Jump to content

Bajram Hasani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 15 maj 2020 01:05 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 1) #IABot (v2.0.1)
Bajram Hasani

Bajram Hasani ka lindur më 15 korrik 1982, është politikan shqiptar nga Kosova.

Biografia

Bajram Hasani ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin EkonomikUniversitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Studimet postdiplomike i përfundoi në Universitetin e Tiranës, dega Marketing.[1] Hasani ka përfunduar edhe nivelin Master në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Menaxhment.

Bajram Hasani u emërua Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në shtator të vitit 2017.[2]

Hasani ka përvojë pune në fushat e menagjimit. Përvoja e tij përfshin:

Prej vitit 2005 deri më 2013 ka punuar në NLB Bank SHA ku ka mbajtur disa pozita siç janë: menaxher i korporatave, analist kreditor dhe koordinator i riskut. Ai është aksionar në kompaninë "City Projects" shpk.

Hasani për një mandat ka qenë këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Që nga themelimi i partisë NISMA për Kosovën, Hasani mban detyrën e kryetarit të degës së kësaj partie në Gjilan dhe është anëtar i Kryesisë së NISMA-s.

Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Hasani jeton në Gjilan është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Referimet

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 6 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://kosovarja.al/aktualitet/bajram-hasani-minister-i-tregtise-dhe-industrise-79589/?archive=1[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme