Ariana Grande
Ariana Grande | |
---|---|
Veglat | Vokale |
Ariana Grande-Butera ( /ˌɑriːˈɑːnə ˈɡrɑːndeɪ/), lindi në 26 Qershor 1993, në Boca Raton, Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Grande është një këngëtare, kantautore dhe aktore amerikane. Grande është 100% me originë nga Italia dhe e shpreh shpesh herë këtë, e quan veten e saj si gjysmë Siçiliane dhe gjysmë Abruze. Prindërit e saj janë me prejardhje nga rajoni i Siçilisë, Itali dhe rajoni i Abruzes, Itali. Grande cilësohet si një prej zërave më të mirë të gjeneratës së saj. Ajo ka fituar shumë çmime, përfshirë një Grammy Award, një Brit Award dhe tre American Music Awards.
Grande e filloi karrierën e saj në Broadway në muzikalin 13, kur ishte 15 vjeçe. Në 2009, ajo fitoi rolin e Cat Valentine në Nickelodeon në serinë televizive Victorious. Pas katër sezonesh, shfaqja u kancelua. Këngëtarja 28-vjeçare, Ariana Grande, është po ashtu tepër e famshme, me 49.2 milionë ndjekës në YouTube dhe 271 milionë ndjekës në Instagram. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy nga viti 2015 deri në 2020. Grande është tepër e njohur nga mënyra e stilimit të flokëve të saj, gjithmonë me një bisht të gjatë dhe nga mënyra e veshjes. Në natën e Grammy 2020, ajo u shfaq me nje fustan madhëstor mbrëmjeje ngjyrë gri. Grande gjithashtu ka marrë pjesë ne filmin “Sam & Cat” disa vite me parë, i cili vazhdon dhe jepet në kanalin për fëmijë, “Nickelodeon”.
Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
2013-2015: Yours Truly dhe My Everything[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në 2013, Grande nxorri këngën “The Way”, nga albumi i saj i parë, “Yours Truly”, një kolaborim me Mac Miller, me të cilin ajo do të lidhej në 2016 dhe do të ndahej në 2018. Kënga debutoi në Billboard Hot 100 në numrin 10 dhe arriti numrin 8 në javët e ardhshme. Grande lançoi “Yours Truly” në shator të 2013. “Yours Truly” debutoi në numrin 1 në listën amerikane të albumeve Billboard 200. Albumi u komplimentua nga fansat dhe kritikët.
Në 2014, Grande lëshoi albumin e saj të dytë, “My Everything” në gusht të 2014, i cili gjithashtu arriti vendin e parë në Amerikë. Albumi përbante kënge si “Problem”, e cila debutoi ne vendin 3 në Billboard Hot 100 dhe më vonë arriti vendin 2, “Break Free” me Zedd dhe “Bang Bang” me Jessie J dhe Nicki Minaj që arritën numrin 4, “Love Me Harder” me The Weeknd që arriti numrin 7 dhe “One Last Time” që arriti numrin 13.
2016-2017: Dangerous Woman[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në 2016, Grande lëshoi këngën “Dangerous Woman” si single-i i parë nga albumi me të njëjtin emër. Kënga debutoi në vendin 10 dhe më vonë arriti numrin 8. Kënga e bëri atë të ishte artisti apo artistja e parë në historinë e listës Billboard Hot 100 që të debutonte single-t e para të tre albumeve të para në Top 10. Grande lëshoi albumin “Dangerous Woman” në maj të të njëjtit vit. Albumi debutoi në vendin 2. Albumi përmbante single si “Into You” që arriti numrin 13, “Side To Side” me Nicki Minaj që arriti numrin 4 dhe “Everyday” me Future që arriti numrin 54.
Në 22 maj, 2017, një sulm terrorist ndodhi pas shfaqes së Grande-s së turneut Dangerous Woman Tour, në Manchester, Angli
2018-sot: Sweetener dhe Thank U, Next[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në 2018, Grande lëshoi këngën “No Tears Left To Cry” si single i parë dhe kryesori nga albumi i saj i katërt “Sweetener”. “No Tears Left To Cry” debutoi në numrin 3, kështu, Grande zgjati rekordin e saj si artisti/artistja e parë që debuton single-t e para nga katër albumet e saj të para në Top 10. Gjithashtu, kënga u lavdërua nga kritikët dhe fansat. Grande më pas lëshoi “God Is a Woman” si single i dytë nga “Sweetener”. Kënga debutoi në numrin 11 dhe më vonë arriti numrin 8. Në gusht te 2018, Grande lëshoi “Sweetener”, albumin e saj të katërt, i cili debutoi në numrin 1 dhe u lavdërua masivisht nga kritikët. Grande lëshoi “Breathin” si single i tretë dhe i fundit nga “Sweetener”. “Breathin” arriti numrin 13.
Në nëntor të 2018, Grande surprizoi fansat me këngën “Thank U, Next”, single i parë nga albumi i saj i pestë me të njëjtin emër. Kënga ishte një hit masiv. Ajo debutoi në numrin 1, duke u bërë debutimi më i lartë i saj dhe kënga e parë e aaj që arrin numrin 1. “Thank U, Next” qëndroi në pozicionin e parë për shtatë javë. Grande lëshoi “7 Rings” si single i dytë nga “Thank U, Next” në janar 2019. Kënga u bë numër 1-shi i dytë për Grande. Ajo qëndroi në numër 1 për 8 javë. Në shkurt të 2019, Grande lëshoi albumin e saj të pestë, “Thank U, Next”. Albumi debutoi në numrin 1 dhe qëndroi për dy javë. Në të njëjtën ditë, Grande lëshoi “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” si single i tretë nga “Thank U, Next”. Kënga debutoi në numrin 2, pas “7 Rings”. Në të njëjtën javë, “Thank U, Next” ishte në pozicionin e tretë. Kështu, Grande me tre këngë në tre pozicionet e para, arriti një rekord i cili u arrit vetëm nga The Beatles. Kështu ajo u bë artistja e pare solo dhe artistja e parë femër që të zinte tre pozicionet e para. 2020 Ag6 Ariana ka postuar në faqen e saje në instagram dy video qe po bejne namin. E para ishte kenga Nasty e cila u publikua në kohen e karantines dhe e dyta ishte vetem nje whistle e arianes. Eshte pare dhe qe ka hequr rain on me nga bio e saj në instagram. Tani presim qe Ag6 te dale. Keto ishin lajmet e dites per sot faleminderit dhe mirupafshim.
Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Yours Truly (3 shtator 2013)
- Christmas kisses (3 dhjetor 2013)
- My Everything (25 gusht 2014)
- Christmas & chill (18 dhjetor 2015)
- Dangerous Woman (20 maj 2016)
- Sweetener (17 gusht 2018)
- Thank U, Next (8 shkurt 2019)
- Stuck with you