Alltunët
Appearance
Alltunët kanë qenë një familje feudale shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane, të mbajtur si oxhaku i Kavajës.
Prejardhja dhe pasuria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alltunët rridhnin prej kapudan Hasan pashës, me gjasë dhëndrri i Sulltan Ahmetit - njëherësh bejlerbej (1030/1626) dhe Admiral i Madh, nga Ulqini. Gjatë periudhës së qeverisjes së Omer pashë Alltunit në krye të Sanxhakut të Shkodrës, lidhën miqësi dhe u bënë krushqi me Bushatllinjtë, gjë për të cilën u ndëshkuan kur këta të fundit iu rebeluan Portës së Lartë.
Pasuria e tyre e madhe qe vënë nëpërmjet tregtisë në det, sidomos të eksportit të bagëtisë për në Venedik dhe Ankonë. Me ndëshkimet e dhëna nga Porta e Lartë, shumë prej pronave të tyre u sekuestruan dhe u bënë prona shtetërore.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. II. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 34–35. ISBN 978-99943-56-89-8.