Jump to content

Ateizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ateistët)
"Njëbrirëshi Rozë i Padukshëm". Nga shumë njerëz përdoret si simbol për të treguar ateizmin, si shenjë dalluese e ateisteve dhe rrymave të tjera skeptike ndaj besimeve, duke argumentuar për ekzistimin e Njëbrirëshit me të njëjtën mënyrë si për çdo perëndi tjetër teiste.

Ateizmi, në kuptimin më të gjerë, është një mungesë besimi në ekzistencën e hyjnive. Më pak gjerësisht, ateizmi është një refuzim i besimit se ekziston ndonjë hyjni. Në një kuptim edhe më të ngushtë, ateizmi është posaçërisht pozicioni se nuk ka hyjni. Ateizmi është në kontrast me teizmin, i cili në formën e tij më të përgjithshme është besimi se ekziston të paktën një hyjni.

Individët e parë që e identifikonin veten si ateistë jetuan në shekullin e 18-të gjatë Epokës së Iluminizmit. Revolucioni Francez, i njohur për "ateizmin e tij të paprecedentë", dëshmoi lëvizjen e parë të rëndësishme politike në histori që mbrojti supremacinë e arsyes njerëzore. Në vitin 1967, Shqipëria u vetëshpall si vendi i parë zyrtar ateist sipas politikës së saj të marksizmit shtetëror.

Argumentet për ateizmin variojnë nga qasjet filozofike në ato sociale dhe historike. Arsyet për të mos besuar në hyjnitë përfshijnë mungesën e provave, problemin e së keqes, argumentin nga zbulesat jokonsistente, refuzimin e koncepteve që nuk mund të falsifikohen dhe argumentin nga mosbesimi. Jo-besimtarët pretendojnë se ateizmi është një pozicion më i varfër se teizmi dhe se të gjithë lindin pa besim në hyjnitë; prandaj, ata argumentojnë se barra e provës nuk qëndron mbi ateistin për të hedhur poshtë ekzistencën e perëndive, por mbi teistin për të ofruar një arsyetim për teizmin. Edhe pse disa ateistë kanë adoptuar filozofi laike (p.sh. humanizmi laik), nuk ka asnjë ideologji apo kod sjelljeje të cilit i përmbahen të gjithë ateistët.

Meqenëse konceptet e ateizmit ndryshojnë, vlerësimet e sakta të numrit aktual të ateistëve janë të vështira. Studiuesit kanë treguar se ateizmi global mund të jetë në rënie për shkak të vendeve jofetare që kanë nivelet më të ulëta të lindjeve në botë dhe vendet fetare që kanë norma më të larta të lindjeve në përgjithësi.

Përkufizimi "ateist" ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritmëri fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin e "i paperëndi, i pafe" përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me një përfytyrim vetjak mbi perëndinë emërtoheshin si ateistike në kohët e hershme, p.sh. përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të krishterimit, islamit dhe të jehudizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë.

Shumë prej tyre që vetëquhen ateistë kanë ide të përbashkëta skeptike lidhur me pretendimet ndaj supernatyrores, duke vënë në dukje mungesën e evidencave empirike për ekzistencën e ndonjë lloj perëndie. Argumenta të tjerë për ateizmin janë me natyrë filozofike, sociale apo historike. Ndonëse shumë të vetëquajtur ateistë orientohen drejt filozofove sekulare, si psh Humanizmi, Racionalizmi dhe Natyralizmi, nuk ekziston një ideologji apo terezi praktikash dhe sjelljesh që ateistët t'i konsiderojnë thelbësore në ideologjinë e tyre dhe t'u referohen me pas rigorozisht. Arsyetimet e tyre janë praktikisht të pavarura dhe vetjake, me bindje të ndërtuar nga secili prej tyre në veçanti. Elementi i panevojshmerisë se ekzistencës së një dogme qendrore drejtuese, i bën shumë prej tyre krenarë për këto bindje dhe shprehen për vërtetësinë e tyre : njerëz të ndryshëm, kudo në botë dhe totalisht të panjohur për njëri tjetrin dhe ambientin e tyre kulturor, pa pasur një udhëzues të përbashkët, duke aplikuar vetëm arsyetime të pastra natyrore në mënyrë të pavarur dhe duke u bazuar secili në fakte që shpesh as nuk disponohen në njohurinë e një ateisti tjetër, përsëri mbërrijnë në përfundime të njëjta.

Kjo situate sot është në kontrast të fortë me të shkuarën. Termi ateizëm lindi si një term ofendues dhe i aplikohej çdo lloj personi idetë e të cilit kundërshtonin fenë e pranuar si normalitet nga shumica. Me shpërhapjen mendimit të lirë, skepticizmin shkencor dhe kriticizmin ndaj fesë, ky term filloi të marrë një kuptim më specifik dhe filloi përherë e më shpesh të përdoret si vetë-përshkrues nga ateistët.

