Arsimi në Bosnje dhe Hercegovinë
Arsimi në Bosnje dhe Hercegovinë ka një histori të gjatë, institucioni i parë i arsimit të lartë që është themeluar në këtë vend ka qenë një shkollë e filozofisë Sufi nga Gazi Husrev-begu në vitin 1531. Në vitin 1887, nën kontrollin de facto të Perandorisë Austro-Hungareze, një Shkollë Juridike e Sheriatit filloi një program pesë-vjeçar. Në vitet 1940 Universiteti i Sarajevës u bë institucioni i parë laik i arsimit të lartë. Në vitet 1950 filluan edhe studimet pasuniversitare. Ndonëse i dëmtuar rëndë gjatë luftës së fundit, u rivendos partneriteti me më shumë se 40 universitete të tjera. Ekzistojnë institucione të ndryshme të arsimit të lartë, duke përfshirë: Universitetin e Banja Llukës, Universitetin e Mostarit, Universitetin e Tuzlës, Universitetin e Zenicës, Universitetin e Sarajevës Lindore, Universitetin "Džemal Bijedić" të Mostarit, Universitetin e Bihać, Universitetin Amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila konsiderohet si njëra nga akademitë më prestigjioze të arteve krijuese në rajon. [1]
Sistemi arsimor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi arsimor në Bosnje dhe Hercegovinë është i përbërë nga tre nivele:
- Shkolla fillore
- Shkollat e mesme
- Arsimi universitar
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arsimi
- Universiteti i Sarajevës
- Bosnja dhe Hercegovina
- Akademia e Shkencave dhe Arteve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Archived copy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2010-02-11. Marrë më 2010-08-27.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)