Artur Tashko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Artur Tashko lindi në Korçë10 prill 1901, në familjen e shquar të Thanas Tashkos dhe Heleni Zografit. Emri i tij i vërtetë ishte Anastas, por në art përdorte emrin Artur Tashko. Ai ishte fëmija i dytë i familjes ku pjesëtarë të tjerë ishin Gjergji (Gaqo), Kostandini(Koco), Katerina, Aleksandri(Leko) dhe Tefta Tashko.

Prindërit e Arturit rridhnin nga një dinasti e shquar për angazhimin e saj në çështjet e atdheut në ditë të vështira. Në vitin 1904 ata emigruan në Aleksandri, Egjypt ku jetuan deri në vitin 1912 derisa u kthyen në Shqipëri. Arturi erdhi në Shqipëri në vitin 1907 dhe qëndroi për rreth një vit. Në vitin 1908 ai u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Arturi vazhdoi studimet në Bejrut, Liban dhe më pas fiton një bursë studimi në 1920 nga Qeveria Shqiptare për në Austri. Në Vjenë ai studioi në Akademinë e Arteve të Bukura dhe njëkohësisht filloi karrierën artistike. Aty u ndikua nga artistët e Secceessionit Vjenez dhe u njoh me krijimtarinë e Renoir e Cezanne. Në 1923 i ftuar nga vëllai Kostandini që ishte diplomat në Ambasadën Shqiptare në SHBA, transferohet atje dhe vendoset në Boston ku studion drejtësi në Universitetin e Harvardit. Por krahas karrieres si jurist ai studioi edhe Arte të Bukura në Muzeun e Bostonit. Dhe e thelloi kulturen e tij artistike me studime për flaut në Konservatorin e Bostonit, duke e ndare kete pasion me motren e tij Tefta Tashko Koço. Martohet me gruan e parë, Elsa, aktore ne teatrin Shekspirian te Boston-it. U lindi një djalë në vitin 1939 të cilit i vinë emrin Artur.

1939 fillon udhëtime në Evropë, Francë, Gjermani, Itali, Austri dhe aty u ndikua nga rryma kubiste, duke braktisur impresionizmin. Njihet me piktorë të mëdhenj të kohës si Picasso, Leger, Delaunay, Jean Arp, me te cilet morri pjese ne Ekspoziten e Vienes. Më pas u njoh me artistë si Pollock, Kooning, Rothko të cilët i përkisnin ekspresionizmit abstrakt. Mbas Luftës së Dytë Botërore, u njoh ne Spanje dhe u martua me pianisten Roza TashkoMe 1962 vendoset në Bogota, Kolumbi ku jetoi për gati 31 vjet. Vdiq në Bogota ne vitin 1994, në moshë 93 vjeçare, duke lënë pas një aktivitet të madh artistik dhe vepra të shumta , por siç shprehet e shoqja Roza Tashko “duke qënë modest për imazhin e tij një cilësi thelbësore e karakterit të tij, një virtyt i rrallë për kohët e sotme”.

Disa nga veprat me te mira jane botuar ne Atlasin: 	

Arthur Tashko: Vida y obra = life and paintings (1996) by Rosa Tashko

Me 21 korrik 2006, Roza Tashko i dhuroi Galeria Kombëtare e Arteve, tablonë “Kompozim abstrakt me figura të sheshta”, 1979.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]