Në Greqinë e lashtë, fjala atheos (ἄθεος, nga përvetësuesja ἀ- + θεός "god") kishte kuptim "pa zot". Fillimisht u përdor për arsye censurimi dhe pak a shumë kishte kuptimin "i pafe'". Në shekullin e 5 p.e.s kjo fjalë filloi të nënkuptojë një orientim më aktiv drejt idesë që s'ka perëndi, në sensin e "prerje e marrëdhënieve me zotat" apo "refuzim i zotave". Më vone filloi të përdoret dhe termi ἀσεβής (asebēs) kundrejt atyre që hidhnin poshtë apo nuk respektonin zotat lokale, ndonëse mund të besonin në zota të tjerë. Përkthimet e sotme të teksteve antike e njësojnë fjalën atheos si "ateistik" apo "ateist". Një tjetër fjalë abstrakte ishte dhe ἀθεότης (atheotēs), "ateizëm". Ishte Ciceroni që përshtati këtë fjalë greke në fjalën latine atheos. Ky term u përdor shumë në debatet ndërmjet Kristianëve të hershëm dhe Helenikëve, të dy palët quanin kështu njëri tjetrin.

Fjala ateizëm është përdorur në Francë që në 1587 athéisme, dhe me këtë kuptohej "dikush që refuzon apo nuk beson në ekzistencën e Zotit". Fjala Ateist si një emër për mospranimin praktik të perëndive është përdorur të paktën që në 1577, dhe më pas u shfaqën dhe fjalë të tjera nën të njëjtin kontekst : deist në 1621, teist në 1662, teizëm në 1678 dhe deizëm në 1682. Deizëm dhe teizëm ndryshuan kuptim diku rreth 1700, arsyeja kryesore për këtë u bë ateizmi ; kuptimi origjinal i deizmit ishte ai që sot përdoret për teizmin, por ndryshoi për të treguar një doktrinë të veçantë filozofike.

Sipas Karen Armstrong, "gjatë shekujve XVI dhe XVII fjala ateist ishte e rezervuar për polemika... termi 'ateist' ishte një ofendim. Askush nuk ëndërronte të quhej një ateist." Ateizmi në fund të shekullit XVIII filloi të përdorej në Evropë për të treguar një besim të vetëzgjedhur, në mënyrë specifike për të përcaktuar mosbesim në Zotin Abrahamistik. Në shekullin XX, globalizimi kontribuoi në përhapjen kuptimit të ateizmit për tiu referuar mosbesimit në të tëra perënditë, ndonëse në kulturat perëndimore vazhdon të kuptohet thjesht si "mosbesim në Zot".

Ateizmi është "aq i vjetër sa mendimi njerëzor, aq i vjetër sa besimi, dhe konflikti në mes të dy është një tipar të përhershëm i qytetërimit perëndimor," [43] shprehet Georges Minois, duke u përpjekur te trajtuar ateizmin nga dy ane, si nga historia e ideve ashu edhe nga ana e historisë se sjelljes . Për qytetërimet e hershme ka, megjithatë, vështirësia që disa monumente fetare dhe shkrimet e kultike në dëshmitë mbizotëruese tradita ishin gjithmonë në kërkimin shkencor, ndërsa provat më pak të spikatur e mosbesimit dhe të skepticizmit fetar indiferenca vetëm kohët e fundit intensifikuar është në proces dhe ka të bëjë edhe rajonin e Azisë përmban. Ateizmi praktik dhe teorik, por kishte dhe ende kanë kuptimet e tyre të veçanta dhe plotësuese:

Ateizmi nuk ka te beje vetem me ekzistencen e nje zoti apo e disa zotave por Ateistet tregojne qarte qe krijimi i Tokes apo krijimi i kafsheve dhe njeriut nuk e ka prejardhjen nga nje qenie qe ne e quajm zot por sic e thote shkenca dhe Darvini qe njeriu , kafshet, e gjithe bota kane pesuar evolucion .

Ndaj dhe arrijme ne konkluzionin qe Ateistet jane individ te lire te cilet e jetojne jeten pa rregulla dhe pa lutje ndaj nje zoti apo disa zotave.

"Unë besoj se ka një perëndi." Një Barometër prej vitit 2005

Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve meslindore. Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "zot" për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.

"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është në vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".

Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi (si term përmbledhës për krejt qëndrimet joteiste) nuk thotë "besoj se nuk", por ka kuptimin "nuk besoj se", një dallim ky thelbësor, pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.

