Jump to content

Shkenca shoqërore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shkencat shoqërore)

Shkenca shoqërore ose shkenca sociale është një kategori disiplinash akademike të cilat merren me shoqërinë dhe marrëdhëniet midis individëve brenda një shoqërie. Këto shkenca ose disiplina përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: antropologji, arkeologji, studime të komunikimit, ekonomi, folkloristikë, histori, muzikologji, gjeografi njerëzore, juridiksion, gjuhësi, shkencë politike, psikologji, shëndetësi publike, sociologji, pedagogji, etj. Termi është përdorur ndonjëherë për t'iu referuar në mënyrë specifike fushës së sociologjisë, "shkencës së shoqërisë" origjinale, themeluar në shekullin XIX.

Shkencëtarët socialë pozitivistë përdorin metoda të ngjashme me ato të shkencave natyrore si mjete për të kuptuar shoqërinë, dhe kështu përcaktojnë shkencën në kuptimin e saj më të rreptë modern. Nga ana tjetër, shkencëtarët socialë interpretues, para së gjithash, mund të përdorin edhe kritikën sociale ose interpretimin simbolik se sa të ngrisin teori të falsifikuara empirike, dhe kështu ta trajtojnë shkencën në kuptimin e saj më të gjerë. Në praktikën moderne akademike, studiuesit shpesh janë eklektikë, duke përdorur metodologji të shumëfishta (për shembull, duke kombinuar studimin sasior dhe cilësor). Termi "hulumtim shoqëror" gjithashtu ka fituar një shkallë autonomie pasi praktikuesit nga disiplina të ndryshme e përdorin për qëllimet dhe metodat e tyre. [1] [2]

Gjatë civilizimit Islam u bënë kontribute të dukshme në shkencat shoqërore. Abū al-Rayhān al-Bīrūnī (973-1048) u përshkrua si "antropologu i parë".[87] Ai shkroi studime të detajuara krahasuese në antropologjinë e njerëzve, religjioneve dhe kulturave të Lindjes së Mesme, Mesdheut dhe Azisë Jugore. Antropologjia e religjionit e Birunit ishte e mundëshme vetëm për skolastikët e zhytur thellë në traditën e kombeve.[170] Biruni u vlerësua nga shumë skolastikë myslimanë për antropologjinë e tijë islame.[171] Biruni gjithashtu shihet edhe si babai i indologjisë.[172] Al-Saghani (d. 990) shkroi disa nga komentet e hershme në historinë e shkencës të cilat përfshinë një krahasim mes skolastikëve "antikë" (duke përfshirë babilonët, egjiptasit, grekët dhe indianët antikë) dhe "modernë" (shkencëtarët myslimanë të kohës së tijë).[173] Al-Muqaddasi (b. 945) gjithashtu dha kontribut të madhë në shkencat shoqërore. Ibn Khaldun (1332-1406), konsiderohet paraardhës i disa shkencave shoqërore[174] si demografisë,[175] historisë kulturore,[176] historiografisë,[177] filozofisë së historisë,[178] sociologjisë,[175][178] dhe shkencave shoqërore,[179] dhe shihet si një nga paraardhësit e ekonomisë moderne[180][181]. Ai më së miri njihet për librin e tij Muqaddimah (latinizuar si Prolegomenon). Disa nga idetë e tija të paraqitura në librin Muqaddimah ishin mbi fushat si filozofia sociale, teoritë mbi konfliktet shoqërore, kohezioni strukturorë, kapitali shoqërorë, rrjeti shqërorë, dialektika, lakorja e Lafferit, metoda historike, animi sistemik, rënia dhe ngritja e civilizimeve, unazat kundërvepruese, teoria e sistemeve dhe përgjegjësia korporale dhe shoqërore. Franz Rosenthal në librin e tijë History of Muslim Historiography' (sq.: Historia e Historiografisë Myslimane) shkruan: "Historiografia myslimane në të gjitha kohërat ka qenë e bashkruar në lidhjet më të afërta me zhvillimin e përgjithshëm të shkollimit në Islam dhe pozita e diturisë historike në edukimin myslimanë ka ushtruar ndikimi vendimtar mbi nivelin intelektuarl në shkrimin historik....Myslimanët arritën përparim të përcaktuar përtej shkrimeve të mëhershme historike në të kuptuarit sociologjik të historisë dhe sistematizimin e historiografisë. Zhvillimi i shkrimeve moderne historike duket se ka arritur shpejtësi dhe sasi të konsiderueshme përmes përdorimit të literaturës myslimane e cila mundësoi që historianët perëndimorë, që nga shekulli XVII e këtej, të shohin seksion të madhë të botës përmes syve të huaj. Historiografia myslimane indirekt dhe me modesti ndihmoi t'i japë formë mendimit historik të ditës së sotme."[182] Ai gjithashtu paraqiti metoden shkencore në shkencat shoqërore.[183]

Fushat e shkencave shoqërore

Më poshtë janë fushat e problemeve dhe degët brenda shkencave sociale. [3]

Personalitete të shquara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Kuper, Adam (1996). The Social Science Encyclopedia (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-0-415-10829-4.
  2. ^ Social sciences, Columbian Cyclopedia. (1897). Buffalo: Garretson, Cox & Company. p. 227.
  3. ^ Kuper, A., and Kuper, J. (1985). The Social Science Encyclopaedia.

Definimi i shkencat shoqërore tek WikiFjalori