Jump to content

Arenca Trashani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arenca Trashani
Ministre e Integrimit e Shqipërisë
Në detyrë
7 shtator 2005 – 19 mars 2007
Pasuar ngaMajlinda Bregu
Të dhëna vetjake
U lind më20 qershor 1973
Shkodër, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePD
PunësimiPolitikane, Pedagoge

Arenca Trashani lindi më 20 qershor të vitit 1973Shkodër, Shqipëri, ishte deputete e Partisë Demokratike në Legjislaturat e 6-të dhe 7-tëKuvendit të Shqipërisë si dhe Ministre e Integrimit në vitet 2005-2007. Ajo është pedagoge në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër.

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik - 1991-1995;
  • Universiteti i Trentos, Fakulteti Juridik, Trento-Itali - 1993-1994;
  • Studime doktorature, Universiteti "Karl Franzens", Fakulteti Juridik, Graz - Austri - 2002 (mars).

Veprimtaria profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Profesioni: Juriste.
  • 2003 (shkurt) e vazhdim: Pedagoge në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Fakulteti Juridik, Shkodër.
  • 2001 (shtator) - 2003 (shkurt): Shefe Departamenti, Fakulteti Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
  • 2000 (shtator) - 2001 (shtator): Dekane e Fakultetit Juridik, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
  • 1995 (shtator) - 2000 (shtator): As/pedagoge, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Juridik, Shkodër.

Veprimtaria politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë periudhës 7 shtator të vitit 2005 - 19 mars të vitit 2007 ushtroi detyrën si Ministre e Integrimit.

Ka bërë shumë publikime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike.