Jump to content

Antipozitivizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Antipositivism)

Antipozitivizmi (i njohur ndryshe edhe si interpretivizmi ose negativizmi) në shkencat shoqërore, paraqet një qëndrim teorik i cili propozon që sfera sociale nuk mund të studiohet me metodën shkencore të hulumtimit të aplikuar për natyrën dhe se hulumtimi i sferës shoqërore kërkon një epistemologji të ndryshme. Çështje themelore për epistemologjinë antipozitiviste është besimi se konceptet dhe gjuha të cilën e përdorin studiuesit në hulumtimet e tyre, formësojnë perceptimin e tyre për botën shoqërore si objekt i hulumtimit, studimit dhe përkufizimit të tyre. [1]

Antipozitivizmi u zhvillua midis studiuesve të pakënaqur me post-pozitivizmin, teoritë e të cilave ata i konsideruan tepër të përgjithshme dhe jo të përshtatshme për të pasqyruar nuancën dhe ndryshueshmërinë e gjetur në bashkëveprimin njerëzor. Për shkak se vlerat dhe besimet teorike të studiuesve nuk mund të hiqen plotësisht nga hulumtimi i tyre, interpretivistët besojnë se kërkimi mbi qeniet njerëzore nga qeniet njerëzore nuk mund të japë rezultate objektive. Kështu, në vend që të kërkojnë një perspektivë objektive, interpretuesit kërkojnë kuptim në përvojat subjektive të individëve që merren me bashkëveprimin shoqëror. Shumë studiues interpretues zhyten në kontekstin shoqëror që studiojnë, duke kërkuar të kuptojnë dhe formulojnë teori rreth një komuniteti ose një grupi individësh duke e vëzhguar nga brenda. Antipozitivizmi (interpretivizmi) është një praktikë induktive e ndikuar nga kornizat filozofike të tilla si hermeneutika, fenomenologjia dhe ndërveprimi simbolik . [2]

Duke filluar me Giambattista Vico, në fillim të shekullit XVIII, dhe më vonë me Montesquieun, studimet e historisë natyrore dhe historisë njerëzore ishin fusha të ndara të hulumtimit intelektual. Historia natyrore nuk është nën kontrollin e njeriut, ndërsa historia njerëzore është një krijim njerëzor. Si i tillë, antipozitivizmi ngritet mbi një dallim epistemologjik midis botës natyrore dhe sferës shoqërore. Bota natyrore mund të kuptohet vetëm nga karakteristikat e saj të jashtme, ndërsa sfera shoqërore mund të kuptohet nga jashtë dhe nga brenda, dhe kështu mund të njihet. [3]

Në fillim të shekullit XIX, intelektualët, të udhëhequr nga hegelianët, vunë në dyshim perspektivën e analizave sociale empirike. Karl Marksi që vdiq qysh para krijimit të shkencës zyrtare shoqërore, por megjithatë hodhi poshtë pozitivizmin sociologjikAuguste Comtes - pavarësisht përpjekjes së tij për të krijuar një shkencë historike materialiste të shoqërisë. [4]

Pozitivizmi i përmirësuar i Emile Durkheimit që shërbeu si themel i sociologjisë akademike moderne dhe hulumtimeve shoqërore, megjithatë ruajti shumë elemente mekanike të paraardhësit e tij. Hermeneutikët si Wilhelm Dilthey teorizuan në detaje për dallimin midis shkencës natyrore dhe asaj shoqërore (' Geisteswissenschaft '), ndërsa filozofët neokantian si Heinrich Rickert pohuan se sfera shoqërore, me kuptimet dhe simbolikat e saj abstrakte, është në kundërshtim me metodat shkencore të analizës. Edmund Husserli, në ndërkohë, mohoi pozitivizmin përmes rubrikave të fenomenologjisë .

  1. ^ Macionis, John J.; Gerber, Linda M. (2011). Sociology (në anglisht) (bot. 7th Canadian). Toronto: Pearson Canada. fq. 32. ISBN 978-0-13-700161-3.
  2. ^ Miller, K. (2004). Interpretive Perspectives on Theory Development. In Communication Theories: Perspectives, Processes, and Contexts (pp. 46–59). Boston, Massachusetts: McGraw-Hill.
  3. ^ Hamilton, Peter (1974). Knowledge and Social Structure (në anglisht). London: Routledge and Kegan Paul. fq. 4. ISBN 978-0710077462.
  4. ^ Jordan, Zbigniew A. (1967). The Evolution of Dialectical Materialism: A Philosophical and Sociological Analysis (në anglisht). New York: Macmillan. fq. 131 - 132.