashtu fitoj edhe tre Çmime Grammy. The Element of Freedom u lëshua në vitin 2009, duke u bërë albumi i saj që kryeson top listën e albumeve në Britani të Madhe, dhe duke shitur 4 milion kopje në mbarë botën. Keys bashkëpunoi gjithashtu me Jay Z në "Empire State of Mind", si kënga e saj e katërt që renditet në pozitë të parë, dhe fitoi "Bashkëpunimin më të mirë Rap/Këndimit" në vitin 2010. Girl on Fire u lëshua në vitin 2012 si albumi i saj i pestë që kryeson Billboard 200. Albumi i saj i dytë live, VH1 Storytellers u lëshua në vitin 2013. Here u lëshua në vitin 2016, duke u bërë albumi i saj i shtatë që kryeson renditjen e R&B/Hip-Hop .
Keys ka fituar shumë çmime, të tilla siç janë 15 Grammy Awards dhe 17 NAACP Image Awards dhe ka shitur rreth 35 milionë albume dhe 30 milionë këngë në mbarë botën.[4] Keys e bëri debutimin kinematografik të saj në filmin Smokin' Aces dhe gjithashtu u shfaq në The Nanny Diaries dhe The Secret Life of Bees. Konsiderohet si një pop-ikonë, revista Billboard e quajti atë si artistja më e mirë R&B e dekadës së viteve 2000 dhe e vendosi atë në pozitën e 10-të në listën e Top 50 R&B/Hip-Hop artistëve të 25 viteve të kaluara. VH1 e përfshiu atë në listën e 100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndërsa Time e përfshiu atë listën e 100 njerëzve më me ndikim në vitin 2005 dhe 2017.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Imazhi publik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mjeshtëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arritjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Songs in A Minor (2001)
- The Diary of Alicia Keys (2003)
- As I Am (2007)
- The Element of Freedom (2009)
- Girl on Fire (2012)
- Here (2016)
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Yes, America, Amy Winehouse Is a Star". BBC America (në anglisht). 11 shkurt 2008. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2009. Marrë më 5 korrik 2009.
- ^ Batey, Angus (10 nëntor 2007). "The ascent of Alicia Keys". The Times (në anglisht). London: News Corporation. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2008. Marrë më 5 korrik 2009.
- ^ "2005 Grammy Award Winners". CBS News (në anglisht). 13 shkurt 2005. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2013. Marrë më 5 korrik 2009.
- ^ Skeels, Virginia (15 gusht 2012). "Girl on Fire: Alicia Keys slips into form-fitting sheer dress as she unveils name of new album". Daily Mail (në anglisht).
Për lexim të mëtejshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Keys, Alicia (2001). Songs in A Minor (në anglisht). Hal Leonard Corporation. ISBN 0-634-03776-5.
- Keys, Alicia (2004). The Diary of Alicia Keys (në anglisht). Hal Leonard Corporation. ISBN 0-634-07764-3.
- Keys, Alicia (2004). Tears for Water: Songbook of Poems and Lyrics (në anglisht). G. P. Putnam's Sons. ISBN 0-425-20560-6.
- Keys, Alicia (2006). Unplugged (në anglisht). Hal Leonard Corporation. ISBN 1-4234-0822-5.
- Keys, Alicia (2006). How Can I Keep from Singing?: Transforming the Lives of African Children and Families Affected by AIDS (në anglisht). Umbrage. ISBN 1-884167-60-8.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjej më shumë rreth Alicia Keys në projektet tjera simotra të Wikipedias: | |
Imazhe dhe media nga Commons | |
Lajme nga Wikilajme | |
Citate nga Wikicitate |