  • “Nuk ka Zeus, as nuk ka Zot, Ferr, Lugat të imagjinuar, po ka popull të paditur, popull që ende s'është zgjuar.”
(Lasgush Poradeci)
  • "Frika ka krijuar perënditë."
(Lukreci, "De rerum natura")
  • "Ose Zoti nuk mund ta eliminojë të keqen, ose nuk do; Nëse nuk mundet, atëherë nuk është i gjithëfuqishëm; Nëse nuk do, atëherë nuk është mirëdashës".
(Epicuri (341-270))
  • "Ateizmi është shenjë e fuqisë së shpirtit, por vetëm gjer në një farë pike."
(Blez Paskal, "Mendime", 225)
  • "Unë e njoh ateizmin kryekëput jo si rezultat, aq më pak si një veprimtari: ai vetëkuptohet te unë si një instinkt. Unë jam shumë kurioz, tepër dyshues, tepër i guximshëm që të lë të më pëlqejë një aq e vrazhdë përgjigje si ajo. Perëndia është një përgjigje e vrazhdë, një jodelikatesë kudër ne mendimtarëve - në thelb, edhe vetëm një ndalim i thjesht i vrazhdë : ju nuk duhet të mendoni !"
(Friedrich Nietzsche: Ecce homo, Pse jam kaq i mënçur, 1 Seksioni, KSA 6, f. 278 e vazhdim.)
  • "Mua më ngjan se ideja e një perëndie personale është një koncept antropologjik të cilin nuk mund ta marr seriozisht. Unë gjithashtu nuk mund të imagjinoj ndonjë vullnet apo synim jashtë sferës njerëzore... Shkenca është akuzuar për shkatërrimin e moralit, por kjo akuzë është e padrejtë. Sjellja etike e njeriut duhet bazuar në mënyrë efektive tek simpatia, edukimi, si dhe lidhjet dhe nevojat sociale ; nuk është e nevojshme baza fetare. Ne fakt, njeriu do te ishte në një gjendje mjerane nëse do te duhej të kufizohej nga frika e ndëshkimit dhe shpresa për shpërblimin pas vdekjes."
(Albert Ajnshtajn) - "Religion and Science", New York Times Magazine, 9 November 1930)
  • "Fjala Zot për mua s'është asgjë më tepër sesa një shprehje dhe frut i dobësisë njerëzore, Bibla një koleksion i legjendave të nderuara por sidoqoftë primitive, dhe në çdo rast tepër fëmijërore. Nuk ka ndonjë interpretim sado të rafinuar që ta ndryshojë (për mua) këtë gjë."
(Albert Ajnshtajn - Në një letër, 3 janar 1954, i drejtohet filozofit Eric Gutkind
  • "T'i dorëzohemi injorancës dhe ta quajmë Zot ka qenë përherë e parakohshme, dhe akoma edhe sot është e parakohshme."
(Isaac Asimov)
  • "Unë jam poliateist; janë të shumta Perënditë në të cilat unë nuk besoj."
(Dan Fouts)
  • "Unë refuzoj të provoj se ekzistoj", thotë Zoti, "sepse prova mohon besimin, dhe pa besim unë jam asgjë."
(Douglas Adams)
  • "Nuk kam parë asnjëherë ndonjë shenjë provash shkencore për idetë fetare të Ferrit dhe Parajsës, për jetën e ardhshme të njerëzve, ose të ndonjë Zoti personal. Për sa i përket fesë së sotme, është një fallcitet i mallkuar... Feja është e tëra kotësi."
(Thomas Edison)

Werner Heisenberg kujton një bisedë miqësore midis pjesëmarrësve te Konferencës Solvay në 1927 lidhur me pikëpamjet fetare të Ajnshtajnit dhe Plankut. Pjesëmarrës ishin dhe Wolfgang Pauli, Heisenberg dhe Dirac. Gjatë bisedës Dirak tha: "Unë s'e kuptoj pse jemi duke diskutuar fenë. Nëse duam të jemi të sinqertë - dhe si shkencëtarë ne sinqeritetin e kemi detyrë precize - ne s'mund të bëjmë gjë tjetër përveçse të pranojmë se çdo lloj feje është një grumbull falsitetesh, pa themele reale. Edhe vetë ideja e një Zoti është produkt i imagjinatës njerëzore. Unë nuk e njoh asnjë mit fetar, më e pakta për arsye se kontradiktojnë njëri tjetrin." Pauli me shaka i tha: "Epo, duhet thënë se miku ynë Dirak e ka një fe dhe Komendamenti i Parë i saj është : Zoti nuk ekziston dhe Pol Dirak është profeti i kësaj feje."

Physics and Beyond: Encounters and Conversations. New York: Harper & Row. ISBN 0-06-131622-9.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]