Victorious
Victorious | |
---|---|
Zhanri | Sitcom |
Krijuar nga | Dan Schneider |
Aktrojnë | Victoria Justice Leon Thomas III Matt Bennett Elizabeth Gillies Ariana Grande Avan Jogia Daniella Monet |
Shteti | ShBA |
Gjuhë(t) | Anglisht |
Sezone | 4 |
Episode | 58 |
Prodhimi | |
Kohëzgjatja | 24 minuta |
Transmetimi |
Victorious është një sitcom amerikan i krijuar nga Dan Schneider për rrjetin Nickelodeon. Është një komedi, dramë dhe muzikal. Seriali doli si fillim më 27 Mars 2010 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më 10 tetor 2011 në Shqipëri. Seriali është dhënë për herë të parë në Shqipëri në kanalin Tip TV, pjesë e platformës Tring Digital, e më pas edhe në Junior TV në platformën Digitalb më 2 Shkurt 2012. Seriali u anullua nga Nickelodeon më datë 2 Shkurt 2013.
Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tori Vega (Victoria Justice) është një nxënëse e thjeshtë, por motra e saj, Trina (Daniella Monet) shkon në Hollywood Arts, një shkollë talentesh. Pasi motra e saj sëmuret nga një barishte kineze, Tori e zëvendëson atë duke kënduar në shfaqjen e madhe. Pasi Tori zgjidhet që të shkojë në Hollywood Arts, jeta e saj ndryshon përgjithmonë. Ajo njihet me shokë të rinj si: Cat Valentine (Ariana Grande), Robbie Shapiro (Matt Bennet), Beck Oliver (Avan Jogia), Jade West (Liz Gillies) dhe Andre Harris (Leon Thomas III). Episodi i parë është xhiruar në mars të vitit 2010. Ky serial i famshëm televiziv u krijua nga Dan Schneider dhe Nickelodeon nga firma e njohur amerikane filmike Viacom. Victorious është i përbërë prej katër sezoneve dhe sapo nxori serinë e fundit më 2 shkurt Victori-Yes.
Aktorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Victoria Justice si Tori Vega
- Leon Thomas III si Andre Harris
- Matt Bennett si Robbie Shapiro
- Ariana Grande si Cat Valentine
- Elizabeth Gillies si Jade West
- Avan Jogia si Beck Oliver
- Daniella Monet si Trina Vega
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Victorious at Nick.com