Arra amerikane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Arra amerikane (Carya illinoinensis) është një lloj peme e gjinisë hikori (ang. hickory, lat. Carya) që është endemike në Amerikën e veriut, në pjesën e Meksikës veriore dhe ShBA jugore, kryesisht në zonën përreth lumit Misisipi. Rritet për arrat e saj në ShBA jugore dhe lindore dhe në Meksikë por është futur për prodhim edhe në Azinë qendrore (Rusi, Taxhikistan), Kinë dhe Gjermani etj.[1][2] Rritet dhe përdoret kryesisht për frutin e saj, arrën amerikane.

Përdorimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arrat e kësaj peme janë të ngrënshme dhe rritja e kultivimi i këtyre pemëve nga njeriu është bërë kryesisht për këtë qëllim[3]. Mund të konsumohen siç janë, të pjekura, duke i shtuar në receta të ndryshme ose të përpunohen në produkte të mëtejshme si krem ose vaj.

Druri i pemës gjithashtu përdoret në ndërmarrësinë e ndërtimit dhe orendive.

Vlerat ushqyese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për sa i përket makro ushqyesve arra amerikane përmban 72% yndyrna, 14 karbohidrate dhe 9% proteinë. Në 100g sasi, arra amerikane jep 691 Kalori. Është një burim i pasur për yndyrnat (20% ose më shumë i Vlerës të rekomanduara Ditore, VD, sipas Administratës Së Ushqimit dhe Barnave të ShBA, shih edhe Autoritetin Evropian për Sigurinë e Ushqimit), proteinat, fibrat (38% VD), manganez (214% VD), magnez (34% VD), fosfor (40% VD), zink (48% VD), dhe tiamin (57% VD).[4]

Arra amerikane ka përmbajtje të lehtë (10-19% VD) i hekurit dhe vitaminës B. Yndyrat e arrës amerikane përbëhen kryesisht nga mono acide yndyrore të pangopura, kryesisht acid oleik (57% i krejt yndyrnave), dhe poli acidet e pangopura, acidi linoleik (30% i krejt yndyrave).[5]

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Pecan Nut global production and top producing countries". Tridge (në anglisht). Marrë më 2021-03-25.
  2. ^ "Carya illinoinensis (CYAIL)[Overview]| EPPO Global Database". gd.eppo.int (në anglisht). Marrë më 2021-03-25.
  3. ^ "History of Pecans - U.S. Pecans". web.archive.org (në anglisht). 25 mars 2021. Marrë më 2021-03-25.
  4. ^ "FoodData Central". fdc.nal.usda.gov (në anglisht). Marrë më 2021-03-25.
  5. ^ "Nuts, pecans Nutrition Facts & Calories". nutritiondata.self.com (në anglisht). Marrë më 2021-03-25.