Arsim Spahiu
Arsim Spahiu (Prizren, 13 dhjetor 1942 - Francë, 29 dhjetor 2022) ka qenë një shkrimtar, doktor në shkencat historike dhe hulumtues i antikitetit të epirotëve, ilirëve dhe maqedonëve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Prizren, një familje lumjane nga Kolesjani, i biri i Enver Spahiut. Filloren e kreu në Prizren, dy vjet në Podujevë. Më 1956 – 1960 kreu gjimnazin në Kukës e më pas i doli e drejta e studimit, në vitet 1961 – 1962 studioi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, Universiteti i Tiranës. Më 1962 i ndërpriten për arsye politike studimet dhe e internojnë familjarisht në Gradishtë të Lushnjes për 29 vjet deri në vitin 1991.[1]
Në këtë vit, largohet familjarisht në Strasburg, Francë si refugjat politik. Më 1992 – 1996 ndjek studimet dhe fiton Diplomën e Studimeve Universitare të Përgjithshme (DEUG) për Histori në Strasburg, Francë. Më 1997 fiton diplomën Licence në Strasburg. Më 1997 – 1999 fiton gradën Maîtrise në Besançon, Strasburg të Francës. Në vitet 1999 – 2001 fiton gradën Master në Histori për Metodologji dhe Teknika të Reja në Histori. Në vitet 2001 – 2004 mbron titullin Doktor në Historinë e Vjetër në Ecole Normale Superior, Paris. Jetoi dhe punoi në Paris.
Ndërroi jetë më 29 dhjetor 2022.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Drenicarët ose "Servët e Kosovës" : roman - 2001
- Varrë në zemër : roman biografik - 2007
- Orakulli i Dodonës dhe epirotët - 2008
- Gjuha e epirotëve të vjetër - 2010
- Shteti Epirot : (sh. XIII-II para e.s.) - 2011
- Triptik epirot : (numismatikë, antropologji dhe pak etnografi epirote) - 2012
- Maqedonasit e vjetër dhe arkeologjia e tyre : (shek.XX-I para e.s.) - 2013
- Gjuha e maqedonasve të vjetër - 2014
- Shteti maqedonas : (shek.VII-I para e.s.) - 2015
- Diptik maqedonas : (sh. VI-I para e.s.) - 2016
- Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër - 2018
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Gabimi i Eqrem Çabejt për prejardhjen e shqipes". prizrenpress.com. 2013.