Shko te përmbajtja

Anastasi III

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portret në kromolitografi i Papa Anastasit III

Papa Anastasi III (Anastasius Tertius; lindur rreth vitit 865 - vdekur në qershor 913[1] ) ishte peshkopi i Romës dhe sundimtari i Shteteve Papnore nga prilli 911 deri në vdekjen e tij në vitin 913.

Anastasi ishte romak nga lindja. [2] Një fisnik romak, Luciani, njihet ndonjëherë si babai i tij, megjithëse burime të tjera pohojnë se ai ishte djali i paligjshëm i paraardhësit të tij, Papa Serxhit të III

Pothuajse asgjë nuk është regjistruar mbi Papa Anastasi III, pontifikati i tij përkoi me periudhën kur Roma dhe papati ishin në pushtetin e Teofilaktit I të Tuskulumit dhe Teodorës, të cilët miratuan kandidaturën e Anastasit III. Nën udhëheqjen e tij, normanët e Rollos u ungjillëzuan. Papati i Anastasit III u përball me kërcënime të reja nga saraçenët, pasi ata u vendosën në lumin Garigliano.[3] Ai u varros në Bazilikën e Shën Pjetrit.

  1. "Pope Anastasius III (Anastasio) [Catholic-Hierarchy]" (në anglisht). Marrë më 19 prill 2022.
  2. Platina, Bartolomeo (1479), The Lives of the Popes From The Time Of Our Saviour Jesus Christ to the Accession of Gregory VII (në anglisht), vëll. I, Londër: Griffith Farran & Co., fq. 244, marrë më 25 prill 2013
  3. Roger Collins (1 janar 2009). Keepers of the Keys of Heaven: A History of the Papacy (në anglisht). Basic Books. fq. 175. ISBN 978-078674418-3.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Lista e të gjithë papëve nga gazeta Guardian.
Tituj të Kishës katolike
Parardhësi 
papa Serxhi III
Papë
janar 90414 prill 911
Pasardhësi 
Lando