Arsène Wenger
|
Wenger në 2012 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Arsène Charles Ernest Wenger[1] | ||
| Data e lindjes | 22 tetor 1949 (76 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Strasbourg, Francë | ||
| Gjatësia | 1.91 m (6 ft 3 in)[2] | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1963–1969 | FC Duttlenheim | ||
| 1969–1973 | Mutzig | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1969–1973 | Mutzig | ||
| 1973–1975 | Mulhouse | 56 | (4) |
| 1975–1978 | ASPV Strasbourg | ||
| 1978–1981 | Strasbourg | 11 | (0) |
| Gjithsej | 67 | (4) | |
| Karriera menaxheriale | |||
| 1984–1987 | Nancy | ||
| 1987–1994 | Monaco | ||
| 1995–1996 | Nagoya Grampus Eight | ||
| 1996–2018 | Arsenal | ||
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Arsène Charles Ernest Wenger (Frëngjisht: [aʁsɛn vɛŋɡɛʁ]; lindur më 22 tetor 1949) është një trajner francez futbolli dhe ish futbollist profesionist. Ai ishte trajneri i klubit anglez Arsenal nga viti 1996 e deri në 2018, duke qënë trajneri më jetëgjatë dhe më i suksesshëm në historinë e klubit. Kontributi i tij në futbolli anglez ndërmjet ndryshimeve në vëzhgimin e lojtarëve, stërvitjeve dhe dietave ringjalli Arsenalin dhe ndihmoi në globalizimin e sportit në shekullin e 21të.
I lindur në Strasbourg dhe i rritur në Duttlenheim nga një familje sipërmarrëse, Wenger iu prezantua futbolli nga babai i tij, trajneri i klubit lokal të fshatit. Pas një karriere modeste si futbollist, ku ai luajti për disa ekipe amatore, Wenger mori diplomën e trajnerit në vitin 1981. Pas një periudhe të pasuksesshme te Nancy që kulmoi me shkarkimin e tij në vitin 1987, Wenger u bashkua me AS Monacon; klubi fitoi kampionatin në vitin 1988. Në vitin 1991, Wenger udhëhoqi Monacon drejt triumfit në Coupe de France, por dështimi për të ruajtur titullin në sezonet e ardhshme solli largimin e tij nga klubi me mirëkuptim në vitin 1994. Ai ishte për një periudhë të shkurtër trajneri i Nagoya Grampus Eight në J.League, duke fituar Kupën e Perandorit dhe Superkupën Japoneze gjatë qëndrimit të tij në Japoni.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Décret du 12 juillet 2002 portant promotion et nomination". Journal Officiel de la République Française (në frëngjisht). 2002 (163): 12078. 14 korrik 2002. PREX0205724D. Marrë më 11 janar 2019.
- ↑ "Arsène Wenger: Manager" [Arsène Wenger: Trajner]. Eurosport Australia (në anglisht). Marrë më 9 janar 2019.
| Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |